“Parlamenti të miratojë Kodin e ri Zgjedhor!”, PS i përgjigjet ‘ultimatumit’ të Gazment Bardhit: Ky zotëria duhet të dijë se Kuvendi ka rregulla

2 Korrik 2020, 12:45Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur thirrjes së Gazment Bardhit, që Kuvendi të fusë në mënyrë urgjente miratimin e ndryshimeve për Kodin Zgjedhor.

Ai tha se Kuvendi ka rregulla.

“Kishte dalë një zotëri Gazmend apo Gazmir Bardhi dhe jepte urdhër që Kuvendi të fuste në rend të ditës votimin e Kodit zgjedhor.

Ky zotëria duhet të dijë se Kuvendi ka rregulla.

Kuvendi i Shqipërisë do ta shqyrtojë sipas të gjitha normave parlamentare.

Do të jemi serioz të respektojmë marrëveshjen por do ta diskutojmë edhe me opozitën parlamentare”, tha Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje