Palmer: SHBA dhe BE nuk janë rivalë, angazhohemi për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

1 Korrik 2020, 23:02Rajoni TEMA

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, dhe i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak thanë sot (1 korrik) se SHBA dhe BE nuk janë rivalë dhe kanë të njëjtat synime dhe vizione për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një video-konferencë për “Dialogët ballkanikë, organizuar nga Concordia, Instituti East West (EWI) dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), Palmer tha se SHBA mbetet e angazhuar në rajon për të siguruar qëllimin përfundimtar, normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, raportuesja e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor, Viola von Cramon, tha se pret që një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi të realizohet në vjeshtën e këtij viti kur do të mbahet konferenca e Parisit.

Dialogu Kosovë-Serbi u planifikua të riniste më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, por aktakuzat e ngritura ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Vesli për krime lufte, bëri që ky takim të anulohej.

6 komente në “Palmer: SHBA dhe BE nuk janë rivalë, angazhohemi për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi”

  1. Bbb says:

    Fike te njejtat synime …po duket
    As nuk fshihen më…fondaconi i Beogradit për Përsosmërinë Politike
    QR

  2. L says:

    Jan gje cunat e Nacertanies nga akademia serbe te ai fondi aty?

  3. XHOI says:

    drejtesi per george floyd

  4. XHOI says:

    drejtesi per george floyd
    dhe ku shkon ari i mitrovices

  5. XHOI says:

    drejtesi per george floyd
    dhe ku shkon ari i mitrovices

  6. selfo says:

    Vetem ne konfernecat e Parisit mos i çoni çeshtjet shqiptare se atj kane gjetur vdekjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje