Kryeministri Edi Rama pas takimit në Pallatin e Brigadave zhvilloi një konferencë me homologun e Kosovës, Avdullah Hoti ku tregoi se për çfarë kanë rëndë dakord.
Rama tha se në muajin shtator të dy qeveritë do të takohen në qytetin e Shkodrës. Shefi i ekzekutivit të Shqipërisë u shpreh se gjithashtu synohet krijimi i një tradite në muajin nëntor që lidhet me organizimin e një kongresi të përbashkët.
“Jemi dakorëdësuar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit.
Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, me shpresë se situata do të na e mundësojë në nëntor, ku dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, që dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive dhe komunave, sikur quhen në Kosovë, të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komuniktare dhe potencialin e nismave të përbashkëta” tha ai.
Si mund të organizohet një Kongres i Vendorëve të këtij Kombi, kur në Shqipëri nuk ka të zgjedhur si në Dardani(Kosovë), ku kryetarët e komunave janë të forcave të ndryshme politike ndërsa në Shqipëri janë të emëruar dhe jo të zgjedhur. Çfarë diskutimi do të bëjnë? Një lëvisje e një të çarturi që nu di se çbënë para situatës konfliktuale në Shqipëri