Deputetet e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.
Incidenti ndodhi pasi deputeti demokrat Myslym Murrizi kërkoi që të merrte fjalën që të replikonte me kryeministrin Edi Rama, ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk e lejoi pasi kishte radhën për të folur një tjetër deputet.
Ruçi i tërhoqi vëmendjen disa herë Murrizit duke e paralajmëruar se do ta përjashtojë nga seanca nëse nuk ulej.
Kjo solli tensione në sallë dhe menjëherë Ruçi ndërpreu seancën me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Pjesë nga debati:
Myslym Murrizi shkon në foltore: Më përmendi emrin
Gramoz Ruçi: Ka mundësi të ulesh poshtë, se do të zbatoj rregulloren. Ka mundësi të më dëgjosh
Myslym Murrizi: Nuk të dëgjoj fare
Shërbimi i Kuvendit shkon në foltore
Gramoz Ruçi: Ikni andej ju të shërbimit, nuk ka nevojë, ju të shërbimit. Atëherë keni fjalën, e para Kujtim Gjuzit nuk i dhashë fjalën për replikë, se kishte radhën. E dyta keni në dispozicion edhe 15 minuta për cështjen që do të hap tani. Vazhdojmë me projektligjin për parandalimin e krimit. Zoti Murrizi ulu se të jap fjalën menjëherë, ulu poshtë se do të marrë masa, po të jap vërejtje. Po pres dy minuta do të përjashtohesh nga salla. Po ulu more ulu. (TemA)