Adriatik Llalla sërish në pritje të vendimit, Gjykata e Posaçme shtyn seancën më 9 korrik. Një gjyqtare e sëmurë

3 Korrik 2020, 10:56Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 9 korrik seancën paraprake për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Mësohet se shkak i shtyrjes mungesa e gjyqtares Irena Gjoka për arsye shëndetësore.

Seanca e 18 qershorit ishte shtyrë për këtë të premte, me kërkesë të avokatit, i cili kishte kërkuar kohë të njihet me dosjen.

Kujtojmë se ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u mor i pandehur në mars për mosdeklarim të pasurisë, duke rrezikuar nga gjobë deri në 3 vite burgim.

SPAK mbylli hetimet ndaj ish-kreut të akuzës pas 2 vite hetimesh për disa akuza të rënda.

Ai akuzohet për veprën penale të refuzimit për deklarim, sipas nenit 257/a të Kodit Penal.

Vetë Llalla tha se është njohur me akuzën e prokurorisë, dhe se pret të mbrohet me avokat në procesin gjyqësor.

1 komente në “Adriatik Llalla sërish në pritje të vendimit, Gjykata e Posaçme shtyn seancën më 9 korrik. Një gjyqtare e sëmurë”

  1. Delira says:

    Adriatik Llalla s’po e rruan fare as per gjykata e as per ameriken. Nderet qe ka bere ky me lirimin e vrasesve , jeton jo me nje fshat qe ka blere por me pasuri qe e transferoi ne bankat e europes. Ky eshte ortaku i ngushte i metes, orandaj dhe meta hedh valle ne emer te stabilitetit. Keto nuk jane per shyrje gjyqesh qe nenkupton afatet, ky dhe shum si ky, duhen te meren si raste urgjente, ku nuk mund ti lihet kohe ketij dhe bashkepuntorit te tij ilir meta te bejne transaksione monetare. Me ju qe mendoni se po i beni gjyq Llalles, populli ju quan KOS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje