Rama nga Prishtina: Lufta e Kosovës vlerë kombëtare, pjesë e saj edhe UÇK. Komunikata e Speciales është një fletë-rrufe e ngjashme me komunikatat përgjatë revolucionit kulturor kinez

30 Qershor 2020, 14:44Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp në mbyllje të vizitës dy ditore në Kosovë ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e tij për Presidentin thaçi dhe kreun e PDK Veseli.

Ai është shprehur se vizita e tij në Prishtinë ishte si funksion i një nevoje kombëtare, ndërsa shprehet se lufta për liri e Koosvës është një vlerë kombëtare, pjesë e së cilës është edhe UÇK.

Rama e konsideron aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Hagës si fletë-rrufetë të ngjashme me komunikatat përgjatë revolucionit kulturor kinez, ndërsa shprehet se kjo luftë nuk është vetëm e Thaçit dhe Veselit, por e të gjithë kombit shqiptar

“Konfirmoj lajmin e shumëpritur të hyrjes në funksion të rrjetit të përbashkët elektro-energjitik, dhe të investimit të madh për interkonjeksionin midis Shqipërisë dhe Kosovës falë përfshirjes së Kosovës në tregun e përbashkët energjitik. Është një lajm i gëzueshëm sepse e dimë shumë mirë se s a kohë na është dashur të presim për të vënë në lëvizje investimin e madh, por ishte një sistem llampash me çelës të mbyllur, por nga sot hyn në funksion.

Dëshiroj që të bëj një komunikim paraprak dhe pastaj të vazhdoj me pyetje përgjigjet që do të plotësojnë kornizën e kësaj vizite. Së pari dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare, për t’i dhënë mbështetje të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politikë të saj, në kushtet kur ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë.

Thuajse për 2 dekada në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar dhe është mbështetur e zhvilluar si proces i pandashëm nga procesi in shtet-ndërtimit, pajtimit ndër-etnik dhe integrimit europian.

Në këtë formë është formuluar edhe një strategji e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor nga BE. Procesi i vështirë i pajtimit nuk është vetëm çështje ballafaqimi me drejtësinë, por çështje e ndërtimit të së ardhmes nëpërmjet politikës. Komunikata është një fletë-rrufe e ngjashme me komunikatat përgjatë revolucionit kulturor kinez.

Është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj, përbën një arsye edhe nëse publikimië shtë i qëllimshëm osee jo, në prag të takimit në Shtëpinë e Bardhë, për të thënë se historia e kësaj Gjykate nisi të shkruhet me një akt që abortoi një proces që lidhet me paqen.

Takimi në shtëinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm dhe është vijim i një përpjekje me shumë stacione, por dhe një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e SHBA.

Në këtë aspekt, mund të them që në pozicionin që jam unë të jepet mundësia të kontribuosh në vlerën historiketë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Dua ta bëj shumë të qartë që më vjen keq kur shoh në reagime, dhe flas për reagime qytetare se si helmi i jetës politike ka penetruar në bazën e politikës kombëtare dhe ndikon që të mos kuptohet por përkundrazi, të deformohet thelbi i shqetësimit që sot duhet të kemi si komb.

Nuk lidhet as me dy persona, as me karrierën e tyre politike dhe me të mirat apo të metat e tyre në kohë paqe, as me simpatitë e bindjet, por me një prej vlerave më të rëndësishme të kombit shqiptar, vlerat e luftës për liri e Kosovës, pjesë e së cilës është UÇK.

Mendoj që ky është moment ku kemi një krizë disaplanëshe të shkaktuar por edhe një mundësi të vëmë në pah jo vetëm vlerat e luftës, por të gjithë vlerën e krijuar në këtë proces shtet-ndërtimi si shprehje e gatishmërisë për drejtësi”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje