Çfarë mbeti brenda grumbullit të rrënojave nga shtëpia e Nexhmije Hoxhës: "Jeta ime me Enverin", libra, foto të diktatorit, gazeta të kohës dhe xhezveja përdhé

1 Korrik 2020, 18:39Kronika TEMA
Çfarë mbeti brenda grumbullit të rrënojave nga

Shtëpia ku e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija u shemb ditën e sotme nga IKMT-ja për t’i hapur rrugë ndërtimit të projektit të Unazës së Re.

Por mesa duket, familjarët edhe pse prej ditësh po merrnin gjithë sendet e mbetura nga shtëpia nuk kanë arritur që ta boshatisin në kohë, duke lënë brenda disa objekte.

Siç shihet në këto foto, në tokë kishin mbetur libra të vjetër dhe ai më i fundit i Nexhmijes “Jeta ime me Enverin”, një xhezve të vjetër, foto të bashkëshortit të saj, Enver Hoxha dhe artikuj të tij në gazetat e kohës.

Ndërkohë vetëm pak ditë me parë, djali i çiftit Hoxha, Ilir Hoxha i dërgoi një letër kryeministri Edi Rama ku pretendonte se IKMT-ja i kishte dhunuar banesën dhe gjatë aksionit për shembjen e godinës dy katëshe u kishin vjedhur relike dhe dokumenta të të atit të tij.

Por si u zhvendos familja Hoxha nga vila 31 tek “Pularia” në dalje të Tiranës?

Pas ardhjes së demokracisë në vend, familja Hoxha u zhvendos në godinën dy katëshe, në të cilën Nexhmije Hoxha jetoi për më shumë se dy dekada deri në ditën që u nda nga jeta, në shkurt të këtij viti.

6 komente në “Çfarë mbeti brenda grumbullit të rrënojave nga shtëpia e Nexhmije Hoxhës: “Jeta ime me Enverin”, libra, foto të diktatorit, gazeta të kohës dhe xhezveja përdhé”

  1. Flutura says:

    Aspak ndryshim me inkuizitoret e mesjetes!

  2. Salush Murtaja says:

    Po c’keni me Nexhmijen o te uruar?
    Ajo tashme ka kohe qe ka perenduar,
    Iku ne ferr,kaloi oqeane e dete,
    Te gjitha sekretet i mori me vete.

    Po ku jane tani ish te paret tane,
    Ato tashme,jane kthyer mjeran,
    Vretete kane femijet,kete gjith kush e qi,
    Neper drejtorira e ne qeveria.

    Enveri kishte kohe i semure,
    Thone nuk behej me,as per burr,
    Ketu gjithcka ne bllok levizi,
    Ku mashkull ideal per Nexhin u be Ramizi.

    Enveri as fliste e as degjonte,
    Per te gjitha vec Nexoja urdheronte,
    Ashtu dergjej ,si njeri pa fat,
    Qe dhiste e shuronte ne krevate.

    Ligesaia ishte tek Ramiz Alia,
    Ai ishte shpresa,ku mbahej partia,
    Dashnori i Nexhit mori ne dore situaten,
    Vajti vrau me Kadriun,Mehmetin per gjithenaten.

    Tani veteranet me me nder spunet,
    Me Ramen nuk i kane mire punet,
    Po rrini o vemje se jeni me fat,
    Se Rama,bene shou,se eshte psikopat.

    Po per cfare historie flete Iliri,
    Kopjo Enverit,dhe ky i biri,
    Po ik fshiu diku larg,or mor,
    Se si Enveri do beje,po ta kishe ne dore.

    Po Rustemi veterani,perse nuk flete,
    Apo edhe ai ka hallin e vete,
    Veteran qe nuk shtiu mbi armikun kurr,
    Tani serviloste Rames,dhe e mbane grure.

    Me thane se Saliu kishte qare me lote,
    Mes lotesh kishte thene,si erdhi kjo bote,
    Isha une qe e mbajta Nexhmijen si zonje,
    Dhe pse me te vetete,ishte nje ulkonje.

    E mbajta familjen hoxha,e te tjere,
    Qe ne kohen e pushtetit,me krime ishin dhjere,
    Spiun,hafije,ekzekutor e bashkpuntor,
    I mbajta ne pushtetin tim,dhe pse tradhetor.

    Tani per Nexhmijen zemra me qane,
    Se ishte ajo qe me solli dikur ne Tirane,
    Sa erdha ne fakultet, u bera pune,
    Me vrape e me deshire u bera spiun.

    Dhe me Sllobodanin kisha ca muhabet,
    Secili punonte per ne xhepin e vete,
    Marveshjet e vjetra,i gjetem neper kosha,
    Qe nga Enveri tek Dushan Mugosha!

  3. selfo says:

    Ooo, do i mbledhe Dashnori keto dhe kushedi se çfare do na sajoje. Te presin idiotesirate e tij.

  4. Lek Kondi says:

    PANTERA E ZEZ PASKA JETUAR NE VILE KUR DIHEJ SE KISH BER KRIME QINDRA HER ME TEPER SE HELENA CAUSHESKU QE I DHAN PLUMBIN.

  5. xy says:

    Sulush,te marrte mortaja ha ha ha ..

  6. P says:

    Nuk jetoni dot pa shkruajtur per diktatore. Pasi nga pak diktature e keni brenda vetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje