Grabitet Parlamenti Evropian: Hajdutet “fusin” duart edhe në dokumentet sekrete

1 Korrik 2020, 16:00Bota TEMA

Gjatë karantinës, në zyrat e Parlamentit Evropian kanë hyrë hajdutët.

Të paktën 50 eurodeputetëve u janë vjedhur kompjuterë, tableta dhe sende me vlerë nga zyrat e tyre në Parlamentin Evropian.

Sipas mediave të huaja, këto vjedhje kanë ndodhur gjatë kohës që godina ka qenë bosh.

Hajdutët kanë kontrolluar mes dokumenteve dhe në sirtarët e sigurisë të eurodeputetëve.

Eurodeputeti Nico Semsrott, të cilët i janë vjedhur 2 laptopë, tha se është i zhgënjyer nga siguria e Parlamentit.

Në mars, presidenti i Parlamentit David Sassoli vendosi masa të rrepta për personat jashtë parlamentit, dhe i inkurajoi eurodeputetët të punonin nga shtëpia.

Ndaj, parlamenti ka qenë bosh pothuajse gjithë muajin maj.

Një zëdhënës i parlamentit tha se asambleja është informuar për vjedhjet dhe ka nisur një hetim për ngjarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje