Sekretet tronditëse të telefonatave të Donald Trump: Nga fyerjet për Merkel, tek lëvdatat dhe servilizimi ndaj Putin

30 Qershor 2020, 11:18Politika TEMA
Sekretet tronditëse të telefonatave të Donald Trump: Nga fyerjet

Reporteri legjendar Carl Bernstein, ka publikuar në CNN një shkrim tronditës mbi Donald Trump.

Ai ka siguruar disa transkripte të bisedave të Donald Trump, me liderët kryesorë të botës.

Në këto biseda, raportohet se Trump ka veç lëvdata për Vladimir Putin dhe madje edhe i serviloset këtij të fundit, duke kërkuar me çdo kusht miratimin e këtij të fundit.

Dhe në momentin kur një prej këshilltareve i kujton se kush është Putin, një ish-spiun i regjur i KGB-së së famshme, Trump e injoron, duke dëgjuar më shumë këshillat e së bijës dhe dhëndrit të tij.

Tronditëse ndërkohë, janë telefonatat e tij me Angela Merkel.

Në një prej tyre, Trump e quan atë budallaqe, çka ka çuar në acarimin dhe praktikisht prishjen e marrëdhënieve të SHBA-së me Gjermaninë.

“Disa nga gjërat që ai i tha Angela Merkel janë thjesht të pabesueshme: ai e quajti atë” budallaçkë “dhe e akuzoi atë se ishte në xhepin e rusëve,” bën me dije një burim.

Ndërsa ish-kryeministren britanike Theresa May, Trump e ka cilësuar si një politikane shumë të dobët, gjatë një telefonate që ka pasur me të.

Ai ndërkohë, iu është mburrur për pasurinë e tij, Kim Jong-ut të Koresë së Veriut dhe Mohamed bin Salman të Arabisë Saudite.

Trump ka pasur kontakte të shpeshta dhe të ngushta edhe me Erdogan, por punonjësit e Shtëpisë së Bardhe u alarmuan pasi agjentët turq të sigurisë në Uashington po ndiqnin lëvizjet e Trump në mënyrë që Erdogan të dinte se kur të telefononte.

Në bisedat e tyre, Erdogan shfrytëzoi mungesën e njohurive të Trumpit për Lindjen e Mesme dhe e përdori atë.

I vetmi moment kur Trump është acaruar me Erdogan, është për arrestimin e një pastori amerikan në Turqi, që më pas u lirua.

Në shkrimin e Carl Bernstein thuhet se Trump dëgjon vetëm të bijën, Ivanka Trump dhe burrin e saj, këshillat e të cilëve janë të dobëta.

Ky raport tronditës është një goditje e fortë për Trump, në prag të zgjedhjeve për president, pas librit të ish-këshilltarit të tij të Sigurisë, John Bolton.

(TemA)

15 komente në “Sekretet tronditëse të telefonatave të Donald Trump: Nga fyerjet për Merkel, tek lëvdatat dhe servilizimi ndaj Putin”

  1. Usa says:

    Nuk eshte lajm qe Trapi eshte idiot o TemA.

    1. Dyli says:

      Hahaha gjithe kta te zgjuarit si puna jote keshtu thone – ti duhet te banosh CHAZ country ne Seattle apo jo ?

      1. Mjekra says:

        O dylo, po ca ke o vella sikur te ka shkerdhyer Seattle gruan motren gocen gjyshen edhe ty ta ka futur ne goje. Duke i her duku se te pelqen kari ty

    2. Mandravellua says:

      Trampi mund te jete cdo gje tjeter, vecse idiot – JO
      CDO GJE QE KA DASHUR – E KA ARRITUR.
      – I pasur eshte.
      – Gruan e ka kryepidh,
      – Deshi te behej president – u be.
      I vuri perpara te gjithe politikane e tjere, si bagetine. Jo vetem demokratet, por as republikent nuk e donin … I vuri ne rresht te gjithe dhe e duartrokasin.
      Nje milion kurthe i kane bere, dy milione fake news i kane nxjerre, po ai i mund te gjithe dhe nuk e can k…. fare.
      Mund te jete genjeshtar, mund te kete njohuri shume te kufizuara politike, mund te jete i paparashikueshem, mund te jete ….cdo gje…..po idiot nuk eshte.

      1. lova says:

        I pasur eshte:

        1. Kur fillon me 8 miliarde dollar trashigimi Dhe jeton me leke borxhe nuk echte pasuri eshte idiotizem. Trump i vetmi person ne bote Dhe humb leke si proner kazinoje. Te duket arritje apo zgjuarsi kjo?

        Gruan e ka p***

        2. Ka marre nje protitute me leke. Te duket arritje apo zgjuarsi kjo?

        Deshi te behej president

        3. Trump nuk donte te behej president. Trump iu fut rruges per presidence per te rinovuar famen per nje sezon te Apprentice Dhe I ngeli dopio 6ta ne dore si trap. Fajin e ka ke informimi Dhe keq arsimimi i amerikanve Dhe zgjodhen nje idiot. 4% e popullates te planetit Dhe 35% to COVID-19 te rasteve

        Trump eshte idiot me zile Dhe e luan shefi KGBs si marionete

      2. Mona pa breke says:

        -I pasur ishte i ati i Trump qe i la $400 milion pasuri.Trump fsheh taksat e tij pasi zbulohet qe eshte nje mashtrues i zhytur ne borxhe tek Kinezet e Ruset.
        -Gruan e ka ish escort qe punonte per Italianin Paolo Zampolli.
        – President e beri Putin me nje fushate te eger dizinformimi ne te gjitha mediat sociale.
        -Republikanet nuk i vuri ne rresht pasi ata jane me keq se Trump dhe kane detyruar Trum te beje realitet edhe politikat me ekstreme te tyre.
        -Idiot nuk eshte por eshte tradhetari me i madh i kombit Amerikan. Dhe robt e shpise cdo shqiptaro-amerikani qe ka votuar dhe do votoje per te.

      3. The Best says:

        Mandravella
        Te sakta ato qe shkruan, por me duket se ke harruar dicka te rendesishme…
        Me cfare cmimi???

        Idiot dhe psikopat ishte dhe Hitleri, te te njejtes kategori jane per mendimin tim, rezultati=?

        Ndaj kur te shkruash zoteri bej pak Empati dhe analizoji mire….
        Nese do te na shesesh Trumpin per sukses, atehere si une dhe shume te tjere qe te lexojme e kuptojme perse Bota ka shkuar ne kete fare limiti ekstrem ku ndodhet….
        Besoj se me kupton
        Njerez si ju dhe si Trumpi e kane prishur Token qe nga zanafilla
        Ndaj te lutem ji me shume Human…
        Mendimet e tua besoj se s’i vlejne kujt tjeter vec energjise se zeze qe rrethon njerezimin
        Tung

        1. Mandravellua says:

          Trampi eshte nje , dhe nuk e prish dot boten. Boten e prishin kasta dhe aleancet tradicionale neper dekada te politikaneve qe jane bere nje zgjedhe e re per njerzit dhe kerkojne te ruajne status quo.
          Trampi pati kurajon te futet ne lufte me ta, dhe gjeti perkrahje te njerzit e rraskapitur nga pune, te lodhur nga llafet boshe dhe demagogjia. Te duket rastesi ty qe Ameriken e dirigjojne prej dekadash Bushet, Klintonet, Rockfeleret, Warren Bafin, Soroset, Kenedi, Udall, Harrison, Taft etj. Jane shnderruar ne vampire dhe Jetojne si neper prralla , pa asnje kontribut. Vetem per kete duhet te prekrahet Trampi…..per asgje tjeter.
          Ndoshta ty te duken budallenj njerzit qe thone ate qe mendojne, por Trampi eshte i tille….Per kete e zgjodhen njerzit, pavaresisht arsimimit. Sa per dijeni, jane te njejteet njerez qe zgjodhen dhe Obamen, apo Klintonin vite me pare… nuk u bene budallenj dje…

    3. enter"" says:

      Mbase eshte lajm qe ti je IDIOT.
      Oh cna ka gjet me kokrra idiotesh si puna juaj, qe e hiqni veten per “liberale”.
      Ju jeni kokrra injorantesh.

      TRUMP 2020

  2. undefined says:

    Ai di kë vlerëson

  3. undefined says:

    Ai di kë vlerëson

  4. Nexus says:

    Mbas tre vjet hetimesh qe nuk provuan asgje akoma ne te njejten vrime i bien keta? Pse per cfare arsye duhet qe Trumpi ti servilosed Putinit ? Merr te pakten mundimin te thuash ndonje arsye o legjendar…….

    Shfrytezoi mungesen e njohurive ne lindjen e mesme – wow. Po gjithe ajo armate me keshilltare pse duhet ? Apo nuk degji Boltonin qe te sulmonte Iranin. Bravo CNN good job.

  5. ⚙️Ingranazhi says:

    Do ti merja per te verteta te gjitha keto edhe pse jane nga cnn dhe reporteri “legjendar” i saj …
    Po si mund te besosh qe Tramp i eshte mburur per pasurin,Kim kokkatrorit dhe bi(r)n selmanit !!!!!
    kur dihet se te dy ata jane pronar ( jo udheheqes) shtetesh , dhe pasuria e te dy ketyre shteteve eshte ekskluzivisht e tyre .
    Propaganda per ta eleminuar Trampin me ç’do kosto vazhdon ,tani eshte seria e dyte e filmit “ from Russia with love “
    seria e pare me skenar e regji nga demokratet komunist dhe donator globalistet doli fiasko ,
    ne serin e dyte perveç aktorit kryesor , putin ka dhe guest stars , kim , bir selmani nenes , merkel , erdogan dhe tereza ..
    Eshte dava e humbur se nuk i beson me njeri prallat .

  6. art says:

    Nga njera ane thote qe Trump i serviloset Putinit nga ana tjeter thote se Trump e quan Merkel agjente te ruseve. CNN hesapi. Hajde reporter legjendar hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje