Murrizi sherr me Ruçin, merr grupin me vete dhe braktis seancën: Matu kur flet! Je spiker Kuvendi, as kapo, as tutor e as padrino. Kreu i Parlamentit: Rrugë të mbarë

2 Korrik 2020, 14:36Politika TEMA

Sherr i ashpër mes deputetit Myslym Murrizi dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Murrizi bllokoi foltoren në shenjë protestë që nuk iu dha fjala ndërsa nuk kurseu replikat e forta ndaj Ruçit.

“Foli kryeministri sa i deshte qejfi të enjten e parë.  Meqë ishte fjala për një tjetër Shqipëri, ndenja dhe isha në fund të sallës në këmbë.

Në emër të grupit parlamentar, ia dhe fjalët dikujt tjetër, sot tentove të bësh të njëjtën gjë që ti nuk më njofke për kryetar grupi.

Nëse s’me njeh ti punë e madhe, më njohin kolegët.

Respektin unë e kam reciprok. Po më respektove 10 kile të respektoj 60 kile. Në të kundërt, përcmimin do e keni 120 kile. Ky jam unë.

Zotëri, shqiptarët ta kanë prerë vrullin e partisë nga vjen sot e 30 vite më parë.

Ndaj matu kur flet, njerëzishëm dhe pastaj kryetar kuvendi se s’marr leje unë për të ngritur dorën.

Kthehu me këmbë në tokë, je atje lart por mos kujto se je aq larg sa të kapësh krijuesin. je spiker Kuvendi, as kapo, as tutor, as padrino. I Myslym Murrizit jo e jo. T’i flas këto fjalë në respekt të miqësisë prej 23 vitesh. Ti ke partinë e madhe unë kam hyrë e kam dalë se jam ky që jam.

Ftoj deputetët e opozitës ta braktisim këtë seancë dhe këta të vazhdojnë”, tha Murrizi dhe u largua bashkë me deputetët e tjerë të PD .

“Rrugë të mbarë dhe herën tjetër zbatoni etikën dhe rregulloren. Unë jam këtu për t’i zbatuar me përpikmëri ato”, iu përgjigj Ruçi.

 

5 komente në “Murrizi sherr me Ruçin, merr grupin me vete dhe braktis seancën: Matu kur flet! Je spiker Kuvendi, as kapo, as tutor e as padrino. Kreu i Parlamentit: Rrugë të mbarë”

  1. Eri says:

    Ka te drejte Murrizi.Gramos Ruci ne 2 korrik 1990 ishte minister i brendshem e sot pas 30 vjetesh eshte kryetar kuvendi.Keta jane mafia.

    1. Cudia says:

      Ruci eshte nje politikan karriere dhe qe i sherben vendit me devotshmeri. Myslymi eshte nje ngrites kartoni karriere qe i ka sherbyer PDse me devotshmeri. Ja kushit degjuar ndonjehere zerin Murrizit deri para 2 vjeteve?

    2. Malo Kanina says:

      Po prandaj ecin punët “kaq mirë” në këtë vënd, sepse demokracinë po e ndërtojnë falangat më të errta të diktaturës komuniste. Është njëlloj sikur demokracinë gjermane pas luftës së dytë botërore ta ndërtonin Gebels, Gering, Ribentrop dhe jo Konrad Adenauer me shokë. Po ka gjëndje shpirtërore demokrati Gramoz Ruçi? Ai dhe nga paraqitja e jashtme tregon qartë se është për një sistem që të kall datën.

  2. Kur shikoj murrizin me kujtohet pali says:

    Fshatar turi nallonia,mazllemi edhe respektin e ka me kile….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje