Deputeti i opozitës së re Halit Valteri ka bërë me dije se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator.
I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’, Valteri tha se 11 deputetët e grupit parlamenter demokrat janë ish-funksionarë të PD dhe kanë kontaktuar me votuesit dhe me ish-kryetarët e PD që Basha i nxori jashtë listave.
“Keni parë marrëveshjen e 17 majit. Jemi produkt i asaj marrëveshjeje.
Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është as për Halitin, as për Andin.
Ndryshimi i sistemit zgjedhor, është popullore.
Nuk e di pse i trembet Basha, Rama dhe Kryemadhi.
11 deputetët e grupit parlamentar demokrat, kanë qenë funksionarë në PD, të ardhur nga baza e PD.
Kanë kontakte me bazën dhe votuesit. Kanë kontaktuar me ish- kryetarët e PD.
Punojnë çdo ditë me strukturat. Do ketë parti tjetër. Do lançohet në shtator”, tha Valteri.
Nuk do fitoje ai qe ju ka vendosur do fitoni ju rezervat e pd .
Beni qef edhe nje vite merni rrogat se vitin tjeter jane te tjere
Ky si me e pas bo Lefter Maliqi, ndaç ne surrat ndaç si trim e ndaç si parashikues, nji karagjoz para gjuzit si mbret.