Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Aksion i fshehtë Rama-Basha, qeverisje e papërgjegjshme dhe opozitë mediokre që “qurravitet”

2 Korrik 2020, 11:53Politika TEMA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, është treguar i ashpër këtë mëngjes me kryetarin demokrat Lulzim Basha dhe me kryeministrin Edi Rama.

Kulluri akuzon Bashën e Ramën se po ecin në të njëjtën linjë dhe po mundohen të “fshijnë” çdo gjë të mirë që është bërë në 23 vite.

Politikani pretendon se në 7 vitet e fundit nuk është bërë asgjë e mirë dhe se vendi ka shkuar keq e më keq. Sipas tij, qeverisje është e papërgjegjshme, ndërsa opozita nuk ka aspak besim në publik.

“Një nga 3 tiparet themelore të totalitarizmave është shbërja e historisë, traditave dhe zakoneve që shoqëria ka krijuar dhe ruajtur në shekuj apo dekada!

Dy të tjerat janë asgjësimi i pronës private dhe familjes! Fatkeqesisht duke grabitur titullin “liberal”, establishmenti majtas e djathtas këtë po bën në Amerikë e kudo ku ka nisur aksioni për heqjen e statujave të njerëzve që kanë bërë historinë!

Tek ne s’ka patur nevojë të shbëjnë memorien e para-komunizmit pasi këtë e bëri PPSh dhe Enver Hoxha! Por po bëjnë të pamundurën të “fshijnë” çdo gjë të mirë që është bërë në 23 vite!

Rilindja dhe Republika e Re kanë ecur në të njëjtën rrugë ai radikalet në SHBA apo Angli! Filozofia është e njëjtë, establishmenti po ai! Dhe e gjitha kjo në emër të “zhgënjimit”!

Nga çfarë? Çfarë kanë bërë më mirë këta aventurierë në këto 7 vite? Asgjë, vendi ka shkuar keq e më keq!

Qeverisje e papërgjegjshme dhe kleptomane dhe një opozitë mediokre që “qurravitet” përditë e nuk krijon dot besim në publik!”, shkruan Kulluri në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje