Blerja e gjithë stokut të ilaçit për COVID-19 nga SHBA shqetëson mbarë botën

2 Korrik 2020, 09:34Bota TEMA

Veprimi i SHBA-ve për të blerë të gjithë prodhimin, shqetëson faktorin ndërkombëtar

Nisma e SHBA-ve për të blerë të gjithë prodhimin e tre muajve të ardhshëm të ilaçit Remdesivir,  i aprovuar e që mund të për përdoret për trajtimin e pacientëve me COVID-19, ka ngritur shqetësime ndërkombëtare.

Sipas testimeve, Remdesivir mund të reduktojë kohën e rimëkëmbjes nga 15 në 11 ditë por ende nuk ka siguri dhe prova nëse mund të sigurojë mbijetesën.

Dhe aksioni i fundit i Uashingtonit, sipas kritikëve, minon bashkëpunimin ndërkombëtar në betejën për të mposhtur COVID-19.

“Unë kurrë nuk kam parë një vend që thjesht të marrë të gjitha furnizimet e një ilaçi për përdorim vetjak dhe të mos e shpërndajë atë … duhet të kujtojmë se pacientët në të gjithë Evropën ishin të përfshirë në këto studime dhe ata rrezikuan shëndetin e tyre për të provuar që ky ilaç funksionon. Ne duhet të shpërblehemi si  kontinent për këtë “, tha Andrew Hill, kërkues në universitetin e Liverpulit.

Bashkimi Evropian aktualisht është në negociata me prodhuesin amerikan Gilead për blerjen e ilaçit. Në të njëjtën kohë, edhe medikamenti  Dexamethasone  i përdorur gjerësisht ka rezultuar efektiv  për të reduktuar rrezikun e vdekjes te pacientët me COVID-19 që janë të gjendje  kritike.

Shqetësimi për aksionin e SH.B.A.-së qëndron në faktin nëse është një aksion pararendës i mënyrës se si do të arrihet zbulimi dhe disponueshmëria e një vaksine anti-COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje