“Zgjedhorja” Lefter Maliqi zbulon “prapaskenat” dhe ia kalon Bashës në arithmetikë: Rama synon të marrë 45 mandate, më pas bën qeverinë. Opozita e bashkuar, 75 mandate (po 20 mandate ku shkuan?!)

30 Qershor 2020, 15:00Politika TEMA

Deputeti Lefter Maliqi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 deklaroi se votën e tij pro marrëveshjes për reformën zgjedhore të dakordësuar mes mazhorancës e opozitës në selinë e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Deputeti tha më tej se kryeministri Rama nuk e do votimin e asaj marrëveshjeje.

Ai tha se qëllimi i tij është që të marrë 45 mandate në zgjedhje me qëllim që të dalë forcë e parë e të krijojë sërish qeverinë.

“Kjo marrëveshje duhet të vinte një sahat e më parë. Unë dyshoj që Rama po bën të pamundurën që ta shtyjë votimin e saj.

4 seanca kanë mbetur në korrik, mendoj që do ta shtyjë për nga shtatori. Ka skenarë të zotit Rama që të pengojë këto se e ndjen fundin politik.

Ai është peng i krimit dhe i bandave. Rilindja është kthyer në sekt kriminal. Mënyra e vetme që ka ai është të prishë koalicionet.

Do të marrë 45 mandate që të dalë forcë e parë dhe pastaj të bëjë marrëveshje si në Kosovë. Besoj që nuk ia arrin dot se asnjë forcë politike nuk e beson më”,- tha Maliqi.

Pavarësisht përpjekjeve të Ramës, Maliqi tha se: “Opozita e bashkuar i kalon 75 mandate”.

3 komente në ““Zgjedhorja” Lefter Maliqi zbulon “prapaskenat” dhe ia kalon Bashës në arithmetikë: Rama synon të marrë 45 mandate, më pas bën qeverinë. Opozita e bashkuar, 75 mandate (po 20 mandate ku shkuan?!)”

  1. Kreshniku says:

    Ore, a ka njeri ti thotë këtij deliranti fshati që nuk e merr njeri seriozisht dhe që e nxjerrin vetëm për të tallur trapin.

  2. beni says:

    Prandaj jemi ketu ku jemi ne si vend se drejtohemi nga intektuhale si ky
    po si nuk keni turp dhe te largoheni more mos dilni me ne media te pakten
    Po a ishe ti qe e bere Ramen hero ?????

  3. qazim says:

    Ku ka degraduar politika ne Shqiperi. Ky katundar 24 karat behet analist e ftohet studio me studio tv. Pa dashur te fyej ata qe jetojne ne katunde por duke theksuar menyren e ketije tipi te te berit politike. Pa skrupuj,behet njehere pjese e njerit krah pastaj kur nuk merr mandat deputeti apo karrike,behet pjese e ktahut tjeter e merr poste e me pas kur i hiqet karrikja perfiton nga mundesia e djegjes se mandateve dhe merr mandat deputeti e fillon e vjell ndaj pushtetdhenesit te meparshem. Totalisht i pa skrupullt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje