Bashkëpunim me një legjendë si Pirlo, Vrioni gëzohet për vendimin e Juventusit

30 Qershor 2020, 12:52Sport TEMA

Juventusi ka zyrtarizuar mbrëmjen e djeshme trajnerin e ri të skuadrës U-23.

Bardhezinjtë kanë gjetur marrëveshjen me Andrea Pirlon. Legjenda e mesfushës italiane do të ketë kështu eksperiencën e parë si trajner, pikërisht në klubin ku edhe i dha fund karrierës.

Emërimi i Pirlos në krye të torinezëve të vegjël është një lajm i shkëlqyer edhe për Xhakomo Vrionin.

Talenti shqiptar është pjesë e klubit të Juventusit prej janarit, teksa ka firmosur një kontratë pesëvjeçare.

Në këtë sezon ia ka dalë madje të grumbullohet në ekipin e parë të Sarrit, edhe pse pa debutuar ende.

Gjithsesi, bashkëpunimi me një trajner si Pirlo, vetëm mund ta rrisë më shumë sulmuesin, për të cilin ka pritshmëri të mëdha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje