“Si mund ta duan këta Myslimin apo Rudina Hajdarin”, Murrizi i revoltuar: Ju qan shpirti ta mbani një dorë në bakllava e një në revani! Azemi rrëzoi regjimin, ju s'keni këllqe për asgjë

2 Korrik 2020, 13:00Politika TEMA

Deputeti Myslim Murrizi ka folur sot në Kuvend për stigmatizimin që u bëhet deputetëve të opozitës parlamentare nga ish-deputetët e opozitës.

Ai është shprehur se ata nuk mund ta duan Myslim Murrizin, pasi vjen si një student i dhjetorit të ’90-ës, që nuk ka patur asnjë të afërm anëtar të Partisë së Punës, apo Rudina Hajdarin, që babai i saj u ngrit të rrëzojë regjimin nga vinin dhe vijnë kupolat politike të forcave kryesore.

Murrizi ka ironizuar edhe Ballën, për të cilin thotë se ka qejf që një dorë ta mbajë te revania dhe tjetrën te bakllavaja.

“Jemi stigmatizuar nga ata jashtë, po hiç qeder s’ka pasur për ne. Si mund ta duan ata Myslim Murrizin, si një student dhjetori që as babë, nënë, xhaje, hallë dhe as qentë e lagjes nuk i kam patur anëtarë partisë së punës.

Si mund ta duan këta Rudina Hajdarin, kur babai i saj u ngrit të rrëzojë regjimin nga vinin dhe vijnë kupolat politike të forcave kryesore politike.

Kolegu Balla mos u mërzit, se urrejtjen e tyre unë e përçmoj dhe e përqesh. Prej 30 vitesh kam qenë ky që jam, do vazhdoj kundër komunistëve që mund të kenë kapërcyer ylberin dhe kanë bërë rrafishatë.

Do vazhdoj të jem kundër jush dhe zotit Rama, sepse dhe juve ju qan shpirti për të mbajtur një dorë në revani dhe një dorë në bakllava.

Duhet të keni këllqe që të shkojmë drejtpërsëdrejti te qytetarët shqiptarë. Le të na ndëshkojnë me votë, që në këtë sallë të vijnë ata që e marrin gjykimin nga shqiptarët.

Këta kanë frikë listat e hapura, kanë frikë të dalin vetë para shqiptarëve. Prej 25 vitesh ka krerë partish që s’kanë guxuar të dalin me surrat para qytetarëve shqiptarë.

Duhet të hapim listat dhe t’u japim shqiptarëve një sistem zgjedhor që e kërkuan si sot e 30 viteve më parë, kur shqyen kangjellat e ambasadave”, tha Murrizi ndër të tjera.

5 komente në ““Si mund ta duan këta Myslimin apo Rudina Hajdarin”, Murrizi i revoltuar: Ju qan shpirti ta mbani një dorë në bakllava e një në revani! Azemi rrëzoi regjimin, ju s’keni këllqe për asgjë”

  1. kujtimi says:

    Pirdh o murriz, pirdh se lirohesh. Po cfare kujton ti more murriz se vertete hajdari e rrezoj komunizmin, nje cope kepucar nga tropoja (apo keshtu te meson rudina). Hajdari e te gjithe hajdaret e ketij lloji luftuan vetem per vehten e tyre, per te vjedhur e grabitur pasurine tone, perfshire edhe kontrabanden e armeve, e cila i hengri edhe koken.

  2. fati says:

    Harrojeni qe Azemi apo ndonje tjeter rrezoi sistemin. Nuk rrezohet asjne sistem me dy gishta. Sistemin e rrezoi SH.B.A dhe aleatet e saj. Azemi dhe te tjere si ai vetem dhunuan njeres te pafajshem,vodhen e grabiten pasurie kombetare dhe sot i kemi ne majen e politikes,ekonomise dhe cdo gjeje tjeter.

  3. selfo says:

    O Murriz, po murrize ngele, pa lere kur ze ne goje Azem Hajdarin qe rrezoi komunizmin! Ju vetem per kete injorace, jo tu duan, mos mos tu perfillin kurre. Studente i dhjetorit ti, pika ku ishe futur dhe kush i organizoi studentet e dhejtorit, o Murriz me tre morra ne kurriz! U bete bastarde, por keni te drejte se te mundurit, bastardet dhe injorantet te kthyer ne kriminele flasin sot. hajt, mor halé lali!

  4. ABC says:

    Mire te tjerat por Azemin ce deshe ne mes apo ke frike se te kundervihet vajza e tije. Me bythlepirje nuk merni vota joooo.

  5. Dani says:

    Ik o fshatar lushnje , o debil , rrexoj azemi regjimin bythmut , ai regjim e mori nga shkolla komunale e perdori per punet e veta azemin tat siç perdori saliun gencin dritanin dhe shum te tjer me pardesy te bardha po ti e ke me te degjuar se ke qen ne lushnje na thuaj ne qe ishim ne tiran , qe azem leshin e njofim nga shkolla komunales ku e perdornin te tjeret e conin per ti bler duhan Nue doda me shok o lesh , azemi nje cop alabak ,ish regjimi merte njerez jo te njoft dhe iperdori per punet e veta debil , regjimi iku se falimentoj , ndryshoj sistem rusia dhe vendet e lindjes ku ne benim tregti me klering , kur kta ndryshuan ne u dorzuam nga ekonomia , te ishte per ate ish qurravec qe ti e mban per “hero” atij ja fusnin koken ne byth , por falimentoj ekonomia lenda par dhe u dorzua PPSHja futi njerez per ta kthyer sistemin siç desh vet , badhk me saliun gencin selamin gramozin mori dhe kte alabakun per ne terren , lexo o katunar lushnje pastaj fol , mos na ngrini heroj letre idjot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje