Ish ministri i Shëndetësisë, Beqaj: Kjo është vala e parë e Covid, duhen masa për të kontrolluar të sëmurët aktivë. Të rimodelohen

2 Korrik 2020, 21:12Sociale TEMA

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është shprehur se situata aktuale nuk mund të quhet valë e dytë e COVID-19, pasi është e para.

Sipas tij, tashmë mund të kemi më shumë njerëz që mund të jenë të prekur. Më tej Beqja ka shtuar se në Evropë jemi vendi i 9-të për numër të prekurish dhe i 6-ti për fatalitete.

““Kjo është vala e parë, megjithatë pas një goditje me kërcim, kemi ditë që kemi, 70-65 etj, ajo që është shqetësuese është se mud të ketë më shumë njerëz që mund ta kenë, 

Në Evropë jemi vendi i 9 për numrin e të prekurve dhe në vendin e 6 përsa i përket fataliteteve. Trupat inspektuese të vendosin në dysheme pullën e verdhë dhe vetëm aty të vendosen tavolinat, një veprim i tillë duhet të bëhet në çdo qytet në Shqipëri. 

Ndërkohë spitalet e kanë këtë risk dhe pse është më i madh tashmë, po të flasësh me mjekët  kirurgë e kanë pasur frikën e HIV-AIDS por do të na duhet një qasje tjetër në trajtimin e rastit. 

Nëse unë dal sot me koronavirus, çfarë duhet të bëjë bashkëshortja të shkojë në punë. 

Por më e mira në këtë rast është e rëndësishme që të ndryshojë qasja dhe nëse familjari nuk ka shenja duhet ti bëhet tamponi. Kemi sot 950 veta që rrinë në shtëpi por kush na del garant që ato rrinë në shtëpi? 

Duhet të gjejmë një strategji për këtë, për të pas një gjë të tillë nën kontroll a duhet të ketë një pajisje. Po nëse duam që të bashkëjetojmë gjatë është e rëndësishme që të bëjmë disa balanca, vetizolimi si do  të kontrollohet, unë nuk them që të dalim me fletërrufe por duhet që për të parë nëse unë nuk po  e thyej vetë izolimin është e rëndësishme që të merret në telefon dhe të mbahet nën kontroll në lidhje me një gjë të tillë për të parë nëse e zbaton ose jo sa duhet”, ka thënë ish ministri”, tha ish-ministri.

Njëkohësisht, Beqaj kërkoi rimodelim të masave mbrojtëse. Sipas ish-ministrit nuk duhet të mbyllemi, por të gjejmë mënyra për të bashkëjetuar me virusin.

“Unë mendoj se kemi ardhur në një pikë që masat e 15 javëve të para të rishikohen dhe të rimodelohen, unë po hedh teza për diskutim por le ti rishikojmë këto teza. 

Nuk po them të mbyllemi, por të gjejmë mënyra për të bashkëjetuar me virusin qoftë dhe për një periudhë të përkohshme”, tha Beqaj.

3 komente në “Ish ministri i Shëndetësisë, Beqaj: Kjo është vala e parë e Covid, duhen masa për të kontrolluar të sëmurët aktivë. Të rimodelohen”

  1. tropoja says:

    ti je demek ekonomist leshi mor rrot kari ku din ti per mjekesine,apo ke vjedh aty ne ministri sa ishe edhe tash je bo mjek

  2. Al says:

    Pse si jepni komentet per kte njeri…?

  3. Ledio says:

    Vetem me klasin e 2 te hajduteve si puna e ketij, Gjinkuri, Ahmetaj, Bode,Imami etje do kishim likujduar 50 % te borxhit te Shqiperise , do kishim nje polici qe nuk do ti mungonte gje, nja 3 ose 4 spitale rajonal, si edhe nje Universitet Shteteror modern. Mos te kalojme te Meta, Berisha, Rama, Basha, Ruli, etje-etje. E kuptoni vete ju se ku do ishim??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje