115 kilometrat e autostradës së re Milot-Fier do të jenë një rrugë e kategorisë A, me standarde të Bashkimit Europian, e cila do të ndërtohet tërësisht si një investim privat, por me një formulë të re.
Në një intervistë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, thotë se procedura e prokurimit parashikon që kompania private të hartojë projektin inxhinierik të rrugës, por se nuk do të ketë shpërblim të kompanisë që bën projektin me pikë bonus në garë:
“Fituesi i kësaj gare fillimisht duhet të bëj projektin e detajuar më pas duhet të bëj ndërtimin e të gjitha segmenteve më pas operimin dhe pas 35 vjetësh transferimin sërish tek shteti dhe janë të gjithë të barabartë, pra askush nuk do marri bonus.“
Belinda Balluku sqaron se në asnjë rast, qeveria nuk do të garantojë më shumë se 10% të investimit prej 1.18 miliardë euro, për trafikun e munguar.
Nëse ndodh skenari negativ, ku nuk do të ketë një fluks prej 32 mijë makinash në vit, kompania nuk do të marrë më shumë se 118 milionë euro gjithsej dhe kjo shumë e shtrirë në 16 vjet:
“Kur kemi skenarin negativ dhe ky numër nuk arrihet shteti shqiptar duhet t’i mbulojë diferencën me 10% të investimit e shtrirë kjo, shumë e rëndësishme, në 16 vitet e para të kontratës. Ky 10% është tavani mbi të cilin ne nuk pranojmë ofertat e garuesve.”
Aksi i ri do të ndërtojë nga e para 53 kilometra nga Miloti në Lekaj dhe 63 kilometra do të jenë zgjerim i autostradës nga Lushnja në Rrogozhinë e deri në hyrje të By Pass-it të Fierit.
Rruga që do të kalojë te gjurma e vjetër do të zgjerohet dhe do të krijohen rrugë të reja dytësore, vepra arti dhe tunele.
“Do të ketë edhe urat e saj, disa tunele edhe mbikalime, nënkalime, nyje të rëndësishme të cilat lidhin akse të tjera me këtë rrugë qendrore“, shprehet Balluku.
Pagesa për të përshkuar të gjithë rrugën e plotë do të jetë 7.5 euro, ose 1 mijë lekë të rinj.
“Qytetari duhet të zgjedh nëse do të marr rrugën e shpejtësisë duke paguar apo do të marr një rrugë nacionale e një cilësie të shkëlqyer, por që ka një shpejtësi më të ulët”, thotë ministrja.
Akuzave se gara është e paracaktuar, ministrja Balluku i jep përgjigje duke thënë se konsulenti për tenderin është një kompani që është përzgjedhur si asistente në këtë projekt nga Bashkimi Europian, ndërsa shton se çdokush e zgjedh vetë rrugën se si kërkon të bëjë politikë: disa me prishje, e disa me ndërtime:
“Korridori Blu ka qenë një ëndërr dhe do vazhdoj të jetë për shqiptarët deri në momentin e realizimit. Ne sot kemi nisur realizimin e kësaj ëndrre.”
Faza e parë e ndërtimit të rrugës përfundon në vitin 2024, ndërsa aksi i plotë do të jetë gati në vitin 2026.
I bie qe kosto per km eshte 10 milion euro. Ajo qe bie ne sy eshte se vetem 53 km eshte rruge e re ndersa 63 km zgjerimi i asaj ekzistuese. Lum kush do ta marri ne koncesion. Kosto eshte 2-3 here me e larte sesa ajo reale. Populli do te paguaje 7.5 euro per vajtje dhe 7.5 euro ardhje. Ne artikull permendet kosto vetem vajtje. Po kthimi? Dmth 15 euro per te vajtur ne Fier. Puna eshte se nga rrogozhina nuk ka alternative tjeter per ne Fier. Skeme e falimentuar pa filluar.
Bejeni 75 euro. Lerojani nenocken atij populli. Mban ai. Pres te pakten te ngrihen 20 % i minoriteteve sic na kane dale dhe te mendojne edhe per shqipot truthare.
Ne se perfshihet segmenti direkt Jug-Tirane ne kete koridor, drejt per drejt, pa e rrotulluar shume, ky investim do te dali me leverdi e do te kete trafik.
Ne se gjate projektimit, nuk do merret ne konsiderate fakti, qe klientela nga Jugu perben shumicen e perdoruesve te ketij Koridori per 12 muaj viti, ky ose nuk do te ndertohet ose do ngelet ne kurris buxhetit te shtetit, sepse mjetet nga Jugu do te preferojne te bejne edhe 35 km me shume, por pa pagese, si deri tani, nga rruga e Durresit ose e Elbasanit.
Uaaaa—–uaaaaa….ku je nisur moj ministre….ne disko ?
63 kilometra do te jene zgjerim i autostrades rrogozhine fier?
Ketu qendron hilja se rrogozhine – fier eshte rruge e kadegorise “SH” dhe jo “A”
Te vjedhesh rrugen shtetrore qe eshte aty me shekuj ku popullata eshte sistemuar ne baze te asaj rruge me shekuj dhe tja japesh privatit kjo quhet vjedhje e paster dhe ne kundershtim me cdo ligj i te drejtes
Sepse sipas rregullores rruga e kategorise “sh” nuk mund te kthehet kurre ne kategori “a” per fakin sepse kjo e fundit ndertohet nga e para vetem kur lind nevoja pra kur nuk mjaftojne rruget e kategorise”sh”
Skam asnje verejtje per parexhijte qe duan te ndertojne rruge me pagese le te shpronsojne njerez(nqs duan te ndertojne rruge nga e para dhe te presin qe udhtaret te kalojne)
Por ketu po luhet nje loje e piset po zhduken rruget shtetrore kastile qe te ngelin vetem ata me pagese kur ne te gjithe boten rruga me pagese eshte alternative jo detyrim
Cmimi i rruges shume i shtrejte duke konsideruar qe rruga ndertohet ne zone fushore dhe qe afersisht gjysma e saj do te jete ne shtratin ekzistues. Te njejtin variant te fryrjes se cmimit kane perdorur edhe firma te tjera qe kane qe te interesuar per te ndertuar rruge. Kjo ndodh ne menyre qe te rritin cmimin e biletave. Cilesia e ndertimit kuptohet qe nuk i pergjigjet cmimit qe vendosin. Une besoj qe derisa firmat e ndertimit bejne sipas qejfit ne Shqiperi, atehere pas tyre jane politikanet e korruptuar dhe/ose parate e pista te mafias shqiptare.
PO UNE QE DUHET TE SHKOJE NE RRUGE TRANZICIALE ,NGA DO TE SHKOJE???????
SA KM ESHTE KJO RRUGE ?
A JA VLENE QE TE HARXHOSH 15 EURA ME RROGEN QE ESHTE ATJE MORE BALLUKU ? JU I BENI LLOGARITE ME PORTOFOLAT E BABALLAREVE ,SEPSE NDRYSHE NUKE KA SE SI SHPJEGOHET.PO PYESNI NJE PENSIONISTE QE MERE 240 000 LEKA NE MUAJ.JENI MESUAR JUVE QE TE VENDOSNI TRARE PER PAGESAT E RRUGEVE ,PASTAJ I HIDHNI NE ERE ME DJEGJE SICE NDODHI ME RRUGEN E KOMBIT.BABANE NUKE TA VRAU POPULLI ,PORE VRANE NJERI_TJETRIN .PRANDAJ MOJE BUKUROSHE E QEVERISE RAMA 2 ,MOSE U HAKMERRNI ME ATA NJERZIT E VERFER. SHKO FUTI NJE SFILATE TANI SE I BENI QEJFIN ATIJE TE GJATIT ,QE E PACIM SA MALET E KORABIT.