Çështja Wenstein, arrihet marrëveshja për të dëmshpërblyer me rreth 19 milion dollarë viktimat e tij

1 Korrik 2020, 16:25Lifestyle TEMA

Viktimat e ish-producentit  Harvey Weinstein , i dënuar tashmë me 23 vite burg për abuzim seksual, do të marrin një fond kompensimi prej 18.875,000 dollarësh.

Pas  ngacmimeve, kërcënimeve dhe diskriminimeve, viktimat e tyre më në fund po marrin drejtësi,” tha në një deklaratë Prokurorja e  Përgjithshme e New York-ut Letitia James.

Sipas planit, një fond kompensimi  prej 18.875,000 dollarësh do të shpërndahet midis “grave që përjetuan ngacmim seksual dhe diskriminim gjinor gjatë punës në kompaninë Weinstein, si dhe abuzimin seksual nga Harvey Weinstein,” tha zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Gjithashtu ata do të jenë të lirë të tregojnë historitë e tyre pa frikë nga ndëshkimi, thanë prokurorët. Marrëveshja duhet të aprovohet edhe nga gjykata e rrethit.

“Kjo marrëveshje është një fitore për çdo grua që ka përjetuar ngacmim seksual, diskriminim, frikë ose hakmarrje nga punëdhënësi i saj,” tha James.

Douglas H. Wigdor dhe Kevin Mintzer, avokatët e disa prej viktimave të Harvey Weinstein, thanë se nuk janë dakort me marrëveshjen dhe e konsiderojnë si shumë të padrejtë për disa arsye, duke përfshirë edhe faktin që Weinsten nuk e pranon përgjegjësinë për veprimet e tij.

Weinstein po vuan dënimin prej 23 vitesh burg në New York, pasi u dënua për abuzim seksual në shkallën e parë dhe dhunim në shkallën e tretë. Weinstein ka mohuar akuzat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje