Wisner Jr: Kosova duhet të reflektojë unitet kombëtar

2 Korrik 2020, 17:41Rajoni TEMA
Wisner Jr: Kosova duhet të reflektojë unitet kombëtar

Intervistë me ambasadorin Frank Wisner Jr, ish perfaqësuesin e SHBA-ve në procesin e negociatave për statusin e Kosovës

Nëse ka një moment, kur duhet ngritur mbi dallimet personale dhe partiake dhe të bashkoheni në një qëndrim të përbashkët kombëtar, që të ruhet stabiliteti i vendit dhe të krijohet një qeveri e përbashkuar që mund të përballojë edhe problemet ekonomike edhe shëndetësore si dhe këtë krizën aktuale, atëherë ky është ai moment. Unë besoj se të gjithë miqtë e Kosovës nga jashtë, duhet të përkrahin një përbashkim të këtillë, porosit Ambasadori Wisner

Nga Halil Mula dhe Leart Hoxha

E pazakonshmja po kthehet në të zakonshme këtyre ditëve. Jemi në një normalitet abnormal. Si po e menaxhoni situatën këtyre ditëve?

Posi, është kohë e jashtëzakonshme, madje gjithandej në botë. Në Shtetet e Bashkuara, në Kosovë po ashtu. 2020-a duket se do të del një vit i tmerrshëm. Ende nuk ka përfunduar gjysma e këtij viti dhe kush e di se çka mund të ndodhë deri në fund. Siç e dini, në këtë vend jemi duke i përjetuar tri kriza njëkohësisht. Jemi duke përjetuar krizën me COVID-19, krizën ekonomike, si pasojë e së cilës gati 35% e amerikanëve tashmë janë të papunë dhe shumë biznëse kanë pësuar rënie. Dhe, së treti jemi duke përjetuar një krizë të brendshme, strukturore në vendin tonë, meqë amerikanët e zij janë duke kërkuar vendin e tyre në shoqëri dhe në sistemin e drejtësisë pas vrasjes së Geroge Floydit. Pra, kemi një problem racor, një problem pandemik dhe një ekonomik. Për ti komplikuar gjërat edhe më shumë, kemi edhe zgjedhje që po afrohen dhe nëse shikohen gjërat në botë, e shohim që ka shumë zhvillime dramatike. Kuptohet, brenda këtyre zhvillimeve, e kemi edhe këtë lajmin dramatik nga Kosova.

Kur jemi tek zgjedhjet, cili është parashikimi juaj?

Jam mjaft gjatë në politikën amerikane, sa për të ditur që nuk duhet bërë parashikime. Çdo parashikim që kam bërë, ka dalë i gabueshëm, posaçërisht në kohë si kjo, kur i kemi edhe katër muaj deri në zgjedhje. Nuk ka fare dyshim se Presidenti aktual ka rrëshqitur. A ka ai gjasa që të kthejë votuesit e tij dhe të zhvillojë një narrativ që do ti bindë amerikanët. Që mund të vlejnë tregimet e tij për ekonomi dhe sundim të rendit e ligjit, atij i duhet të punojë edhe shumë. Kundërshtari i tij, është politikan shumë i shkathtë, i vendosur të mos bëjë gabime dhe njeri që ka treguar shumë fuqi të konsiderueshme në disa nga shtetet ku ka garë të fortë zgjedhore. Gati po aq të rëndësishme janë edhe zgjedhjet për Senat, ku Republikanët duhet të luftojnë shumë për të mbajtur shumicën.

Aty ka disa ulëse për të cilat ka garë të fortë dhe nuk ështe e sigurt që Republikanët mund të mbajnë shumicën në Senat. Sa i përket Kongresit, aty mendoj se Demokratët kanë epërsi të sigurt. Por, të presim nëntorin, ose së paku kohën më të mirë për të parashikuar zgjedhjet, që është rreth dy javë para zgjedhjeve. Aktualisht jemi shumë larg dhe mund të ketë shumë befasi në zhvillimet ndërkombëtare, por edhe vendore.

Do të flasim tani për situatën në Kosovë. Një takim i shumë pritur midis përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Richard Grenell, është anuluar, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës njoftoi se kanë përgatitur një aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thacit për krime lufte. A mendoni se mund të vazhdojë dialogu, pas publikimit të kësaj informate?

Dialogu duhet të vazhdojë! Por, tash ka shumë gjëra që duhet të ndodhin, para se të rifillojë një dialog serioz politik. Unë e shoh këtë periudhë si një sfidë të madhe në historinë e shkurtër të shtetit të pavarur të Kosovës. Asnjëherë nuk ka pasur krizë kaq të madhe. Kjo është një krizë e rëndë politike dhe kushtetuese njëkohësisht. Tani kemi edhe një akuzë që është bërë publike në media, në mënyrë të paparë më herët. Asnjëherë nuk kam parë se si një prokuror i bën publike akuzat, para se gjykatësi ti miratojë ato, ose jo. Kjo është e pazakontë, madje pa precedent. Sidoqoftë, kjo është një fakt. Unë e kam dëgjuar më shumë vëmendje fjalimin e Presidentit të Kosovës, z. Thaçit. Unë mendoj se ai ka marrë të vetmin pozicion që ka mundur, por prapë e respektoj për këtë veprim. Ai tha se nëse aktakuza konfirmohet nga Gjykatësi, ai do të japë dorëheqje nga Presidenca dhe do të ballafaqohet me pasojat juridike. Edhe më shumë e respektoj qëndrimin e tij që ai gjtihnjë e ka përkrahur drejtësinë, themelimin e kësaj gjykate dhe që ai kishte dhënë fjalën e tij, edhe para se të bëhej President, se Kosova do të respektojë vullnetin e komunitetit ndërkombëtar dhe punën e sistemit të drejtësisë.

Për të qenë shumë i sinqertë, ajo që tani më brengosë është kriza. Kjo nuk ka ndodhur më herët dhe institucionet e Kosovës janë ende të reja. Konsensusi politik në vend është akoma i dobët dhe kjo është një goditje e madhe. Nëse Presidenti jep dorëheqje dhe Qeveria ka një shumicë të brishtë në Kuvend, si mund të rithemelohet ose ristrukturohet një sistem funksional qeverisës. Pa përmendu fare këtu se si do të ballafaqoheni pastaj me akuzat nga Dhomat e Specializuara. Mendoj që është koha që të gjithë kosovarët duhet të jenë te brengosur për qëndrueshmërinë dhe për stabilitetin e institucioneve të vendit të tyre. Unë nuk bëj paragjykime se çka duhet të bëjnë liderët, pro ata e dinë çka është në interesin e tyre. Natyrisht , negociatat duhet të vazhdojnë. Evropianët e kanë bërë të qartë se duan të luajnë rol në këto negociata dhe jam i sigurt se SHBA do të vazhdojë të interesohet për këtë proces. Por, kjo është disa hapa larg nga ajo ku jemi tani. Fillimisht duhet të tejkalojmë krizën. Duhet ta menaxhojmë këtë krizë.

E thatë edhe ju, aktualisht gjykatësi i procedurës paraprake është duke vlerësuar aktakuzën për të vendosur a ta konfirmojë apo jo. A mendoni se kjo e ka dëmtuar pozitën negociuese të Presidentit të Kosovës, z, Thaçit?

Natyrisht se po. Kjo s’mund të kuptohet ndryshe. Aktakuza ndaj tij është bërë publike dhe ai ka thënë se kjo është ngjashëm me atë që ne në SHBA i themi “gjyq i kengurëve”, ku ndodh që gjykoheni dhe vareni edhe para se gjykatësi t’ua japë fjalën.

Çkado që ndodhë, ai tashmë akuzohet për disa krime shumë të rënda. Edhe nëse këto akuza nuk konfirmohen nga gjykatësi, ose edhe nëse shkohet në proces gjyqësor dhe aktakuza mundet me procedurë gjyqësore, Thaçi tërë jetën do ta bartë barrën e kësaj akuze për krime të luftës dhe krime të rënda e specifike.

Natyrisht se pozita e tij është dobësuar, nuk ka dyshime këtu. Por, ka një dallim ndërmjet detyrimeve të tij ligjore personale dhe përgjegjësive shtetërore si President i Kosovës. Aktualisht Kosova ka nevojë për lidership të fuqishëm dhe kjo nevojë është mbizotëruese. Si të ruhet pavarësia e Kosovës, sovraniteti dhe stabiliteti i saj. Këto çështje tash po diskutohen, shumë më shumë sesa personaliteti i Presidentit, edhe pse unë bashkëndjej me të gjithë ata që janë të akuzuar sepse kjo është kohë e vështirë për ta, edhe për Presidentin që e njoh personalisht dhe kam punuar me të.

Edhe pse bashkëndjej me ta, sot çështja kryesore është e ardhmja e Kosovës.

Në qarqe të ndryshme, kjo aktakuzë po cilësohet si politikisht e motivuar kundër UÇK-së. A shihni ju elemente politike aty?

E dini si? Unë nuk mund ta shpjegoj pse prokurori veproi kështu, vetëm ai mund ta shpjegojë këtë. Unë po ashtu besoj që shpejt do të mësojmë se cilat ishin këto arsye, pasi gjyqtari të marrë vendimin e tij.

Ky është veprim i pazakontë dhe sipas meje, jo i duhur, këtë do ta marrim vesh dhe nuk do të spekuloj pse veproi kështu. Këtë nuk e di. Atë që e di, është se na ka lënë të gjithëve neve që ia duam të mirën Kosovës, si mua ashtu edhe vendit tim, Evropës, meqë Evropa është pjesë e Evropës dhe të gjithëve na ka vendosur përpara në problem shumë të rëndë.

Të gjithë tani duhet të jemi shumë të pjekur dhe duhet të punojmë së bashku. Unë nuk jam pajtuar dhe këtë e kam shprehur me shkrim kur i kam shkruar bashkë me nënsekretarin Nicholas Burns, në Washington Post. Nuk jam pajtuar me negociatat që Grenell i ka organizuar në Shtëpinë e Bardhë. Nuk jam pajtuar sepse nuk besoj që mund të negociohet një epilog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse Evropa dhe SHBA nuk janë bashkë. Fakti që ne ecëm rrugës sonë, pa konsultime paraprake me Evropën dhe pa tentuar që të pajtohemi për hapat tonë, besoj se është gabim.

Por është një gabim që ndodh për arsye. Miqtë e mi evropianë janë treguar shumë të ngadalshëm që të merren me problemet në Ballkan. Nuk kanë liberalizuar vizat për kosovarët dhe nuk kanë dhënë mjete për përmirësim të infrastrukturës, nuk kanë qenë shumë të fokusuar në qëllimet e negociatave. Evropa tash duhet të përmblidhet dhe ne bashkë me Evropën duhet të gjykojmë drejt dhe të punojmë bashkë.

Kohëve të fundit ka pasur mospajtime të hapura ndërmjet përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian rreth dialogut në Kosovë dhe kjo ka sjellë edhe polarizim të skenës politike në Kosovë.

A mendoni që SHBA dhe BE janë duke zbatuar dy agjenda të ndryshme në këtë proces?

Për fat të keq mendoj kështu dhe mendoj se kjo do ta dëmtojë epilogun e kërkuar, që është stabiliteti në Ballkan.

Unë besoj se së bashku SHBA dhe BE mund të bëjmë gjëra të mëdha, siç kemi bërë në të kaluarën, por kur jemi të ndarë, jemi të dobësuar.

Nëse SHBA negociojnë pa i konsultuar evropianët, siç tashmë ka vendosur z. Grenell, kjo do të thotë se çkado që ai mbërrin në negociata nuk mund të mirë mbahet në terren, nëse nuk ka marrëveshje paraprake.

Kjo është arsyeja pse unë e bëra një shkrim kundër kësaj iniciative bashkë me z. Burns.       Ne besojmë e interesi i mirë për SHBA dhe për rajonin, ka qenë për më shumë se një dekadë, që të punojmë bashkë për paqen në Ballkan.

Po ashtu kemi parë që kjo administratë ka bërë përpjekje më të mëdha në dialog, posaçërisht pasi Ambasadori Grenell u emërua si i dërguar i posaçëm i Presidentit për dialogun.                                                                                                                             Si mund të krahasohet qasja e administratës Trump me qasjen e administratave tjera amerikane sa i përket Kosovës?

Administratat e kaluara, dhe këtu mund të flas që nga koha e Presidentit Clinton, kur Kosova u bë krizë e madhe ndërkombëtare, edhe pse kjo ka filluar me administratën Bush. Por, ne në SHBA, atëherë kemi konkluduar se nëse Evropa do të jetë stabile, paqësore dhe e plotë, duhet të ketë paqe në Ballkan.

Ky proces duhet të bëhet dorë për dore në bashkëpunim SHBA – BE. Çdo krizë që e kemi pasur në rajon, ne dhe evropianët, kemi punuar bashkë. Natyrisht kemi pasur dallime dhe qasje të ndryshme, por ka ekzistuar një qëllim i përbashkët. Problemi im me administratën e tashme, është që kemi ndalje të bashkëpunimit me Evropën dhe po tentojmë të gjejmë terren midis Presidentëve Vucic dhe Thaçi dhe që të sjellim të gjithë në Washington. Druaj se kjo mund të jetë vetëm një ngjarje ceremoniale, për të shkrepur ca foto, por ka një strategji të menduar. Kjo strategji nuk është menduar bashkë me evropianët.

Unë kam shumë rezerva në këtë aspekt. Unë nuk kam problem nëse ne ndihmojmë procesin, por duhet të japim ndihmë në bashkëpunim.

Por, a nuk po sillet edhe BE në në të njëjtën mënyrë? Duke dashur të marrë përsipër dialogun dhe të anashkalojë SHBA?

Jo. Deri më tani, BE, duke pasur përkrahjen dhe mirëkuptimin tonë, e ka udhëhequr dialogun. Znj Mogherini dhe znj Ashton kanë marrë përgjegjësi që të bëjnë bashkë palët. Por, ne gjithmonë kemi qenë të konsultuar dhe ne kemi qenë pjesë e qëllimeve të tyre. Ne kemi dhënë edhe përkrahje politike për ato negociata dhe kemi dhënë përkrahje të vazhdueshme politike për Kosovën, kemi pasur edhe prani të trupave të NATO-s, me përkrahje të plotë amerikane.

Por, të shohim se si administrata jonë bllokon ndihma ekonomike për Kosovën, sipas meje është gabim thelbësor. Mendoj se kërcënimi se mund të tërheqim trupat nga Kosova është po ashtu shumë i gabuar.

Ne nuk i trajtojmë miqtë tanë në Kosovë me kërcënime. Ne ata i trajtojmë me mirëkuptim. Tani na duhet të rindërtojmë besimin dhe respektin që Kosova e meriton.

Si pararendës i Ambasadorit Grenell, si njeri që e keni përfaqësuar Shtëpinë e Bardhe në procesin e statusit të Kosovës, që rezultoi me pavarësinë e vendit, cili do të ishte mesazhi juaj për Ambasadorin Grenell dhe lidershipin e Kosovës?

Fillimisht, mesazhi im për këdo që më dëgjon, sepse ka kohë që jam pensionuar, është që është urgjente të kemi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të krijojmë rrethana normale ndërmjet këtyre dy vendeve, që ato të mos minojnë perspektivën e njëra – tjetrës, por të punojnë bashkë.

Kjo është urgjente sipas meje dhe duhet të arrihet. Por, pas zhvillimeve të fundit, kur po presim si do të veprojë gjykatësi në rastin e z. Thaçit, nëse Presidenti akuzohet dhe jep dorëheqje, atëherë jemi një krizë afat shkurte dhe lidershipi duhet të punojë që vendi të qëndron së bashku dhe bashkëpunon dhe mban qetësinë dhe rendin dhe ka bashkëpunim politik. Kjo është kërkesa e parë.

Këtë duhet bërë bashkë me Evropën, që duhet ti ofrojë Kosovës rrugë të qartë dhe nëse Kosova mund të rregullojë punët e shtëpisë dhe më pas të vazhdojë përpara me negociata, aty do të ketë përfitime të qarta dhe të matshme për Kosovën. Kosova do të ftohet në familjen evropiane dhe ato përfitime duhet të jenë të matshme dhe të qarta. Dhe unë besoj se ato duhet të jenë përfitime ekonomike. Besoj që infrastruktura duhet të rindërtohet. Besoj se Evropa, me ndihmën e SHBA duhet të marrë primatin në ndërtim të institucioneve, të sistemit të drejtësisë, ose të bëhen punë tjera që duhet të vazhdojnë. Por, tani, kryesorja është që të stabilizohet ambienti politik.

Ambasador, ju falënderoj për kohën dhe për gatishmërinë të jeni mik dhe këshilltar i Kosovës.

Dëshirat e mira më të mira i kam për miqtë e mi në Kosovë. E di se është kohë e vështirë, por Zoti qoftë me ju.

3 komente në “Wisner Jr: Kosova duhet të reflektojë unitet kombëtar”

  1. Atdhetari says:

    Kosova rrezikon pavaresine e per pasoje do ti duhen edhe nja 100 vitete tjera qe ta rifitoje ate deri sa ne SHBA te dali nje Bill Klinton tjeter e pas mandatit te tij mos te kete pasardhes si Bushi e Obama ku jo vetem qe e lane kete problem si ne harese por perkundrazi iu afruan Serbise ,e nga ku situata e sotme tregon qartazi se vrasesi u vesh me uniformen e viktimes e viktimen po e veshin me zorr me uniformen e vrasesit!Si gjithnje pune prostitucioni politik ne dem te nje populli qe sot jo qe duhet te ndahej perfundimisht me okupatorin vrastar por njekohesisht duhet te ishte demshperblyer per gjenocidin 100 vjeçare e te fillonte bashkejetesen me fqinjet qe jo vetem nuk i zgjedh dot por eshte edhe i detyruar qe tu buzeqeshe!
    Edhe ky abnasador flete me sikur e jo me gjuhen qe duhet folur paqster qarte si ne vitet 1998 ku i madhi president e miku i perjete i kombit Shqipetar i tha stop jo vetem makines ushtarake vrastare Serbe por njekohesisht beri ate qe duhet me fuqite e botes duke i vene ne reshte e duke firmosur te gjithe nje per nje per kapitullimin pa kushte te Serbise vrastare!Sot pas 21 vitesh nuk eshte çudi qe trupat Serbe te krijojne incidente ushtarake duke provokuar ne pjesen e veritu te Mitrovices e lobimit galopant per terheqjen e te gjitha vendeve qe kane bere njohjen e Kosoves se pavarur per ti rikthyr asaj ose autonomine ose per ta detyruar te beje me zorr bashkimit me Shqiperine duke i marre gjithe veriun e Mitrovices e pasketaj ti njohi Shqiperise teritoret e Kosoves!
    Politiken boterore sot e luan Cari Rus Putin te gershetuar me superfuqine tjeter Kinen per ti thene stop shtrirrjes se SHBA-se ne Ballkanin perendimor dhe per ta detyruar ate te terhiqet,fale edhe sharlatanizit te atij qe sot drejton shtetin me te fuqishem ekonomik e ushtarak ne bote!
    Kosova eshte ne rrezik te lojrave te pista te fuqive te medha ku sejcili shikon kredon e tij ne kete problem akut e egon e tij kundrejt nje vendi qe fatkeqesisht politikberrja e brendeshme jo vetem qe le shume per te menduar por se edhe te gjitha forcat kane harruar thelbin per ekzistencen e shtetit te tyre duke u marre me akuza te ndersjellta per kredo postesh deri perse jo edhe ne venie zjarri Kosoves per interesa te tyre personale!Forca me rregresive sot eshte ajo e Al Bin Kurtit qe po imiton PD e shqiperise ne vitet 90 -97 qe o e drejtoj une kete vend ose e djeg e e bej shkrum e hi!Pretendimet e saj liliputjane kane mbritur deri aty qe pasi genjyen nje popull te tere donin ti versuleshin edhe Shqiperise por koha i tradhetoi e nuk u premtoi per rrevolucione me ushta ne duar!
    Ndaj sot eshte veshire te percaktosh rrugetimin qe ka Kosova pasi tashme jo vetem qe ka humbur shume kohe por se edhe ka bere te pamunduren duke merzitur aleatet tane deri ne ate pike sa ndoshta kur u permendet ky problem mbyllin veshet sikur nuk kane kohe e jane te zene!Te mos harrojme qe ne kete periudhe SH.B.A-ja ka problemet e veta e ethet elektorale per zgjedhjet,ndersa Europa vazhdon te luaj me lojrat e felliqura qe ka luajtur ketu e nje shekull me vendet e kontinentit te saj!
    Kohet jane kthyer mbrapa ku ç’do gje duhet te filloje nga e para por me nje ndryshim thelbesor sepse tash pas 21 vitesh Serbia e ka hequr nga partneret trajtimin e vehtes si makine vrastare e gjenocidjane e tash ulet ne tavolinen e harreses si zgjidhes problemesh ku pa pranin e saj zorr se mund te arrihet ndonje rezultat pozitiv!
    Kosova ka fituar vendin e pare pa i dhene diplomen e kupen ku arbitrazhi qe vetngriti nuk eshte ndonje çudi te dale me ndonje vendim qe nuk i takon!

  2. Pokeristi says:

    Intervista ështe e sakte,objektive,konstuktive.E gjithe kjo interviste behet nga nje dipllomat kariere,nga nje amerikan me integritet te larte,nga nje njeri qe do vendin e tij,do Kosoven dhe Evropen .
    Nepermjet rrjeshtave te kesaj interviste lexohen qarte arsyet e verteta te nje gjykimi eksperimental nderkombetar,siç e shprehu kryeministri Rama.Dhe me nje finese diplomatike gati gati edhe emri i atij qe i takon i gjithe ky peshtjellim i papreçedente politik.

  3. E VERTETA says:

    Dyhet kuptuar mire se gjithmone pas bisedimeve jane interesa te medha ekonomike.

    Ne rastin konkret interest jetike te popullit kosovar te mekembura qysh nga Jugosllavia monarkike.

    ME 6 KORRIK 1999 KFOR JA LA TOTALISHT SHQIPTAREVE TE KOSOVES PUNEN NE MINJEREN E PERMBYTUR.

    Qe tegon qarte se I la nje pasuri prej 29 milion ton xeherore plumb-zink-argjend me vleren e socme ne Bursen e Londres

    Argjendi= 13, 5 MILIARD DOLLAR AMERIKAN
    Plumbi- 1.2 MILIARD DOLLAR AMERIKAN
    Zn= 2.06 MILIARD DOLLAR AMERIKAN

    TOTALI= 16. 8 MILIARD DOLLAR AMERIKAN

    Duhet theksuar se aktualiht ne Evrope dhe bote jane metale deficitare dhe shume te rendesishme

    Plumbi perdoret per qelizat fotovoltaike, kabllo te fuqishme me voltazh te larte, bateri, dhe super capacitor

    Zinku ne baterit, ngjyrosje peciale, bujqei, tubacione special dhe aliazhe

    Argjendi ne mjeksi, elektrik dhe elektronik, monedhe dhe dekorata, fotografi, aliazhe peciale

    Ne vitin 1991 Nikolai Sainovic ish minister i minerave dhe energjitikes se Serbise, nje kriminel lufte pas 1999, beri qe 89.3% e kapitalit te ishte ne gjendje pronesie “sociale”, qe flet shume per shperndarje pronesie/aksionesh, qe s’dihet ne c’duar jane?

    Novak Bjelic ish dejtor i Trepes, ka pasur dhe duhet te kete asete/pronesi private ne Trepce te Kosoves.

    Duhet kujtuar ketu se ish-kompleksi Trepcia ka patur asete/prona si fabrike flotimi/pasurimi ne Serbi dhe Mal te Zi, uzina akumulatoesh ne Zastava, fabrika frigoriferesh, hotele ne bregdet ne Mal te Zi dhe bregdetin dalmato-malazez,, prona bujqesor ne Vojvodine.

    Qe do te thote se prodhimi i Kosoves, pasurit e Kosoves, jane pervetsuar/grabitur dhe kthyer ne prona qysh nga Jugosllavia e Vjeter deri ne Serbin e socme, permes nje shfrytezimi barbar qe s’ka marr ne konsiderate perspektiven e metejshme.

    Pra per periudhen nen Jugosllavine jane kryer perfitime perrrallore nga njerez jasht Trepces, duke i vjedhur ato pasuri per dekada.

    Ata qe kane punuar direkt ne minjere kane qene minatore kosovar dhe jane trajtuar e paguar si skllever per buken e gojes dhe e kane paguar me djersen dhe gjakun e tyre prodhimin.

    Keshtu qe Serbia e socme, ne cdo pikpamje nuk ka ckerkon ne Kosove me, duhet Kosova te kerkoje ku kane vajtur miliarda dollare qe kane dale nga kompleki minjera-uzina te Trepces.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje