Zbulimi pas 3 dekadash: Sigurimi i Shtetit në vrasjen e 17-vjeçarit, në Ambasadën gjermane më 2 korrik 1990

2 Korrik 2020, 09:38Politika TEMA
Zbulimi pas 3 dekadash: Sigurimi i Shtetit në vrasjen e 17-vjeçarit,

Nga Roland Qafoku

Të hënën e 2 korrikut 1990, Shqipëria kaloi një nga ngjarjet që i dha grushtin e parë të fortë sistemit komunist. 5200 persona u futën në godinat e ambasadave të huaja në Tiranë dhe kërkuan strehim politik në shenjë proteste kundër regjimit. Por sot që kanë kaluar 3 dekada nga kjo ngjarje, Brenda saj ka edhe një ngjarje që pothuajse është mbajtur e fshehur. Ose është folur shumë pak, ose nuk është folur fare. Po atë të hënë, teksa kalonte murin e ambasadës gjermane, i riu 17-vjeçar Artin Basha nga lagja Kombinat i Tiranës u qëllua me dy plumba pistolete nga një person i panjohur zyrtarisht por që dyshohet se e ka qenë polic.

Një javë më pas Basha vdiq në spital. Në fakt, ka dyshime të forta se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e një manipulimi të oficerëve të Sigurimit të Shtetit për të fshehur krimin. Ndërkohë që presidenti i asaj kohe Ramiz Alia deklaroi se asnjë nëne nuk u mungonte djali në shtëpi. Më poshtë po sjellim pjesë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e Shtetit shqiptar 1912-2017”, në të cilin trajtohet gjerësisht edhe kjo ngjarje.

NGJARJA

Futja e 5 mijë shqiptarëve në ambasadat Perëndimore atë 2 korrik 1990 ishte shumë herë më e bujshme si ngjarje se sa vrasja në dyert e Ambasadës Gjermane të një të riu 17-vjeçar nga Tirana. Plagosja dhe më pas vdekja e Artin Bashës ka marrë më shumë vlerë me kalimin e viteve sesa ato orë e ditë të vapës së verës së vitit 1990 kur Tirana dhe gjithë Shqipëria ishte në kaos. Shtoi këtu edhe errësirës së lajmit, ajo ngjarje e lënë me qëllim në hije në fakt ka një simbolikë ekstra: Ndërsa futja në ambasada ishte grushti i parë i madh që mori regjimi komunist, gjaku i derdhur i djaloshit nga lagja “Kombinat” në Tiranë shërbeu që Shqipëria të hapte kufijtë. Si kurrë më parë, 5200 shqiptarë i thanë lamtumirë vendit të tyre që lëngonte prej 46 vjetësh nën diktaturë duke lënë pas në Shqipëri një hero i qëlluar për vdekje teksa kapërcente murin e Ambasadës Gjermane.

SKENA E KRIMIT

Artin Basha e kishte ndarë mendjen atë 2 korrik që do futej në Ambasadën Gjermane. Rasti ishte fatlum për të kur Bodinaku shpërtheu murin e pasmë të Ambasadës Gjermane me anë të një kamioni dhe një turmë e madhe u fut brenda. Artini bëri tentativën e parë të futej bashkë me të tjerë hipur në kamionin e Ylli Bodinakut, por duke qenë shumë i ri atë nuk e kishte lejuar të hipte në kamion. Atëherë Artini bëri tentativën e dytë. Këtë herë në orën 18.00 nuk e bëri dysh edhe pse policia në pjesën e prapme të godinës e kishte kthyer në një kufi të vërtetë dhe kishte ndërtuar me një mur të improvizuar në vend të boshllëkut të krijuar nga kamioni. Hipi në mur me qëllimin për të përfunduar brenda, por një plumb e shoqëruar me një krismë të thatë e goditi nga prapa në kurriz, duke i shkaktuar një plagë me dalje në hije. Fati i keq u shoqërua me një fat të mirë, trupi ra në pjesën e oborrit të Ambasadës Gjermane. Njerëzit që ishin aty afër shpejtuan t’i japin ndihmën e parë. Më të zellshëm ishin diplomat gjermanë. Ata e mjekuan me mjetet rrethanore në ambasadë, por Artini po humbte shumë gjak. Atëherë vetë ambasadori vuri në dispozicion makinën dhe trupi i Artinit u dërgua në spital. Në mbrëmje ai iu nënshtrua operacionit në spitalin kirurgjikal të Tiranës, i cili zgjati 4 orë. Një javë më pas ndërroi jetë në një nga dhomat e pacientëve në këtë spital.

DY VERSIONET E NGJARJES/VERSIONI 1

Plagosja e Artin Bashës dhe më pas vdekja e tij pas 1 javë në spital është nga ato ngjarje që është e mbështjellë me një tis misteri. Regjimi komunist ishte në grahmat e fundit të tij dhe egërsia ndaj atyre që i dhanë grushtin me futjen në ambasada ishte në rritje. Nuk ka dyshim që Artin Basha është qëlluar nga një polic. Familja e Artin Bashës ka grumbulluar dëshmitë e shumë personave që kanë qenë në atë moment aty, por që autorin nuk kanë mundur ta identifikojnë. Kjo është edhe arsyeja që gjithçka më pas ka pasur si qëllim fshehjen e ngjarjes, zhdukjen e gjurmëve dhe kulmi i të gjithë me vdekjen e të plagosurit. Qirace, e ëma e Artin Bashës, shpreh bindjen se ndaj të birit është bërë manipulim për ta vdekur.

“Sapo shkova në spital dhe e pash djalin të plagosur i kontrollova beben e syrit dhe ngjyrën e brendshme të qepallave të poshtme. Ishte ngjyrë e kuqe. Nga ajo që kisha mësuar kjo ngjyrë ishte shenjë e mirë”. 784

Një tjetër element është deklarata e mjekut kirurg që ka kryer operacionin. Qiracja tregon se ai na qetësoi kur na tha:

“Mos u bëni merak. Djali do bëhet mirë”.

Kjo deklaratë u përforcua edhe pas operacionit që sipas mjekëve doli me sukses. Qireca tregon se përsëri mjeku tha se Artini do bëhej mirë.

“Ne u gëzuam dhe nuk patëm asnjë shqetësim ekstrem.Te koka e tim biri qëndronin përherë njerëz, ndërsa unë bëja ushqim për të, si supë apo diçka të lëngshme”.

Por në ditën e shtatë ndodhi ajo që nuk pritej. Artini vdiq krejt papritur pa asnjë komplikacion që ishte i paparashikueshëm. Kjo për familjen hodhi shumë dyshime. Qiraces i kujtohen të vetmet fjalë që ka dëgjuar nga goja e të birit. Nuk arrinte t’i shpjegonte por kishte një këmbëngulje.

“Mama unë do vdes”!

Edhe sot Qiraces i oshtijnë në vesh këto fjalë. Për të nuk ka pikë dyshimi që Artini i kishte thënë këto fjalë për vetë faktin se ai kishte parë dhe kishte ndjerë çfarë mund t’i kenë bërë oficerët e Sigurimit fshehtas atij. Por dyshimet më të forta i ka hedhur oficeri i Sigurimit të Ambasadës Gjermane, Lothar Parzeler.

“Në një moment të caktuar në spital vijnë njerëzit e Sigurimit. Ishin civilë, një tip tjetër policësh nga ata që kisha parë deri atëherë në Tiranë, ishin trupmëdhenj, muskulozë, të shtinin frikën. Donin të hynin tek salla e operacionit dhe ta merrnin djalin.”

Nuk ka dyshim që atë që e synuan, por nuk e arritën përpara operacionit, njerëzit e Sigurimit e realizuan pas operacionit. Në rrëfimin e tij oficeri gjerman Parzeler gati e mbyll diskutimin kur tregon bisedën me një mjek të huaj.

“Më vonë, nga një doktor kubanez, që ndodhej në spital morëm vesh që Sigurimi e kishte marrë nga reanimacioni dhe nxjerrë në pavijon. Më erdhi shumë keq kur mora vesh që kishte vdekur…”

Për herë të parë dyshimet i ka hedhur Sali Berisha. Vetëm pak më shumë se një muaj më vonë, mjeku i njohur në atë kohë në takimin e intelektualëve me Ramiz Alinë ai hodhi poshtë versionin e një incidenti.

“U dha komunikata për 2 korrikun dhe u tha se pati plagosje të lehta nga të dyja palët kur në fakt një i ri ishte duke vdekur në spitalin numër 2 dhe siç duhet ai vdiq. Atij u bënë roje te koka për dy ditë diplomatët e ambasadës gjermane”, tha Berisha.

Versionin e vrasjes nga policia dhe të manipulimit kryeministri në detyrë Sali Berisha e ka mbajtur përherë edhe kur ka qenë në pushtet dhe në opozitë që nga ajo kohë. Më 2 korrik 2010 tek vizitonte familjen e Artinit ai tha:

“Vrasja e Artinit në muret e ambasadës ishte një akt i shëmtuar, por po aq i shëmtuar ishte përpjekja e diktatorit dhe sejmenëve të tij për ta fshehur dhe fajësuar Ambasadën Gjermane për vdekjen e  tij e cila në fakt e dërgoi në spital” (Gazeta “RD”, 3 korrik 2010, faqe 3).

Ironia është se pavarësisht versionit që ka dhënë, edhe drejtori i policisë së Tiranës Dilvar Bengasi ka hedhur dyshimet e veta në këtë ngjarje duke konfirmuar që policia në kë rast është lënë me qëllim jashtë loje.

VERSIONI 2

Drejtori i Policisë së Tiranës Dilaver Bengasi në vitin 1990 hodhi dyshime se në vrasje kanë gisht diplomatët gjermanë, për ta kthyer si shkak që policia shqiptare vrau ata që po futeshin në ambasadë. Ai e lidh këtë me faktin se oficerët e Ambasadës Gjermane kanë rrëmbyer pistoletën një polici shqiptar. Por zyrtari më i lartë i policisë që merrej me ngjarjen, dyshimeve ndaj diplomatëve gjermanë i shton edhe ndaj diplomacisë shqiptare. Bengasi gati sa nuk thotë që kishte një pakt mes Ambasadës Gjermane dhe Ministrisë së Jashtme:

“Duhet thënë se pistoletën që i rrëmbyen punonjësit të policisë dy “diplomatët gjermanë, ajo ambasadë, e dorëzoi në ministrinë e Jashtme pas 20 orësh. Por ky fakt nuk u deklarua asnjëherë as nga ministria e Jashtme e as nga masmedia e asaj kohe as në fillimet e ngjarjes e as më vonë. Nuk u hetua as fakti përse ia rrëmbyen punonjësit të policisë që ishte duke kryer shërbimin”.

Fajësimi i Ambasadës Gjermane është absurd jo vetëm për interesin e treguar prej tyre, jo vetëm dërgimi me urgjencë në spital jo vetëm kujdesi, por edhe këto fjalë të ambasadorit të asaj kohe që u është drejtuar mjekëve shqiptarë:

“Shërojeni se do ta marrim ne në Gjermani. Ky është qytetar gjerman. Nëse ju mungojnë ilaçet, do tua sjellim ne menjëherë nga Gjermania”.

FSHEHJA E NGJARJES

Një plagosje dhe më pas viktimë ishte një ngjarje tejet e rëndë, por jo për regjimin e asaj kohe. Kishte një kujdesie të veçantë që media ta fshihte ngjarjen dhe arsyeja lidhej me faktin se mund të irritoheshin turmat që sipas shefit të Hetuesisë Qemal Lame 100 mijë banorë të Tiranë nga mijë që kishte, ishin në rrugë. Asnjë gazetë ditore apo periodike ato ditë dhe më vonë nuk dhanë këtë lajm. Madje gazeta numër 1 e regjimit komunist “Zëri i Popullit” disa ditë pas ngjarjes bënte sfidën.

“Asnjë nëne nuk i mungon djali në shtëpi”.

Artin Basha ishte një prej tyre. Por për regjimin që për 46 vjet kishte hequr qafe me qindra e mijëra kjo ngjarje nuk quhej.

Ja çfarë shkruan Dilaver Bengasi, në librin e tij “Enigmat e 2 korrikut ’90”, faqe 73-74

“Nga mjediset e ambasadës gjermane, ato ditë të korrikut u nxuar i plagosur rëndë një djalë I ri, I cili u dërgua në spital ku edhe vdiq. Kjo viktimë e vetme e 2 korrikut mban në vetvete edhe enigmën e vet. Mjaft pyetje profesionale për rrethanat e pafavorshme të asaj ndodhi mbetën pa përgjigje siç mund të kenë: Kurd he kush e plagosi? Nëse u plagos jashtë rrethimit të ambasadës aq rëndë sa përfundoi në vdekje, si mundi të shkojë deri në mjediset e brendshme të ambasadës aq rëndë sa përfundoi në vdekje si mundi të shkojë deri në mjediset e  brendshme të ambasadës?”

SKEDA E KRIMIT

ARTIN BASHA

VIKTIMA: ARTIN BASHA

POZITA E VIKTIMËS NË MOMENTIN E VRASJES: Nxënës në vitin e 3-të të shkollës së mesme Teknologjike, Tiranë

POZITAT E TJERA TË VIKTIMËS PËRPARA VRASJES:Nuk ka patur

DITËLINDJA: 23 prill 1973, Tiranë, Shqipëri.

DATA E VRASJES:  Plagoset të hënën më 2 korrik 1990, ora 18.00 dhe vdes të hënën më 9 korrik, ora 09.00, 1990

MOSHA E VIKTIMËS:  17 vjeç, 2 muaj e 9 ditë

VENDI I VRASJES: Plagoset duke kapërcyer murin e pasëm të godinës së ambasadës Gjermane në Tiranë, vdes në spitalin kirurgjik Tiranë, Shqipëri

AUTORI I VRASJES:  Pa autor

MOTIVI I VRASJES: Për kalim të paligjshëm të kufirit

VERSIONI ZYRTAR I NGJARJES: Vdiq 7 ditë pas operacionit kirurgjikal si pasojë e komplikacionit nga dy plagët e shkaktuara me armë zjarri

VERSIONI JO ZYRTAR:  Vdiq nëpërmjet manipulimeve me ilaçe nga pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit

Artin Basha ka thënë për vdekjen, intervistë me nënën e tij Qirace Basha

“Mama unë do vdes”

15 komente në “Zbulimi pas 3 dekadash: Sigurimi i Shtetit në vrasjen e 17-vjeçarit, në Ambasadën gjermane më 2 korrik 1990”

  1. Tironci says:

    Jo gjitheshka eshte korrekte.
    Ate kamionin e ka drejtuar boli i kombinait, ndersa shoferi i tij ishte ulur ne krah.
    E kane goditur murin mbrapa te ambasades ne vendin ku me pare e pati goditur Mondi me roburin e tregtise. Edhe Mondi mbeti i plagosur ne kembe pra u plagos i pari dhe nuk pranoi te shkonte ne spital per kurim.
    Ne morem vesh se ky djali kishte marre nje plumb ne bark, por informacionet ishin shume te vakta ne ate kohe. Kishte edhe tentativa per te na nxejerre jashte me force.
    Sa per personelin e ambasades ata ishin te pa armatosur, pervec nje roje qe ishte i ambasades franceze dhe ishte zezak e qendronte me te shumten e heres ne taracen e ambasades, per te thonin qe ishte i armatosur.
    Sa per Ambasadorin, ai nuk ka qene fare aty, ka qene ne Itali dhe shikonte kampionatin boteror.
    Une e kam takuar ne Itali ate dhe i kam telefonuar edhe ne Gjermani pak kohe me pare. Me pak fjale ai edhe sot nuk e ruan fare per ate cfare ndodhi atehere ne ambasade. Ti jemi falemnderit atij punonjesit te ambasades qe rinte me nje xhakete ushtarake ne radhe te pare qe beri aq shume sa ska bere askush tjeter. Qeveria shqiptare nga frika e pandemise ra dakort me OKB-ne te na sillte uje e sapun se paten frike mos binte ndonje pandemi, ndersa ushqimi ishte i ndaluar. Ne qe u futem te paret kemi ndenjur shume dite pa buke. Per kete djalin na erdhi shume keq dhe i dergojme ngushellimet tona familjes, por kjo ishte jeta dhe rregjimi i keq ne Shqiperi qe u detyruam te leshojme vendin tone ne kete menyre. Me vjen keq por edhe sot Shqipetaret akoma po martirizohen per nje jete me te mire. Ne jemi popull pa fat.

  2. iksi says:

    O Qafok po ti pse nuk ke fol me pare meqe paske wene aty shume afer te ndjerit Artan dhe ty ti paska treguar te gjitha atehere pse ti nuk e qetesove familjen e te ndjerit ne menyre qe te kapej vrasesi ne moment . Me gjithese asnje njeri deri tani nuk ka thene se eshte vrare njeri ne ambasada . Sipas teje plumbi paska bere shume pak zhurme ,Eshte mira me te marre si dishmitare edhe sot ty ne menyre qe familja sadopak te qetesohet kur vrasesi i djalit tyre qe mund te jesh edhe ti ……aj qe e din te marre denim perjete .Prandaj i bej thirrje spakut ta therrase Qafokun si person qe din mbi vrasjen e te ndjerit .

  3. lesh lesh says:

    Shkrim falsifikatoresh pa lidhje faktesh e logjike,
    Ha o popull bar se te japin keta grafomane shtremberues.

  4. Ilir says:

    Qafoku mos eshte gje pa qafe…apo rrjedh nga fis pa qafe…

  5. Emigranti i ndershem Shqiptar says:

    O qafok,
    Dhe ti ke qene tek Gjermania?

    Kam shku per specializimn ne 1995 ne Gjermani.

    Nuk Mund TA imagjinoni pershtypjen dhe mendimin e Gjermaneve per Shqiptaret.

    Te genjyer nga propoganda qe keta Shqiptaret ate kohe “kishin vuajtur per buken e gojes ne Shqiperine socialiste” Paten qene te predispozuar ti ndihmonin me sa te mundnin.

    Ku ta dinin ATA qe iku llumi nga Shqiperia.

    Shqiptaret e mberitur nga ambasada Gjermane Shqiperi nuk bene asnje lloj perpjekje te tu integruar.
    Fare fare pak prej tyre ndoqen shkollat e gjuhes qe shteti Gjerman ja U vuri ne dispozicion umsonst, dmth Pa leke.

    ATA talleshin me mesuesit dhe sot flasin nje gjermanishte ne Infinitiv.

    Vetem vodhen nga do qe vajten.
    Slane gje Pa vjedhur ne qendrat tregetare.
    Vetem vidh e vidh edhe gjera qe skishin nevoje.

    Qendrat tregetare per Here te pare mbas mbritjes se Shqiptareve vune ne perdorim vitrinat e qelqta, cdo gje me vlere U mbyll ne dollape prej xhami dhe Mund te hapej vetem nga njera prej shitesve.

    Deri ate kohe kishin qene hapur, Ora te shtrenjte, Apparate elektronike.

    Mendo si na shikonin koleget Gjermane ne te tjereve.

    Pyetja e pare qe, me se ke ardhur? Me vapor? Duke aluduar per vaporet qe mbritem ne Itali me njerezit e varur Si majmuna.

    ATA te ambasadave deri ne ato vite Skishin bere as perpjekje me te Vogel per te punuar Po jetonin, ndoshta dhe sot me ndihme sociale ne kuriz te taksa paguesve Gjermane.

    Llumi lluma qe U prishi shume Pune vales se dyte te Shqiptareve te mberitur me mundime ne Gjermani disa vite me pas 92-97, kur Shqiperine me te vertete e morri lumi Pa shpresen per rimekembje.

    Mbriten ne Gjermani, mjeket, mesues, inxhinjere, agronome, qe Gjermani i ktheu te gjithe mbrapsht.

    Me vjen shume keq per ta.

    ATA te ambasadave i mbajti Gjermani Si azilante se per aksionn Politik nuk i kthente dot mbrapsht, Po deri nga fundi i viteve 90 nuk U jepte Dokumente te perherhershem qendrimi , aq me Pak pashaporten Gjermane.

    Gjithe Filmat Gjerman me Mafia, organizatoret Jane Shqiptaret.
    E tmershme.

    Kur degjojne Gjermanet fjalet “ich bin Albaner” (une Jam Shqiptar) duan disa minuta te mbledhim veten.

    Per cfare heronjsh flasin sot te gjithe?

    Se kuptoj.

    Na Prishen kaq shume Pune dhe nje imazh qe zor se rregullihet te mendosh se sot Pa Viza vine skifteret per tre muaj qe Bejne vjedhje dhe krime dhe kercasin e ikin dhe U Lene turnin te tjereve.

    Kur mendoj qe prekemi dhe inatosemi me sjellhet e azilanteve te ardhur nga siria Afrika e afganistan,

    Me duhet te terhiqem dhe te pranoj qe te njejten gje bene shqiptaret azilante ne vitet 90.
    Vetem per perdhunime nuk Jane degjuar Shqiptaret Si keta te permendur me lart.

    Por ne lajme thone perher:
    Businessi i droges ne Gjermani eshte ne duart e Shqiptareve.

    Lluma.
    Vetem ai regjim ja U vinte festen sipas kokes. Ja U kishte fajin regjimi atyre.

    Po Pse nuk ndriten ne Gjermani ATA paraziter?

    1. Tironsi says:

      Bravo o zoteri Per sa lexova permbajtjen tuaj eshte me se e vertete Jam dakort me ju Vetem nje dhjete perqindesh njerez te rrgullt kane hyre ne ambasade 90 perqind e te tjereve ishin koplet llumi i Tiranes

  6. Emigranti i ndershem Shqiptar says:

    Kam shku per specializimn ne 1995 ne Gjermani.

    Nuk Mund TA imagjinoni pershtypjen dhe mendimin e Gjermaneve per Shqiptaret.

    Te genjyer nga propoganda qe keta Shqiptaret ate kohe “kishin vuajtur per buken e gojes ne Shqiperine socialiste” Paten qene te predispozuar ti ndihmonin me sa te mundnin.

    Ku ta dinin ATA qe iku llumi nga Shqiperia.

    Shqiptaret e mberitur nga ambasada Gjermane Shqiperi nuk bene asnje lloj perpjekje te tu integruar.
    Fare fare pak prej tyre ndoqen shkollat e gjuhes qe shteti Gjerman ja U vuri ne dispozicion umsonst, dmth Pa leke.

    ATA talleshin me mesuesit dhe sot flasin nje gjermanishte ne Infinitiv.

    Vetem vodhen nga do qe vajten.
    Slane gje Pa vjedhur ne qendrat tregetare.
    Vetem vidh e vidh edhe gjera qe skishin nevoje.

    Qendrat tregetare per Here te pare mbas mbritjes se Shqiptareve vune ne perdorim vitrinat e qelqta, cdo gje me vlere U mbyll ne dollape prej xhami dhe Mund te hapej vetem nga njera prej shitesve.

    Deri ate kohe kishin qene hapur, Ora te shtrenjte, Apparate elektronike.

    Mendo si na shikonin koleget Gjermane ne te tjereve.

    Pyetja e pare qe, me se ke ardhur? Me vapor? Duke aluduar per vaporet qe mbritem ne Itali me njerezit e varur Si majmuna.

    ATA te ambasadave deri ne ato vite Skishin bere as perpjekje me te Vogel per te punuar Po jetonin, ndoshta dhe sot me ndihme sociale ne kuriz te taksa paguesve Gjermane.

    Llumi lluma qe U prishi shume Pune vales se dyte te Shqiptareve te mberitur me mundime ne Gjermani disa vite me pas 92-97, kur Shqiperine me te vertete e morri lumi Pa shpresen per rimekembje.

    Mbriten ne Gjermani, mjeket, mesues, inxhinjere, agronome, qe Gjermani i ktheu te gjithe mbrapsht.

    Me vjen shume keq per ta.

    ATA te ambasadave i mbajti Gjermani Si azilante se per aksionn Politik nuk i kthente dot mbrapsht, Po deri nga fundi i viteve 90 nuk U jepte Dokumente te perherhershem qendrimi , aq me Pak pashaporten Gjermane.

    Gjithe Filmat Gjerman me Mafia, organizatoret Jane Shqiptaret.
    E tmershme.

    Kur degjojne Gjermanet fjalet “ich bin Albaner” (une Jam Shqiptar) duan disa minuta te mbledhim veten.

    Per cfare heronjsh flasin sot te gjithe?

    Se kuptoj.

    Na Prishen kaq shume Pune dhe nje imazh qe zor se rregullihet te mendosh se sot Pa Viza vine skifteret per tre muaj qe Bejne vjedhje dhe krime dhe kercasin e ikin dhe U Lene turnin te tjereve.

    Kur mendoj qe prekemi dhe inatosemi me sjellhet e azilanteve te ardhur nga siria Afrika e afganistan,

    Me duhet te terhiqem dhe te pranoj qe te njejten gje bene shqiptaret azilante ne vitet 90.
    Vetem per perdhunime nuk Jane degjuar Shqiptaret Si keta te permendur me lart.

    Por ne lajme thone perher:
    Businessi i droges ne Gjermani eshte ne duart e Shqiptareve.

    Lluma.
    Vetem ai regjim ja U vinte festen sipas kokes. Ja U kishte fajin regjimi atyre.

    Po Pse nuk ndriten ne Gjermani ATA paraziter?

    Po me vjen mire qe i mbeten gjermanit ne dere. I mbajti me buke ne veshjet shkolla spitale dhe cfare e gjeti prej tyre.deshi te tregonte regjimin n ne Shqiperi se e plasi per shqiptaret?
    Ti mbaje atje.
    Vetem leket per gjygjet e per prokuroret e shtepite e azilit qe paguajne ka 30 vjet.

    Me vjen keq se na mbajne 19% Taxe nga rroga dhe mbajne keta dhe te tjeret qe Kane ardh me pas.

    1. beni says:

      Te me falesh Po shqiptarve te ambasadave ish vetem fillimi,si qenjte te lidhur gjate Kur ja pret zinxhirin?
      Integrimi i tyre ish shum i shpejte,dhe sot nuk ka nga ATA qe kan Probleme dhe Jan bere Model i gjith popujve qe nuk harin te integrohen!
      Nga kapitali ja u kalojn edhe gjermane!
      Kjo qe thua ti eshte nje smire dhe prandaj nuk perparon kurre cte intereson jeta e tjetrit,se me se Meret e cfar Ben ne jete!
      Jeta eshte nje Mister qe njeriu gjithnje eshte i lidhur ne Anen sociale te sistemeve politike dhe behet edhe viktime e ktyre sistemeve!
      Shqiptaret jo vetem qe U hapen pune avokatve,por punesuan mijra e mijra qenje njerezore e neper markata qe askush nuk paguante deri dije!
      Droga i beri avokatet te Arte dhe 19% kontriboj per financat e shtetit,U Suiten makinat e shtrenjte U vun ne Pune ndertimi dhe U punesuan mijra puntore!
      Pa Droge e spekullantet nuk ka kapitalizem!

  7. selfo says:

    Edhe nje here ku do ta gjeni te verteten se genjejne keta: Lexoni Nazif Bezhanin mbi futjen e familjes Popa ne ambasaden italjane ne Tirane 1985 dhe e dyta Biseden e kerçovarit me mikun e tij H. D. ishte regjistruar nga organet e pergjimit. Te dya mund ti gjeni edhe ne gazeten “Bota Sot” , e enjte 30 tetor 2003. Te gjithe sipas oreksit kane shkruar “romane” per keto ngjarje, por e verteta qendron ndryshe. Kush o organizoi, si dhe pse. Edhe shoferi genjen ne ato qe thote. Ramiz Alia deklaron se ; bisedova me Peres de Kuelar, sekretari OKBS-se qe te bisedonte me shtetet perkates te ambasadave ku kishin hyre shqiptaret dhe ti pajisnim me pasaporta dhe ashtu beme. E, po s’do degjojme perrallat e qafokerve dhe kaloçerve tere jeten, duke mos perjashtuar ata qe u bene politikane e shtetare pastaj qe henger, pine , vodhen, vrane dhe tani birbilojne akoma. E gjitha e prgramuar nga brenda dhe jashte dhe e realizuar sipas nje skenari filmi regjizorial Njarjet ndodhen por te komanduara. Ata qe nuk duan, te fala mendjes. Ndersa mbreme ne tv 24 news , Edi Paloka do te deklaronte: une kam qene themeluesi partise demokratike!

    1. beni says:

      Ramiz Alia organizoj hapjen e ambasadave,ish kriza ekonomike ajo qe i coj shqiptaret jashte ne Europe!
      Nuk kish asnje devize,sa Po shisnin bagetit e imta grekut!

  8. selfo says:

    Edhe nje here ku do ta gjeni te verteten se genjejne keta: Lexoni Nazif Bezhanin mbi futjen e familjes Popa ne ambasaden italjane ne Tirane 1985 dhe e dyta Biseden e kerçovarit me mikun e tij H. D. ishte regjistruar nga organet e pergjimit. Te dya mund ti gjeni edhe ne gazeten “Bota Sot” , e enjte 30 tetor 2003. Te gjithe sipas oreksit kane shkruar “romane” per keto ngjarje, por e verteta qendron ndryshe. Kush o organizoi, si dhe pse. Edhe shoferi genjen ne ato qe thote. Ramiz Alia deklaron se ; bisedova me Peres de Kuelar, sekretari OKBS-se qe te bisedonte me shtetet perkates te ambasadave ku kishin hyre shqiptaret dhe ti pajisnim me pasaporta dhe ashtu beme. E, po s’do degjojme perrallat e qafokerve dhe kaloçerve tere jeten, duke mos perjashtuar ata qe u bene politikane e shtetare pastaj qe henger, pine , vodhen, vrane dhe tani birbilojne akoma. E gjitha e prgramuar nga brenda dhe jashte dhe e realizuar sipas nje skenari filmi regjizorial Njarjet ndodhen por te komanduara. Ata qe nuk duan, te fala mendjes. Ndersa mbreme ne tv 24 news , Edi Paloka do te deklaronte: une kam qene themeluesi partise demokratike!
    shenim; nuk e di sakte se mos bera gabim: ne tv ku punon Eni Vasili.

  9. Emigranti i ndershem Shqiptar says:

    Une skam smire se ne saje te punes time dhe shkollimit te marre ne Shqiperi Jam rregulluar sa dhe Gjermanet, akademiket them, me Kane zili.

    Po Kur na i Bejne heronj keta, Si puna e dhjetoristeve me pardesy te bardha.

    Heronj se deshi ramizi qe Si skuth e spiun beri gjithshka qe kish vite qe projektohesh nga jashte.
    Dhe la prapa kete kaos.

    E di ti Ben, qe Shqiptaret e ardhur me pas me ate formim qe kishin n nga Shqiperia, qofte dhe ata te shkollave prefoseionale Pale polikumsat, do kishin zene Vend se ketu ne Gjermani ka mungesa te medha ne Fachkräfte, dmth forca te specializuar, tornitor, frezator, teknik ndertime.

    Pengesa me e madhe eshte gjuha gjermane qe eshte e veshtire.

    Tani Jane vajza dhe djem te rinj qe te ardhur direkt nga Shqiperia Duke bere nje master ketu, Po punesohen ne Pune speciale Si mjek infermiere dhe informaticien.

    Dhe Kur mendoj se cfare niveli ka shkolla tani ne Shqiperi… Me shkollen qe kemi bere ne atehere ne vitet 80. Mesatarja per te marre te drejte studimi qe 9,6.
    Po sidoqofte keta te rinj tashti ja dedikojne kete sukses zellit dhe mundit te tyre dhe prinderve qe u Kane mundesuar mesimet private pas shkolle.

    Po ai brezi im qe erdhi ne 92-2002 U dogjen te gjithe. Dhe keta heronjte e ambasadave kontribuan shume per kete.
    Pastaj 99 lufta ne Kosove, meshuan Kosovaret te shkretet.

    Ballkani komplet nga lufta ne ish Yugosllavi.

    Persa i preket droges dhe kapitalizmit ke te drejte.
    Angebot und Nachfrage Thote Gjermani.

    Dmth tregu ekujlibron dhe rregullon kerkese/oferten.

    Problemi qe Shqiptaret U kthyen mbrapsht.

    1. beni says:

      Ktu e kisha fjalen,qe shqiptaret e ardhur kontribuan aq e shum sa ne shqipri nuk gjeje qofet edhe 1 Dollar!
      Pra nga kta filloj te hyje deviza ne shqipri!

  10. Miti says:

    Duhet pranuar qe ne 2 Korrik ne ambasada hyri llumi. Une kam nje daje dhe nje xhaje qe kane hyre ne ambasada, daja tek gjermanja dhe xhaja tek francezja. Pavarsisht se jane gjaku im, te dy kane qene llum. Njeri bixhozçi dhe rrugaç, tjetri thjeshte rrugaç. Bashke me ta kane hyre dhe shoqeria respektive qe ishin edhe ata te te njejtit brume. Te dy keta sot pas 30 vjetesh nuk kane bere hajer. Xhaja nuk e ka as sot e kesaj dite nenshtetesine franceze. Te dy kane jetuar me ndihma dhe kane bere kerrdine neper supermarkete ato vitet e para. Nuk e di nese ishte orkestruar nga Ramiz Alia apo ndonje agjenture e huaj, por nje gje e di me siguri qe ne ambasada hyri realisht llumi, pavarsisht se kjo sherbeu per tu nxjerre disi friken atyre qe i kishin syte e hapura, dhe per tu hapur syte atyre qe kishin rene ne gjume. Kjo ngjarje pavarsisht permbajtjes ishte nje nga dallendyshet e para qe po njoftonin pranveren qe po vinte.

  11. Tironsi says:

    Bravo o zoteri Per sa lexova permbajtjen tuaj eshte me se e vertete Jam dakort me ju Vetem nje dhjete perqindesh njerez te rrgullt kane hyre ne ambasade 90 perqind e te tjereve ishin koplet llumi i Tiranes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje