Lulzim Basha: Nuk iu premtoj mrekulli, thjesht gjëra normale do bëj kur të jem kryeministër

1 Korrik 2020, 21:35Politika TEMA

Në vijim të turit të takimeve me operatorët turistik, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë me përfaqësuesit e këtij sektori që aktivitetin kryesor e zhvillojnë në Tiranë.

Ndërsa u njoh me shqetësimet dhe pasojat që ka lënë pandemia tek këta operator, kreu i opozitës akuzoi qeverinë se nuk ka asnjë strategji mbështetëse për këtë sektor, por premtoi se me ardhjen e PD në pushtet do të kthehet normaliteti në vend.

“Ne nuk premtojmë mrekulli, por një qeverisje normale, që dëgjon, dialogon dhe bashkëpunon”.

Karantinimi i inspektorëve tatimor, rendi dhe siguria, taksa e sheshtë 9% dhe derregullimi i licencave, do jenë sipas Bashës shtyllat e platformës të PD për turizmin.

“Përmirësimi urgjent i klimës së biznesit duke ju hequr nga qafa inspektoriatet, taksidarët, burokracirat, lejet, autorizimet, ua kanë bërë jetën ferr sipërmarrjes. 

Thjeshtimi i menjëhershëm i sistemit fiskal, taksa të lehta, taksa të përballueshme për ju dhe transparenca për shpenzimet publike, duke i dhënë fund orgjisë së shpenzimeve shtetërore me tendera të shumëfishta”.

Kreu i PD shtoi se kriza e turizmit prek të paktën 200 mijë qytetarë të punësuar në këtë sektor.

9 komente në “Lulzim Basha: Nuk iu premtoj mrekulli, thjesht gjëra normale do bëj kur të jem kryeministër”

  1. selfo says:

    Po ky e ka megjithemend ato qe thote?

  2. Prind says:

    Mos hiq dore nga endrrat Lul, se edhe mund te dalin, kushedi!!

  3. Fli të rritesh , lulush djali ?? says:

    ???
    Gjëja më normale për Lulushin , është gjumi .

    1. Albana says:

      E para gje qe do te beje eshte: do te mesoje aritmetiken e klases 4 fillore.

  4. Zigur Qarri says:

    Fli ti, fli …se i bejme edhe vete ne ato qe thua ti.

  5. ABC says:

    Si per shembull trami

  6. Poko says:

    I shkreti ky qe vdiq per nje cik kryeminister, si Jovan Bregu per nje cik magazinjer.

  7. Populli says:

    Next millenium….

  8. currilsi says:

    me ardhe ti ne pushtet une do marr nenshtetesi ne Zimbabve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje