Kim Jong-un, para Byrosë Politike: Corona s’hyri dot në Korenë e Veriut

3 Korrik 2020, 09:15Bota TEMA

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un tha në një takim të Byrosë Politike të Partisë së Punës në pushtet se vendi i tij arriti të parandalonte dëpërtimin e virusit koronar në vend.

“Ne kemi parandaluar plotësisht shfaqjen e virusit dhe kemi mbajtur një situatë të qëndrueshme epidemiologjike pavarësisht krizës globale shëndetësore, gjë e cila është një sukses i madh,” tha Kim Jong-un.

Ai paralajmëroi dhe u bëri thirrje popullit të Koresë së Veriut që të mbetet “jashtëzakonisht i kujdesshëm”.

Takimi i Byrosë Politike të enjten vjen në një kohë kur shumë vende po lehtësojnë bllokadat, përkundër faktit se bota po ecën me shpejtësi drejt numrave të zymtë: 10 milion te infektuarve dhe gjysmë milion jetëhumbjeve.

Koreja e Veriut ka rihapur shkollat, por ka mbajtur një ndalim të tubimeve publike dhe ka diktuar veshjen e detyrueshme të maskave në vendet publike, tha të mërkurën një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Edhe pse shteti nuk ka konfirmuar ende ndonjë infeksion, Ministria e tij e Shëndetësisë ka raportuar se 922 persona janë testuar negativ deri më tani.

Qindra njerëz, kryesisht ata të punësuar në porte ose në kufij, rregullisht janë karantinuar për vëzhgim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje