Hashim Thaçi, viktimë e inatit të tejzgjatur të Macron?

2 Korrik 2020, 09:51Rajoni TEMA

Në daljen më të parë publike sapo mësoi lajmin se Hashim Thaçi mund të akuzohej për krime lufte, kryeministri Rama ishte në Parlament. Në kostumin tij rrinte mbëthyer medalja e “Komandantit të Legjionit të Nderit”, të urdhëruar nga Presidenca franceze.

Nuk ishte Macron, por paraardhësi i tij. Atë ditë ky detaj dukej i rastësishëm, me tej kur Rama foli nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” figura legjendare dhe baca i luftës së UÇK-së, përdorimi i atij medaljoni në Kuvend, ndoshta nuk ishtë fare rasësisht.

Kur në Prishtinë Edi Rama kërkoi bashkimin e të gjithë shqiptarëve për të kundërshtuar ndërkombëtarisht akt-akuzën, e ngritur ndaj presidentit të Kosovës e kërkoi këtë me këmbëngulje si një domosdoshmëri, që nuk lidhet vetëm me fatin e një, dy apo disa personave, por me fatet e kombit shqiptar.

Ai tha se sot shqiptarët janë përballë brezit të ri të ndërkombëtarëve. “Gjenerata që ka bërë luftën nuk janë më aty. Pjesa dërrmuese e tyre janë në pension, flas në botën ndërkombëtare. Të tjerët ca i dinë, por të gjithë po ju them nuk e dinë fare, flas në nivelet më të larta, se çfarë historie ka drejtësia ndërkombëtare në Kosovë dhe çfarë historie ka drejtësia ndërkombëtare mbi luftën e Kosovës me Serbinë”, deklaroi Rama.

Kryeministri refuzoi që të përgjigjet se kush qëndron pas akt-akuzës së Hashim Thaçit, por tërthorazi mund të ketë zbuluar se cili është burimi “anti-shqiptar” në Bashkimin Europian.

“Nuk më rezulton që kishte ndonjë rrugë në atë zonën e kufirit që lidhte Prishtinën me Parisin, ose me Londrën. Nëse ju dini ndonjë shteg atje që mund të shkoje nga Prishtina për në Londër dhe Paris ma thoni”, tha Rama duke argumentuar se vendosja e kushtit të demarkacionin me Malin e Zi për liberalizimin e vizave për Kosovën ishte një vendim plotësisht politik.

Londra është shfaqur në mos plotësisht mbështetëse, më neutrale në qëndrimet e saj karshi Shqipërisë dhe shqiptarëve. Po Parisi? Prej 2017-ës, me zgjedhjen në Elize të Emmanuel Macron, perceptimi i krijuar është ai i një France që për hir të luftës së brendshme në BE me Gjermaninë ka bllokuar proceset integruese të vendeve të Ballkanit.

Por, jo të gjitha vendet e Ballkanit janë “ndëshkuar” njësoj nga qëndrimet e Macron. Serbia dhe Mali i Zi nuk kanë qenë pjesë e “Jo”-ve të shpeshta të tij, përkundrazi, Beogradi mbetet sot i vetmi kryeqytet ballkanik i vizituar nga presidenti francez.

Rastësi apo jo, sot është fakt se viktima të Macron janë dy shtetet shqiptare, pra Shqipëria dhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku përsëri jeton një pjesë e konsiderueshme shqiptarësh. Shqipërisë Macron i refuzoi hapjen e negociatave me arsyetimin se disa mijë shqiptarë aplikonin për azil në një vend 70 milionë banorësh. Ishte po i njëjti Macron që i mohoi Kosovës liberalizimin e vizave, këtë herë duke përmendur kërkesat e larta për azil të shqiptarëve të Shqipërisë.

Këtë qëndrim bllokues e konfirmoi së fundmi edhe raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, vetëm pak ditë më parë, kur tha se duhet pyetur Emmanuel Macron se përse nuk po liberalizohen vizat për shqiptarët.

“Është në dorën e Këshillit Europian që ta trajtojë këtë çështje. Por, nëse dëshironi që të keni një rol konstruktiv për të, merrni në telefon Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe pyeteni. Do të befasoheni nga përgjigja e tij”, ka shkruar Cramnon-Taubadel.

Kur kryeministri Rama u takua gjatë samitit të Triestes me presidentin francez macron sihte me atle dhe kostum. Shumë e kritikuan këtë sfaqje për mungesë serioziteti ndaj francës. Sicd duket se rodhën ngjarjet pas , ndoshta Rama ka patur të drejtë për të mos e “respektuar” shqiptarisht zotin Macron më shumë sesa e meriton.

Dy vjet më vonë, në vjeshtën e vitit 2019 , Rama pranoi se nuk mundi ta bindë Macron për të dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe se Shqipëria nuk ishte në “sferën e tij të interesit.

“Presidentin e Francës s’e ndikon as Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, e as reforma jonë zgjedhore, nuk kanë lidhje. S’janë në sferën e interesave e të vëmendjes së tij. Nuk jam në gjendje të them cili do të jetë qëndrimi i Francës. Po mirëkuptoj plotësisht, që Franca është një vend i madh, ka të drejtë të shohë ndryshe raportin me BE dhe ka të drejtën të mos e ketë mendjen te ne, pavarësisht sa e padrejtë na duket ne kjo”, deklaronte kryeministri.

Nga kjo deklarata kanë kaluar vetëm pak muaj dhe vështirë se Shqipëria dhe shqiptarët janë në përfshirë në “sferën e interesit” të Emmanuel Macron, por ama as jashtë sferës së inateve që këtej nga Shqipëria i thonë se “për inat të sime vjehrre, shkoj të fle me mullxhinë”.

Rama na dha ca detaje për këtë në Prishtinë kur na tregoi se dhe për COVID-in ka vende që i mbyllnë kufijtë e lëvizjes së shqiptarëve në BE, sikundër i lejon marrëveshje për liberalzimin e vizave, pa u bazuar tek shifrat, por vetëm e vetëm që qytetarë të Shqipërisë, apo Turqisë të mos jenë aty mes tyre…(SI)

24 komente në “Hashim Thaçi, viktimë e inatit të tejzgjatur të Macron?”

  1. Eri says:

    Franca historikisht ka qene armike e betuar e Shqiperise.Historia keshtu ka qene e keshtu do te mbetet edhe pas qindra vitesh e perjetesisht.Po ne kemi nje pike te dobet me Ramen kryeminister sepse ky ka qene dhe i arrestuar ne France per trafik ikonash te vjefhura ne kishat shqiptare ne vitin 1993.Kur te kemi nje klase politike me dipllomate te pakapshem dhe te zote do te bejme perparim.Me keta qe jane sot rrezikojme shume si komb.

    1. ben says:

      Eri-mos u bej tellalli i “Qytetarit Dixhital”, qe te perhapesh shpifjet e Sali Berishes. Edi Rama nuk ka qene kurre i arrestuar, as ne France dhe asgjekundi tjeter. Te verteten e ke po ne komentin tend, kur thua se “Franca ka qene dhe do jete historikisht kunder nesh”.
      Franca ka rivalizuar gjithmone me Gjermanine dhe dikur edhe me Austro Hungarine, te cilet kane qene mbeshteteset kryesore te shqiptareve ne Europe. Per kete aresye, Franca ka flirtuar gjithmone me Rusine, duke krijuar nje aleance me te gjithe sllavet me ne krye ruset, si kunderpeshe ndaj gjermaneve. Duke qene se ne jemi ne kontradikta me serbet per territoret e Kosoves, Franca do beje detyren kundrejt aleateve te saj. Kjo eshte aresyeja se perse Franca dhe shtetet satelite te saj si Hollanda jane kunder nesh.
      Gabimi i Rames dhe te gjithe politikaneve tane eshte se vazhdimisht deklarojne e bejne perpjekje qe te plotesojne cdo kondite, sado diskriminuese, per te marre driten jeshile per anetaresim ne BE. Gjithmone, cdo qeveri e pas 90-tes, ka qene ne nje gare per te kapur trenin e BE-se. Nuk ka te tilla kondita per Serbine dhe Malin e Zi. Greqia flet per te drejtat e minoritetit, kur as nuk e pranon se ka minoritete Brenda kufinjve te saja. Shikoni se cfare ndodhi me Kosoven. Kur Kurti hoqi taksen ndaj Serbise dhe vendosi masen e Reciprocitetit, vashduan sulmet karshi tij deri sa qeveria e zgjedhur ne menyre legjitime u rrezua. Kur Trump, kerkoi te merrte ne dore gjendjen e negociatave midis Serbise dhe Kosoves, ishte me se e qarte se do arrihej nje zgjidhje qe sipas njoftimeve, nuk do ishin ato qe kerkonte Serbia dhe Europa (Franca) shpiku padine ndaj udheheqesve kosovare per nje genocide te paqene, kur eshte e qarte si drita e diellit se ne Kosove ka patur vetem nje genocide; ate te shqiptareve prej forcave ushtarake e paramilitareve serbe.Ne se nuk ka bazazi ne marrdheniet midis partnereve, perse na duhen keto marrdhenie?
      E vetmja zgjidhje per kombin tone eshte braktisja e idese se cmendur te anetaresimit ne BE, kur disa prej shteteve europiane nuk na kane dashur dhe nuk na duan, pasi kane interesa me fqinjet tane qe i kane ndihmuar ne keta 150 vitet e fundit qe te pervetesojne trojet tona historike. Kjo Europe kurve, sic thoshte i madhi Konica, ka harruar se kush e mbrojti nga murtaja osmane, pasi po te mos ishte per shqiptaret, Europa edhe sot do fliste turqisht.
      Le ta leme Europen te shkoje per lesh prej dyndjeve te te gjithe evgjiteve te botes. Le te bejme aleanca me shtete si Kina apo te rrisim bashkepunimin me Turqine dhe aleatin tone te perhershem, SHBA. Nga Europa, na duhet vec Gjermania, qe ka qene mbeshtetesja jone e vetme.

    2. mik says:

      Eri – Ka qene apo nuk ka qene Rama i arrestuar ne France nuk e di, por kur thua qe Franca historikisht ka qene armike e Shqiperise, ketu e tepron. Nqs Franca mban anen e Serbise, kjo nuk do thote se ajo ( Franca ) ashr armike e Shqiperise. Te krijosh nje armiqesi me dike, duhet te jete nje arsye e forte, por na nuk i kena ba gja Frances qe ajo te jete ne armiqesi me ne. Franca, per arsyet dhe interresat e saja gjeopolitike, ekonimike mban anen e Serbise, dhe kaq. Une nuk po tham se duhet ta puthim Francen, por nuk duhet ta teprojme me analize.
      Une ma shume i ve faj njerezve tane per mardhanjet e veçanta personale qe kane me Francen, se sa Frances.
      Na Shqiptaret, asnjehere nuk hetojme te keqen tek vetja jone ( megjithese kemi pervoja te bollshme ) por gjithmone i kerkojme tek te tjeret.

  2. faro says:

    Franca, Anglia, Rusia, janë shtetet që krijuan Greqinë, pavarësisht se revucionin grek, e bënë SHQIPTARËT. Këtë të vërtetë e thonë vetë grekët.
    Shqiptarët duhej të coptoheshin si i vetmi popull vital në Ballkan, në atë kohë. Sa bëri thirrjen Rama, menjëherë u përgjigjen politikanët maqedonas për pamundësinë enje kryeministri shqiptar?
    Pse TAMA në këtë moment?

  3. Plaku says:

    Ai qe e ka shkruar kete artikull e di dhe vete qe ky eshte nje turp, prandaj nuk ka guxuar te veri edhe emrin.
    Mos kujtoni se po mashtroni njerzit me te tille artikuj, perkundrazi po i nxirrni me tej edhe ate çike boje qe ku ka mbetur mbi fytyre dhe po e zhysni veten akoma me keq ne llum.

    1. ben says:

      Plaku-po na e thuaj pra se cfare ka te pavertete ne kete artikull? A nuk ka qene Franca ajo qe gjithmone ka sabotuar cdo perpjekje te shqiptareve per te patur shtetin e vet? A nuk ishte flota franceze ajo qe sebashku me ate turke, bombardoi Ulqinin qe te detyronte shqiptaret qe tia dorezonin qytetin malazezeve?
      Vetem ne kohen e Sarkozy-s, Franca pati qendrim pozitiv ndaj shqiptareve.

      1. mamodu mendimtari says:

        Autori i kesaj “mender” artikulli mos do te thote qe dhe ne Bosnje -Hercegovine banojne shqipefolesa ???!!!! Po besoj te tere e dime qe dhe Bosnja – Hercegovina eshte jashte Europes dhe ne perberje ka kroate (qe jane ne BE) ,ka serbe ((qe sipas aukarit autor jane te privilegjuarit e Europes ) …. po ne fund ka dhe musulman boshnjak (qe nuk jane shqipefolesa) dhe as qe ka ndermend ti afroje ne BE ….kjo jo te perberjes etnike por te situates qe mbizoteron ne Bosnjen jo stabile . Prandaj aukarri autor i paçavures analize (dialize) ti beje analize situates politiko-ekonomike qe zoteron ne kete pjese Ballkani (Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Bosnje Hercegovine), ku korrupsioni eshte galopant , drejtesia inekzistente , papunesia ne shifra “horrori” , me nivelin e jeteses me te ulet ne Europe , ku trafiku klandestin i qenjeve njerezore dhe drogerave shoqeruar me kriminalitet jane ne nivele rekord …….e ….plus plot e plot te “mira” te tjera qe jemi gati ti eksportojme drejt Europes . Pra nuk behet fjale per faktorin shqipetar si pengese per shkuarjen ne Europe, por keto shtete me apo pa shqiptar ….fakti eshte qe kane musulman qe ndoshta e kane te veshtire te integrohen ne menyren e jeteses Europiane dhe influencojne negativisht ne vendimet qe duhet te mare BE per kete pjese te Ballkanit !!!!! Pastaj te mos harrojme “baba” Erdogan e Turqise qe jo rastesisht ….pikerisht ne keto shtete ka nje influence ekstreme dhe perhapja e islamizmit ka marre rrevan te pa ndalshem . Edi Rama …… e ka te veshtire sado iniciativa te marre …i vetem me nje ambient indiferentesh klasik pa permendur bashibozuket , e dum-babaistet , e politiko-hajnat -kriminele … nuk e di por dhe aq sa ben ai qofte se tjeter njeri zor ser do e bente !!!!!!!!!!

  4. shqip says:

    Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
    Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
    Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
    E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
    Si mal me borë, si fushë me lule
    Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
    E s’të ka mbetun as em’n as besë;
    Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
    Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
    Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
    Ca thone kam fè ca thonë kam din;
    Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
    Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
    Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
    Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
    Për me ju damun me ju vorfnue!
    Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
    Me ju turpnue me grue e motër,
    E për sa pare qi do t’fitoni,
    Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
    Baheni robt e njerit t’huej,
    Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
    Qani ju shpata e ju dyfeqe,
    Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
    Qani ju trima bashkë me ne,
    Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
    E s’i ka mbetun as bukë as mish,
    As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
    As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
    Por asht rrëxue e bamun trokë!
    Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
    M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
    Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
    Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
    Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
    Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
    Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
    Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
    Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
    Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
    Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
    Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
    Para se t’hupet kështu Shqypnia,
    Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
    Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
    Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
    E mos shikoni kisha e xhamia:
    Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
    Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
    Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
    Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
    Kush mos na e preki, se desim t’tanë
    Të desim si burrat që vdiqnë motit
    Edhe mos marrohna përpara zotit.
    – poezi nga Pashko Vasa

  5. TT says:

    Bythqiri Majmucron,qe e ka Plaken gorille per vitrine se I vjen Turp qe e merr ne byth.nuk ja zgjati shume Bolsonaru nga Brazili e beri rezil kete xhuxh qe hiqet dhe I forte.i humbe te gjitha zgjedhjet ne France ne fundjave dhe do perfundoje ne kosh si Sarkoziu qe pasi I morri 50 milione Gadaffit per ty zgjedhur e bombardoi.Franzezet jane komb i peshtire.Thacit I hane loqen keta te dy ne foto.

    1. Eri says:

      Te verteten ke thene.Francezet njerez te ndyre jane.Majmunkroni rri me nje gjyshe per maskim se eshte pederast qe shkonte me bodygardin e vet.Sarkoziu nuk donte ti kthente borxhin 50 milione Gadafit dhe e bombardoi.Dhe ai pinoku tjeter Francua Hollanf qe baba me kater femij ikte i madkuar me motor te dashnorja.

  6. Albann says:

    Pergjigjene duhur franca e merr duke deligjitimuar gjykaten speciale dhe duke dhene sinjale se nuk kemi interesper integrimin(mos u paraqitni ne Bruksel perca kohe).Injorimi do u beje shume mire sepseiheq armen pertene goditur.C lidhje kabie fjala Holanda me ne? Pervec bllokimit te integrimit?Prandaj vendeve te tilla perfshire Greqine u hiqni per ca kohe kete arme te mbushur gati per tu zbrazur:INTEGRIMIN. Per momentin nukna intereson u thoni…Seshte atraktiv sa me pare.

    1. selfo says:

      Jam me Albannn dhe e kam thene para tre ditesh: çfuqizoni ligjin 162 te kushtetutes, parlamentin kosovar qe deligjitimon gjykaten speciale dhe parlamnti shqiptar te terheq kerkesen per ne BE. Provojeni forcen parlamentare demokratike dhe do shikon pulat e ngordhura te Europes plake. Ejj, me keq se ç’jeni nuk beheni, ta dini, me mire do beheni. Do te shikoni qe s’do kene me asnje arme per tu detyruar. Ka politke, ka dhe diplomaci. Kjo duhet lozur ne demokracite e felliqura qe zoterojne boten e sotme, jo si kali karroces: Europa more Europa dhe te hapet sa me e madhe gropa ketu e 30 vjet. Nje brez vdiq, tjetri u plak , keta qe vijne nuk dine historine. Ju e shikoni qe covidi e ndryshoi fare boten dhe i nxorri bojen genjeshtrave te gjoja drejtesise.

      1. Tironci vjeter says:

        Bravo Alban dhe Selfo! Keni kapur esencen e kesaj meseleje. “Karrota” qe ne serviret siper kokes eshte e kalbur, vjen ere dhe nuk na pelqen me. Per momentin, vetem na ben dem. Prandaj nuk e duam. Mbillni karrota te tjera dhe “sezonin” tjeter flasim prape. Sa per shkopin, per sa kohe ne refuzojme karroten si te kalbur, shkopi po ashtu eshte mbetet i kalbur dhe pa vlere per ata qe duan ta perdorin. Ky duhet te jete vendim mbare kombetar! Nderkohe Covid 19 do ti vere ne pause cdo nisme per integrim per nja 2-3 vjet, minimumi. Ne janar 2021 shpallet “The Grand Reset ne Davos” (shiheni ne google, eshte tashme botuar hapur). Pra, bota do te re-formatohet. Ne ate kuader, shohim e flasim prape nga fundi vitit tjeter. Tu pa tu bo, sic themi ne…!!! A do kete me EU? A do kete nje Rend te Ri boteror? A do rri Spanja dhe Italia ne te njejtin union me Francen apo Gjermanine? Po UK c’do beje?? Nderkohe, shqipot duhet te bashkohen, megjithese vertet per momentin kemi dy shtete, por ama te bejme nje bashkim te vertet ekonomik, kulturor dhe de-fakto te jemi unik dhe te mire-integruar me njeri tjetrin. Te rregullojme marredheniet sociale dhe ekonomike me njeri tjetrin dhe ta shohim veten si nje komb. Ky eshte fakt, qe duhet te behet tashme realitet ne terren.

    2. Lan Berdullaku says:

      o Alban o inatci, zemerimi jot asht i kuptueshem ,por pickat qe kemi pasur dhe kemi ne qeveri marrin nga dy rroga….Jane te shitur dhe ushkurin ja ka ble asfalia,udb,dgse e bnd pagujne mire….

  7. fierza says:

    ky morr bythe mori nenen e tij per grua,fix bythqire vetem Boris Johnson tall karin me kete
    karuc mashkull,i vendosi kembet siper tovoline ne pallatin presidencial dhe i tha mos na rruaj trapin

  8. Baliu says:

    Edhe Merkel e Makron po e xhelozojne hajnin e farmerkave, he mazamakeq. Hajt se Putini nuk e len ne lloq, se Taqi ja ka shtrenguar doren dhe ka mare mbeshtetje te forta nga Putini.

    1. pjeter says:

      Makron punon nen hije.Ai rivalizon me Merkel ne europe,sidomos keto kohet e fundit,e ka shtuar protagonizmin e tij, sepse kerkon te bej vend kunder pas ardhesit te Merkel.Per inat te Gjermanise ai pa asnje arsye llogjikeGjemaia nuk ja miratoi kandidaten Franceze per komisare ne politikat ekonomike evropiane, dhe ai bllokoi hapjen e negociarave me Shqiperine,meqe ishte iniciativa e forte e Gjermanise per te hapur negociatat,madje ai shquhet si nje qe kerkon te riafermoje politikat historike te Frances,dhe kjo dihet,Franca gjithmone k a qene ne aks,me Ruset,dhe ka mbeshtetur edhe kelyshet e saj kunder kombit shqiptar,jo me kot mbeshtesinin fuqishem Toptanin,i cili,nuk e kishte aspak problem per para, te mbronte interesat Serbe ne kurris te shqiptareve.

  9. Bela says:

    Franca ka përvojën e të paturit koloni për kaq shumë kohë
    dhe ende sot e kësaj dite ka

    e kuptoni dot me kë keni të bëni?

  10. Bela says:

    Franca ka përvojën e të paturit koloni për kaq shumë kohë
    dhe ende sot e kësaj dite ka

    e kuptoni dot me kë keni të bëni?

    franca është kundër gjermanisë sa është rama kundër metës e salës

  11. Bela says:

    Franca ka përvojën e të paturit koloni për kaq shumë kohë
    dhe ende sot e kësaj dite ka

    e kuptoni dot me kë keni të bëni?

    franca është kundër gjermanisë sa është rama kundër metës e salës

  12. Bela says:

    Franca ka përvojën e të paturit koloni për kaq shumë kohë
    dhe ende sot e kësaj dite ka

    e kuptoni dot me kë keni të bëni?

    franca është kundër gjermanisë sa është rama kundër metës e salës

    për sa kohë analiza juaj do të mbështetet në MEDIA ajo nuk do të jetë e saktë

  13. Thaci Sulltan says:

    Franca ka te vetat dhe thaci ka te vetat dhe serbet kane te vetat dhe Rama ka te vetat prandaj nuk kemi pse tja veme fajin gjithmone te tjerve.
    Thaci eshte bere si sulltan dhe nuk ka ndermend te leshoj as post e as pushtet.

  14. Alban Dega says:

    NJE ANALIZE JURIDIKE DHE POLITTIKE E SHKELQYER E MARTIN
    VULAJT

    Pergezime Martin!
    Zbatim i menjehershem nga klasa pllitike shqiptare !
    Vraponi burra
    Nuk ka me prite!
    Nga lufta vec ai largohet
    Qe eshte i lindur tradhetar …!

    On Thursday, June 25, 2020, Alban Dega wrote:

    Achtung !

    KOSOVA NE RREZIK !

    Eshte nje komplot i rrezikeshme
    Eshte nje loje e ndyre antishqiptare e Moskes, Beogradit…. dhe Kurves plake- Evropes …kunder Kosoves si shtet dhe shqiptareve si komb.
    Eshte nje cast “ To be or not to be” per Kosoven !
    Kosova ne rrezik !
    Nga lufta vec ai largohet
    Qe eshte i lindur tradhetar!

  15. Papi says:

    Akuzen e ngriti merkel
    Dhe do godase te gjithe pergjegjsit qe deshen te nderrojne kufijte
    Jam i bindur qe eshte dhe rama mbrenda sepse ndeyshe u ngrit per te mbrojtur thacin e aspak nu levizi per mbrojtjen e ramushit kur dihej qe ramushi ishte me i larte ne detyre ishte kryeminister
    Rama po kerkon me i tregu BE se kam te gjith spektrin politik mbrapa dhe e mendojne si une (pra ndarje te kosoves) por shume shpejt do vij pergjigja dhe per te
    Nqs thacit i ngriten akuza per luften imagjinoni sa bilda mund ti dalin rames
    Kta karafila si rama mendojne se kufijte ndrrohen me laps nga ana tjeter na tregon se cfar ka ndodhur ne kufirin franko-gjerman

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje