Aleksandër Meksi: E vërteta e takimit Berisha-Nano, në Trieste dhe çfarë ndodhi në të

1 Korrik 2020, 19:14Politika TEMA

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi tregon detaje të takimit të shumëpërfolur të Triestes, në shkurt të vitit 1992. Takimi në të cilin ishte i pranishëm kreu i atëhershëm i PD-së, Sali Berisha, kreu i PS-së, Fatos Nano, Mentor Çoku, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Myslimanë në Itali, dhe vetë ish-kryeministri Meksi, është diskutuar shpesh në media dhe opinion, madje është hedhur hipoteza se gjatë tij është arritur një marrëveshje e fshehtë për rotacionin e pushtetit.

Ish-kryeministri i qeverisë së parë demokratike e hedh poshtë në mënyrë kategorike arritjen e një marrëveshjeje të tillë në atë takim. Ai kujton me detaje se çfarë është diskutuar në takimin e 21 shkurtit. Duke iu referuar kësaj hipoteze që “mbin” herë pas here në media, Meksi thotë se “në Shqipëri gënjeshtra besohet dhe e vërteta duhet të provohet”.

Rrëfimi i Aleksandër Meksit për takimin e Triestes

Kemi qenë në Trieste më 21 shkurt 1992 të stërvitur me ndërmjetësinë e Mentor Çokut, që në atë kohë ishte kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Myslimanë në Itali. 

Një person i arratisur menjëherë pas luftës, që siç rezultoi më vonë kishte miqësi me tim atë dhe dajallarët e mi. Ne morëm pjesë në një simpozium të organizuar nga Partia Socialiste italiane.

Kemi mbërritur dhe na priste me makinë një djalë nga Tirana, Ylli Jasaj, i familjes Jasa që e kanë pasur shtëpinë diku pranë Ministrisë së Jashtme dhe unë e mbaj mend se atje është gjetur një mozaik, pra kam shkuar në atë shtëpi. 

Na futën në një hotel dhe jemi ulur menjëherë për të ngrënë darkë. Jemi ulur menjëherë për të ngrënë darkë dhe ka edhe fotografi. 

Ai ka botuar fotografi të asaj darke që ka vazhduar disa orë deri vonë natën, pastaj kemi dalë duke ecur në rrugë. Unë nuk e di të jetë bërë ndonjë marrëveshje dhe s’ka si të mos e dija nëse do të kishte marrëveshje. Në tavolinë janë bërë lloj muhabetesh lidhur me gjendjen e Shqipërisë dhe zgjedhjet në Shqipëri etj. 

Dihej që pas një muaji ishin zgjedhjet. Unë po ju dërgoj një fotografi ku jemi të ulur në një anë, siç ishte zakoni dhe vazhdon të jetë: nuk ulen kundërshtarët në të njëjtin vend. Jam unë megjithë Saliun dhe mbrapa nesh është profesor Mentor Çoku. 

Foli më gjatë Saliu, më pak Fatosi. Nuk u tregua ndonjë interes për atë fjalë që mbajti Fatosi apo një person te pala që ishte opozita dhe që synonte të merrte pushtetin, pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri. Mbaroi ajo dhe ne jemi nisur për në Milano. 

Në aeroportin e Triestes, unë, Mentor Çoku, Sali Berisha, dhe jemi ndarë nga Mentor Çoku në aeroport. Para se të ndaheshim, u largua për pak minuta Sali Berisha dhe biseduam vetëm për vetëm me të dhe dha një ndihmë për Partinë Demokratike. 

Unë doja që të ishte e njëjta gjë dhe ai tregoi se kishte më shumë besim te unë, por kjo nuk ka asnjë rëndësi. Unë e kam pritur dhe herë të tjera në Shqipëri, më shumë si mik sesa si kryeministër. 

Ai pati ndërhyrë dhe në Libi, ku na siguroi dy ngarkesa nga 20 mijë tonë naftë, por që u refuzuan për shkak të aleatëve tanë që nuk deshën. Kemi qeshur atëherë sepse i thashë se djali i Gedafit dhe vetë Gedafi kanë aksione te Juventusi.

Mentor Çoku ndihmoi që një nga ministrat tanë, zoti Xhaja, shkoi me delegacion dhe u prit mirë nga Gedafi. Ndërkohë, dha dhe një ndihmë prej 2 ngarkesash nga 20 mijë tonë naftë, të cilat nuk i morëm sepse aleatët tanë të mëdhenj thanë se nuk duhej të merrnim ndihma nga një person që ishte negativ për botën demokratike.

Po flas për fjalët e përgjithshme që tha Berisha. Ishin mbi nevojën e përmbysjes reale të komunizmit në Shqipëri, mbi ngritjen e një partie opozitare antikomuniste që synonte të merrte pushtetin dhe të kryente reforma politike të demokratizimit të vendit dhe të respektimit të të drejtave të njeriut dhe reformat ekonomike të tregut të lirë. 

Këto ishin në përgjithësi dhe bindja siç e kemi zakon ne shqiptarët që “ne do t’i fitojmë zgjedhjet”, të njëjtën gjë thoshte dhe Fatosi. Është për të ardhur keq që disa herë ky muhabet është bërë në Shqipëri, thuaj sa të duash të vërtetën, mbetet lapidare një thënie e imja se në Shqipëri gënjeshtra besohet dhe e vërteta duhet të provohet. 

Nxorrën një fotografi ku kemi dalë në rrugë ne, atje të katërt, Çoku, Sali dhe unë megjithë Fatosin. Quajtën Sulo Gradeci Çokun dhe kemi qenë në ’88-n në mënyrë të fshehtë në Itali. 

Është shumë e vështirë sepse ata që janë në dijeni nuk flasin apo flasin në mënyrë të përgjithshme, dhe ata që nuk dinë thonë çfarë ju volit dhe çfarë kanë dëgjuar, nuk kanë qenë të pranishëm. Unë dëgjova në një intervistë të Ylli Jasës, edhe ishte habitur që folën për sende që nuk u folën kurrë atje.  

20 komente në “Aleksandër Meksi: E vërteta e takimit Berisha-Nano, në Trieste dhe çfarë ndodhi në të”

  1. TURI EMIGR says:

    O VLLEZER KA NDONJE PERKTHYES TE MA PERKTHEJE KETE SHKRIM NGA SHQIPJA NE SHQIPE. JU LUTEM TEMA SHIKONI CFARE BOTONI

    1. Tajari says:

      Faji nuk eshte Juaji or mik,eshte faji I ketyre politikaneve kurva qe e rrenuan Shqiperine.
      Flasin dhe askush nuk I kupton mesazhet e tyre te koduara per te shkaterruar popullin.
      Tung.

  2. Zemra me digjet per vendin Tim. says:

    Edhe gjyshja ime,Paste Drite se ka vdekur,tregonte ngjarjet e kaluara shume me bukur se ish-kryeministri I vendit tone.
    Zoti Meksi,ju gati po na tregoni dhe gatimet e darkes ne detaje,por spo thoni asgje per viziten.
    A ishte vizite miqesore? Ku rastesisht moret pjese te gjithe,a ishte vizite pune dhe kursyet djetat.
    Te uroj per memorien qe ke edhe pse mosha ben te veten.
    A ka mundesi te na s’qaroni nga memoria juaj brilante:
    1)Si u krijuan firmat piramidale
    2)Ku iken parate e popullit te mjere bashke me refugjate.
    3)Sa para nga ato jane te investuara ne shqiperi dhe kush i menaxhon.
    4)Ç’fare u be me dosjet e komunizmit,me te persekutuarit dhe persekutoret.
    5) Po me dosjet e sigurimit dhe agjentet e jashtem?
    6)Po me sistemin e Drejtesise ku Rustem Gjata dhe Aranit Çela e drejtonin te gjithin.
    7)Po vrasjet e Shkodres,te Lushnjes,te Vlores,dhe te gjithe shqiperise.
    8)Po vjedhjet e Votimeve ne 96-ten qe dolet 106% fitues.
    Dhe sa e sa Po te tjera qe nuk marrin pergjigje dhe kam frige se do harrohen gjithmone( sepse ne rrenen e besojme,te verteten se provojme) fjale qe ti e quan brilante.
    Populli yne I shumevuajtur tash 600 vjet,po c’filitet nga te gjithe ju tash 30-te vjet,sepse klasa juaj politike jo vetem eshte e korruptuar dhe hajdute zaptues por tashti jeni bere edhe MAFIOZE .
    Zoti marrte hak per popullin e mjere,ne te gjithe ju o Hajdute te Dhjere.

    1. Cudia says:

      Harrove ta pyesesh se ku shkonin autobotet e mbushur me nafte e kohen e embargos per Serbine qe gjithe populli i quante Botet e Meksit

    2. Indinjata says:

      Te lumte goja dhe mendja o komentues sa qarte i ke thene idete !
      Maskara Meksi e bene frungull shqiperine keta te pashpirt

    3. ben says:

      Zemra me digjet per vendinn tim-Bravo te qofte per komentin fantastic qe ke shkruar.
      Ky pacavure qe e kishim K.Minister te te ashtu quajtures qeveri e pare “demokratike” vodhi me te dy duart duke krijuar precedentin e vjedhjeve galopante nga pushtetaret ne vendin tone. Me sa duket ne Trieste paskan shkuar per te ngrene darke se muhabete politike nuk paskan bere hic fare. Keta plehra, kujtojne se shqiptaret jane budallenj dhe e hane saponin per djathe.
      Ne Trieste jane bere muhabete se si do behej Sala president dhe Fatosi K.Minister. Ajo qe ndodhi pastaj ishte qe Sala u be president, por ne vend qe te lejonte Fatosin te behej K.Minister, e dergoi ate ne burg. D.m.th, shqiptaret duhet te ishin te kenaqur se te pakten gjysma e marreveshjes u realizua …

  3. Neri says:

    Po ore shqip eshte por ne nuk duam te verteten perse eshte biseduar por duam te thuhet ajo cfar mendojme ne.Lulezim Basha akuzoi T.Ballen per 3.2 milione euro ne parlament me ze dhe figure,gjykala e hodhi poshte akuzen,Luli me gojen e tij tha qe e bera per opinion dhe akoma dhe sot analistet dhe ish deputet ne cdo portal qe flasin e marin pershembull Taulantin qe i ka vjedhur keto euro. E kemi ne gen ne shqiptaret qe duhet besuar ajo qe mendoj une dhe jo ajo qe eshte e vertete.

  4. Patrioti says:

    Petri Kalakula e ka denoncuar kete marrveshje per nderrim pushtetesh cdo 8 vjet, per ti hedhur hi syve te botes, tu tregoshim atyre qe do te kemi demokraci te kuluar. Ju ne vend qe te tregonit te verteten perzute mga parti Petritin. Kjo eshte aftesia dhe poshterisa e Berishes qe ju hengri 1 nga 1. Pra kur luftonte 1 tjetrin e shperblente me poste dhe korrupsion. Tani si duket ti zoti Meksi do te afrohesh te PD ose ke ndonje frike tjeter se ja di koken maluk. Behuni njehere vetem 1 here burra te gjithe bashke ju te ikurit ose te dhunuarit prej malokut bashke denonconi poshtersite dhe marrveshjet e ndyre per torturuar te burgosurit e vertete politik dhe pronaret e vertete dhe do te shikoni vertete ndryshim dhe rotacion politik. Po keshtu duke folur 1 nga 1 sipas oreksit, 1 here ti, 1 Topi, 1 Topalli, 1 Patozi, 1 here ish kryetari qe na erdhi nga America me shpare letre kene marre fund pergjithmone. Kur detyruat Uran Kostrecin te emigronte ne Amerike imagjine te burgosurit e vertete dhe te thjeshte politik cfar po heqin nga ju. Bashkohini zoteri nqs vertete e doni ate vend dhe ato njeres te klases tende politike dhe perkrahejen e tyre, por pa Berishe dhe Lulin qe e ka filluar jeten e tij me cimka si kamarier ne aeroport.

  5. Konjak says:

    Si eshte e mundur , nje shkrim i hapur te jete mashtrim . Ku ka ze s’eshte pa gje . Zoteri Murati , sigurisht qe shkrimin duhet ta kete te mbeshtetur mbi fakte , nuk mund te shpif badiava , se kjo i erdhi ne mend . Ky debat duhet te vazhdoje , per te dal e verteta e provuar . Ish KM A Meksi e trajton viziten e 92–shit ne Trieste sikur te kishiv vajtur ne Dajt per te pire nje kafe . Kur kjo vizite ne Trieste spaska asnje vlere , atehere pse z Meksi nxitoi te shperndante ca mjegull , per te mos bere i njohur rendesia e takimit . Keto dishime kane qene here pas here ne mendien e gjithe atyre qe kane patur mundesi njohie per problemet qe ngre zoteri Murati . Pse nxitohen , qe keto te dhena , pjesemarres te takimeve , mundohen ti paraqesin flluska sapuni .? NJe copez nga filozofia e z Meksi ,– genjeshtra besohet , e verteta duhet te provohet — ; po zoteri , keto zhvillime me c’do kusht duhen te vertetohen .

  6. emigranti says:

    u kujtua te flase ky skuthi pas 200 vjetesh?

  7. Lomy says:

    E paska ndjere eren e dosjeve meksi i dhurates… Jo te dosjeve qe sajonit me salen dikur po ato nga jashte o mekso!
    Do shkoni per lesh gjithe ju hienat e lena nga partia e punes
    Ne fund s’ju erdhi nga populli po c’rendesi ka, do ju peshtyje historia sa jeni gjalle – s’ka denim me te madh!

  8. Pokeristi says:

    Z.Meksi
    Dikush aty me siper ju quajti skuth.Pjeserisht ka te drejte.Mbase fjala llastik te vjen me mire mbas shtat it.Asnje s’duhet te prese asgje nga ju dhe nga saliu.Ne rast se ka ndonje pazarllek ne ate takim,ay pzarllek rendon mbi ty dhe Salian..Politikisht,moralisht dhe juridikisht ndoshta.Eshte pergjegjesi historike e Nanos te ndriçoje ate takim.Ne rast se z.Çoku ka ndruar jeté duhet te kete lene shenime.
    Por nje gje te mos harrojme.Qofte Saliu,qofte Fatosi kane dale nga e njejta kuzhine,nga i njejti shef kuzhine.
    Ti Lekë je dhe ke qënë pa bythe gjithe jeten.Me sa mbaj mend ke qene edhe per stazh partie,ne kombinatin e autotraktoreve. Dhe futja dhe dalja ne krye,ne PD ishte katapultuese.
    Zor se nga ty mund te dale e verteta.
    Ti duhet te jesh koshient qe e verteta s’humb asnjehere.Jepi shansin vehtes te jesh mbrojtes i saj.

  9. kunati i shokut Luli says:

    Po ti qenke byth ne te sjkruar more Aleko……dhe populli mbante shpresa tek ti,gjoja si kryeminister.
    Ke noten dysh ne gjuhen shqipe.
    Pet mire njeri aty me lart,per perkthyes nga shqip ne shqip.

  10. Ledio says:

    Cfare do qe te jete diskutuar , jam 100% i bindur qe nuk eshte diskutuar sinqerisht edhe nuk eshte diskutuar per te miren e Shqiperise edhe Shqiptarëve nga keta hijena te Majte edhe gjoja te Djathte. Ne edhe pas 30 vitesh nuk kemi uje, nuk kemi zgjedhje te lira, nuk kemi ushtri, polici, gjykata etc. Mos u besoni ketyre mortjeve edhe hijenave qe gjoja na bejne te ” ndershmin” tani para vdekjes

  11. Bureto says:

    Çudi! Meksi ta kete shkruar kete?! As mish dhe as peshk. Ndjese, por une nuk kuptova asnje gjë.
    “Ata qe jane n♪7 dijeni nuk flasin, apo flasin në menyre të pergjithshme”-shkruan Meksi. Po cilet jane ata? Nese ata flasin në menyre te pergjithshme, ose nuk flasin, ja fole ti që ke qene atje. Pavaresisht se gjuha eshte ca e drunjte, nuk na the, historia e pluralizmit shqiptar a ka vijuar ashtu si po thone dhe që, pavaresisht sesi e thonë, ajo meqë ka ndodhur ashtu eshte e vertete? Dmth rotacioni, rotacioni pra, a ka dodhur pikerisht ashtu, midis PD-PS dhe gjasat jane se do jete gjate ashtu. Pse u fut Nano në burg? Pse deshtoi projekti juaj i Kushtetutes se vitit 1994 i rrezuar me referendum? Pse u vodhen zgjedhjet e majit 1996? Pse u be marreveshja e marsit 1997 dhe kush fitoi e kush humbi nga ajo? Mbas gjithe atyre ngjarjeve, ku pergjegjesit kryesore ishit ju, Berisha, Ju) si dhe pse u be aq kollaj rotacioni në vitin 2005? Pse Nano nga armik u be miku juaj.Ppse donit ta benit ate president etj etj pyetje si keto. Dhe pavaresisht gjithe ketyre, “perplasjeve”, pushteti ka mbetur ne duart tuaja sa ne të njerit sa në të tjetrit dhe vetem kur kjo skeme ju rrezikohet beheni bashke. Kur ua kerkojne ate, sidomos pa mbaruar mandati jeni gati edhe te vrisni te pafajshem por jo njëri-tjetrin, per te mos e leshuar. Sot (dje) pikerisht sot, pse e bete gjithe ate loje per gjoja Reformen Zgjedhore? Për të bere rokaden, sigurisht. Pse nuk lejohet te hapet sistemi? Si ka mundesi ne nje shoqeri demokratike te drejtojne ende fosile te para viteve ’90 dhe pa luajtur vendit keto 30 vjet. perjashtim ben vetem Nano qe e braktisi politiken kur deshtoi plani i tij per president dhe Godo te cilin e thirri i Madhi. E ç’rendesi ka nese merr mandatin e trete PS, apo fiton PD, a quhet ky rotacion bipolar. Pse nuk keni lejuar asnje here te krijohen mundesite qe te kete alternativa te tjera politike, me mundesi te barabarta si ato qe keni krijuar per vete ne keto 28 vjet? Pse ka budallenj te mendojne se ju nuk e keni patur platforme rokaden vetem dhe vetem midis jush? Ç’rendesi ka nese kjo eshte biseduar apo jo në Trieste. Pse pak vende ka se ku mund te behen keto marreveshje. Po marreveshja ne heshtje nuk ka? Populli thote, “mishi te piqet dhe helli mos digjet”. E pra ku u bë marreveshja e 2008, Berisha-Rama. Ku u be marreveshja e majit 2017 Rama-Basha. Kush deshmoi për to? A u informuan paraprakisht formmet e partive respektive apo ju imponua ajo atyre?, etj etj. Po t’u jepen pergjigje ketyre pyetjeve del se opinionet e asaj qe mund te jene biseduar ne Trieste, ku ju zoti Meksi mund të mos keni qene prezent, sepse nuk besoj seedhe ti te deleguan nga KQ i PPSh (R.Alia) në PD, ashtu si bene me Berishen apo me Nanon nga ana tjeter. Pse e perjashton qe midis tyre, pavaresisht luftes qe benin per pushtet, marreveshja ka qene qe pushteti te mos dale nga duart e tyre. Dhe kjo nuk ka nevoje per t’u vertetuar. meqe thua se “ne Shqiperi genjeshtra besohet, kurse e verteta duhet te provohet!”. Ja pra ku eshte prova. Realiteti.

  12. Alpizo says:

    Nuk kuptova gjë ose ma mori me miza mua.

  13. TT says:

    Me duket Meksin e ka kapur Dementia se as ai nuk di cfare ka dashur te thote.

  14. Alberti says:

    Aleksander Meksi eshte nje njeri ordiner ndaj mos e besoni. E verteta e takimeve te Triestes eshte ajo çka denoncoi dje Shaban Murati fhe jo kjo qe broçkullis ky mender ish kryeministre i shejtanizuar qe ende nuk ka treguar xhepat e pasurive te paligjeshme qe po i investon i biri ne media etj.
    Meksit i vjen goja kur e cysin ustallaret Berisha dhe Nano se e di qe nxjerrja e te vertetes e rrezikon. Dollare me thas kane marre keta delenxhinj por i lumte kur ska institucion hetimi. Aleksander Meksi dhe Agron Musaraj ish ministri Brendshem, i quajt nga amerikanet arkitekti i droges, jane te korruptuarit me te medhenj te asaj kohe ndaj mis e besoni. Ju te Temes mos ma censuroni komentin si jeni bere disa here.

  15. Alberti says:

    Aleksander Meksi eshte nje njeri ordiner ndaj mos e besoni. E verteta e takimeve te Triestes eshte ajo çka denoncoi dje Shaban Murati dhe jo kjo qe broçkullis ky mender ish kryeministre i shejtanizuar qe ende nuk ka treguar xhepat e pasurive te paligjeshme qe po i investon i biri ne media etj.
    Meksit i vjen goja kur e cysin ustallaret Berisha dhe Nano se e di qe nxjerrja e te vertetes e rrezikon. Dollare me thas kane marre keta delenxhinj por i lumte kur ska institucion hetimi. Aleksander Meksi dhe Agron Musaraj ish ministri Brendshem, i quajt nga amerikanet arkitekti i droges, jane te korruptuarit me te medhenj te asaj kohe ndaj mos e besoni. Ju te Temes mos ma censuroni komentin si keni bere disa here.

  16. Zani Burimi says:

    Me vjen keq per komentuesit qe jane lodhur kot te shkruajne mbi bazen e shkrimit te Meksit! Ky Meksi ka qene dhe mbeti nje materialist i vertete dhe qe eshte mire te flase per mesjeten e mesme.
    Shkrimi eshte me porosi si nje parodi djallezore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje