Majko sjell në vëmendje 2 korrikun 1990: Ishte tronditja më serioze për një nga regjimet më të kontrolluara të Lindjes Komuniste. Kam qënë student në atë kohë

2 Korrik 2020, 13:12Politika TEMA

Në ceremoninë përkujtimore të 2 korrikut 1990, në rrugën e ambasadave, ministri i Diasporës, Pandeli Majko solli në vëmendje ngjarjen e shënuar për vendin 30 vite më parë.

Në fjalën e tij, Majko tha se 2 korriku 1990 ishte tronditja më serioze për një nga regjimet më të kontrolluara të Lindjes komuniste.

Fjala e plotë e Majkos

Të nderuar pjesmarrës.

2 korriku i vitit 1990-të ishte një ngjarje dramatike.

Në datën 2 korrik 1990, në zemër të Tiranës në dyert e ambasadave të Perëndimit vërshuan për të kërkuar strehim rreth 5000 qytetarë, gra, burra dhe fëmijë.

Ishte tronditja më serioze për një nga rregjimet më të kontrolluara të lindjes komuniste.

Situata u kthye në një emergjencë humanitare sidomos në Ambasaden e Gjermanisë Perëndimore, Ambasadën e Republikës së Italisë, Ambasadën e Republikës së Francës por edhe në amabasada të tjera.

Qyetarët qëndruan në ambasada për 11 ditë dhe netë duke u ndihmuar nga trupi diplomatik perëndimor të rrethuar nga forca të shumta policore. Në datën 13 korrik me ndërhyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ata u lejuan të largoheshin nga atdheu.

Kam qenë student dhe kujtoj që rregjimi në atë kohë organizoi një miting në qendër të Tiranës për t’ju kundërvënë aktit të të “larguarve” drejt Perëndimit.

Në fakt, ky ishte takimi i fundit në publik i rregjimit në sheshin më të madh të vendit.

Ata që ikën e morën me vete edhe datën e 2 korrikut. Kjo datë, prodhoi një akt i cili sa refuzoi atë që ishte, po ashtu pohoi atë që do të vinte për shoqërinë shqiptare.

Migrantët shqiptarë të 2 korrikut 1990 “trokitën” të parët në dyert e Europës. Ata ishin jo më shumë se 5 mijë vetë.

Sot, numri i shtetasve shqiptarë me pasaportat e Bashkimit Europian po shkon në 500 mijë…

Gjermania, Franca dhe Italia dhe më pas kufiri me Greqinë fqinje u bënë destinacioni i një brezi migrantësh. Ata ndryshuan Shqipërinë!

Influenca e tyre është e kudondodhur edhe duke mos qenë të pranishëm. Jemi sot, për përkujtuar një rrugëtim që filloi nga dera e vogël e ambasadave, me shpresën, për të përfunduar në destinacionin kombëtar të shqiptarëve në Bashkimin Europian.

Në 2 korrik 1990 Ambasada e Gjermanisë (Perëndimore) në atë kohë ishte strehuesja më e madhe e qytetarëve shqiptarë.

Më lejoni të shpreh kënaqësinë që ambasadori gjerman pranoi ftesën për të folur në këtë aktivitet. Ai, sot,  banorët 11 ditorë të ambasadës, 30 vite më parë, i ka shtetas të respektuar të vendit të tij.

Në aktin e 2 korrikut 1990-të shqiptarët “hapën negociatat”

me familjen europiane. Si i tillë, ai meriton të kujtohet me një vepër arti sepse i kishte këto cilësi. Koha e tregoi këtë.

Ju faleminderit

3 komente në “Majko sjell në vëmendje 2 korrikun 1990: Ishte tronditja më serioze për një nga regjimet më të kontrolluara të Lindjes Komuniste. Kam qënë student në atë kohë”

  1. atea says:

    Nuk është rastësi 2 korriku në Prishtinë me 2 korrikun në Tiranë!!!
    Më 15.6.1990, një koleg i imi mësues, më thotë: “Kam në plan të shkoj në Shqipëri, por ata të sigurimit po më thonë eja te ne të bisedojmë, pastaj shohim”.
    I them, në këto kohë, për të shkuar në Shqipëri, pa e marr miratimin e UDB-ës, nuk mund të shkosh.
    “Jo, iu kam thënë ejani bisedojmë në shtëpinë time (!!!) më lehtë e kemi e mos të vi unë atje, mund të më shoh ndokush!
    Pas 4-5 dite “kolegu” im i punës humbi, nuk vinte në punë. Më 10 korrik, më rastisi ta takoj në një kafene në Ferizaj me tre kolegë të tjerë.
    E pyeta se ku ishte që nuk ishim pa për më shumë se 3 javë. Filloi të na tregojë se kishte qenë në Tiranë.
    “Kopila ishin ata. Një djalë i ri, për 4-5 ditë, nga Tirana kishte mbërri në banesë të djalit në Gjenevë”.
    “Po mirë more shoku im (iu drejtua kolegu tjetër), po ku e diti ai “kopili” që ti ke djalë, si e diti shtetin, qytetin, banesën e djalit tënd”?
    “Nuk e di si i ka ditur ai këto, veç shumë të zgjuar ishin”.
    Pra, unë mendoj që për të mbetur nën hije në opinionin botëror Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 e delegatëve të Kuvendit të Kosovës, e mbajtur në oborrin e kuvendit, serbët meqë kanë qenë të njoftuar me kohë për këtë mbledhje të kuvendit, nëpërmes shqiptarëve bashkëpunëtorë, kanë organizuar aksionin e ambasadave në Tiranë.

    1. Lavdi PPSH says:

      Ja nje bandit tjeter i komunizmit qe jep leksion per demokracine….lol!
      Banda ps+pd+lsi= PPSH

  2. Si nuk ju vjen pak turp per kto idiotizma
    qe guxoni .
    shikoni ci keni bo ktij vendi mer te pafytyre
    dhe kei surrat e na boni nostalgjikun e peshtire ktu
    me cilen te drejt ?
    me cili Moral ´?
    s´kju i shkaterruat jeten ktij populli sepse ishit te paafte
    dhe deshtuat Shqiperine boll me

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje