Ajo është ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Në një intervistë në “Rreze Dielli’’ aktorja Zamira Kita, e cila tregoi disa të pathëna për jetën e saj profesionale dhe personale.
Jeta e saj ka qenë e mbushur me art, dashuri por njëkohësisht edhe me plot drama të cilat ajo i rrëfeu në këtë intervistë:
“ Në fakt në vitin e dytë në 79’, pra viti i dytë i gjimnazit mua më është arrestuar një nga vëllezërit e babai, një xhaxha dhe është dënuar 10 vite për agjitacion dhe propagandë.
Kjo ishte një ngjarje shumë e madhe në atë kohë për familjen tonë, tronditje e madhe e kanë përjetuar shumë keq prindërit e mi, ne ishim të vegjël nuk e dinim ende se çdo të thoshte, por unë fillova ta ndjeja mbi vete trajtimin e keq që më bënin edhe mësuesit mbas kësaj, nëqoftëse mësoja për 10 nuk ma vinin kurrë notën sic duhej, nuk e di përse filloi një luftë klasash ndaj meje, me disa nga mësuesit e gjimnazit, më hoqën nga të gjitha aktivtet, nga komuniteti rinisë ku unë bëja pjesë…
Unë si një fëmijë me iniciativë gjithmonë dhe sic më ka karakterizuar gjithë jetën, kam shkuar tek sekretari i parë, në shtëpinë e tij, ndërkohë nuk e takova dot më thanë që nuk është por ja kanë përcjell fjalët se vajza e tij ishte në shkollë tek ne, dhe më njihte kush isha dhe i ka thën ë që ka ardhur Zamira.
Unë njihesh nga aktivitet që fillova të bëjë. Të nesërmen kanë nisur një ekip në shkollë dhe më ka takuar vet dhe unë e kujtoj gjithmonë me pozitivitet këtë gjë. Ai ishte Enver Halili të cilit unë i jam shumë mirënjohëse sepse më tha ti nuk ke punë me xhaxhain, ti do të vazhdosh të mësoh dhe do të jetosh sic ke jetuar, do të vazhdosh me aktivitet.
Babai jot nuk ka lidhje me vëllain, babai jot ka këtë qëndrim, dhe unë vazhdova normalisht dhe kur erdhi fundi i maturës, unë kërkova të shkojë për dramaturgji, të treja i vendosa për dramaturgji, njëra nga ato vihej ku të ketë nevojë atdheu, unë nuk e shkrojta, aq shumë e doja dramaturgjinë, dhe kur ai është pyetur se si do të bëhet me këtë vajzën se kjo ka xhaxhain 10 vjet, ai tha të shkojë dhe të konkurrojë.
Noshta ishte mendimi që do shkojë të konkurojë dhe nuk do të fitojë por mu dha e drejta. Para disa ditësh e kam kujtur me Gent Kamen si ngjarje dhe kam thënë si ka mundësi që e fitova sepse përvecse nuk kisha miq, dhe nuk bija dhe aq në sy isha e shkurtër dhe nuk isha një vajzë që do hyja dhe do ta fitoja menjëherë Për fatin tim të mirë e fitova’’ shprehet Zamira Kita për ngjarjen që duket se i ka shënjuar jetën.
Ndërsa thotë se kalvari i vuajtes filloi kur u arrestua vëllai tjetër i babait, pasi rrezikonte ta hiqnin nga akademia, por jo vetëm kaq:
Ajo flet për dramat në jetën e saj, që nga biografia e cila e ndiqte në cdo hap, humbja e binjakëve dhe sëmundja e vajzës, Zamira Kita tregon një forcë të madhe.
Momentet e para kur nisi karrierën e saj, nuk kanë qenë aspak të qeta, por të vrullshme e me shumë mundime, për një vajzë që artin e kishte gjithçka, emrëimi në fshat do të thoshte njësoj si të hiqte dorë nga karriera. prandaj mendimet e saj ishin aq të forta sa shprehet se ka menduar edhe vetvrasjen.
“ Në fakt unë jam një natyrë shumë optimiste… Nuk e di pse kam pasur gjithmonë optimizmin dhe shpresën se gjithcka do të ecë mirë. Kam patur dhe momente kur kam humbur shpresën, edhe në problematikat personale initime,dhe në ato profesionale.
Dhe kur jam emëruar në Pirg, dhe nuk shikoja asnjë dritë jeshile, në horizont asnjë gëzim, thashë u emërova në këtë fshat do të ngelem këtu, unë nuk do të luaj kurrë teatër…..por profesioni im nuk ishte atje, ajo që unë e doja më shumë se jetën time, sa që mendoja të vras veten ndoshta ky do të jetë shpëtimi i kësaj dhimbjeje të madhe që përjetova kur u emërova në fshat’’ shprehet aktorja Zamira Kita.
Ajo flet edhe për Korcën, të cilën ka vendosur të mos e brakstisë asnjëherë, dhe e cilëson si vendi që i ka falur të gjitha, dashurinë, profesionin dhe vendi ku solli në jetë vajzën e saj.
“Korca mi ka dhënë të gjithë kënaqësitë. Korca më ka bërë të jem kjo që jam si aktore, korca më ka dhënë emrin e mirë nga ana profesioanle, Korca më ka duartrokitur dhe aty kam familejn që është gjëja më e shtrenjtë’’.
Ndër vendet që mesa duket kanë lënë mbresa të thella për të është, Maliqi të cilin ajo e zbulon kështu: Po atje ( në Maliq) kam këmbyer puthjen e parë me bashkëshortin, sepse kemi qënë atje prap për të bërë një shfaqje, ai ka qenë kitarist dhe unë kam qenë aktore dhe në një moment të caktuar kemi prekur duart dhe kemi këmbyer puthjen e parë.
Atje ka nisur, dhe ka qenë 12 maji I vitit 89’ ajo ditë, sepse ne kishim filluar të këmbenim vështrime, kishim filluar të ndjenim që e kërkonim njëri tjetrin, mirëpo askush nuk po thoshte, askush nuk po vepronte, në një moment të caktuar u këmbye ajo puthje, kështu që e kurorëzuam./Shqiptarja.com
Eshte mjaft pozitive sot ,ne kto situata te pashpresa ,
te perballemi me experiencat e jetes ,te cilat jae pjes e jetes tone .
Gezimi ,dashuria ,pasioni , shpresa ,suksesi ne jete ,por edhe trishtimi ,zhgenjimi ,merzitja ,stresi deprersioni .
Dhe ky rrefim i jetes personale te Aktores se nderuar Zamira Kita ,
eshte nji aspakt mjaft Pozitive ,per secilin ne ate shoqeri .
Asgje nuk eshte e lehte ne kte jete ,
ne perballemi me te gjitha kto komponente te jetes ,pra kto ndjesi ,
por duhet qe te mendojme gjithmon pozitive ne jete ,
se per secilin kjo Jete ka nji shanc ji rrugezgjidhje .
Rrespekt edhe njiher per kte shkrim Aktores Korcare
Si nuk i vjen turp kesaj aktoreje qe e quan fatkeqesi te madhe te punonte ne fshat,kur atje jetonin e punoni rreth 60 % e popullsise se Shqiperise?
Po pse ku doje ti te punoje,ne teatrin kombetar dhe ne fshat te shkonte Sander Prosi apo Violeta Manushi?
Po boset e politikes dhe krimit sot a i ke pare qe jetojne ne…FSHAT?
Getruda ,
ndoshta ne nji far menyre mundet tee keni te drejte ,
por ne qe kemi pasur vellezer e motra ne ate kohe qe mbaroi Uni-
e Diplomoheshi ,te gjithe prisnim si familje ne Ankth se ku do emeroheshin
dhe vinim e levizje gjithe fisin dhe te njohurit me ndiku
e kap nji vend pune ne qytete ,
per arsyen e qarte,
se donin te jetonin prane familjeve dhe miqve te tyre
e natyrishte qe edhe per karieren ne profesione ishte e redesishme per te gjithe .
Un nuk besoj se ti ,nqs do mbaroje ate koj´he Uni-n oe X – Fakultet
oe Konservatore do shkoje me deshire ne Fshat ,
kur dihet qe ne fshatrat shqiptare ,nuk te afrohej ajo jete qyteti ,
dhe ishe larg te dashurve .Le te jemi te sinqerte .
Nuk mundet te shikohen gjerat e asaj eopoke me syrin dhe llogjike e te otmes
kur jetojme nji bote komplet tjeter .
do të ketë qënë me jehovahun
kjo eshte tyryfyçke pe korçe. pse vertete i besoni ato qe thote kjo biba. mos e folni i ben per te terhequr gjunafqarllikun. eshte tip trape. e ka godit keq menopauza ndaj mos ja merrni per te keq.
Zamira eshte aktore sh e mire e komedise,sidomos me estraden e qytetit dhe shfaqet e teatrit, dhe kaq vite drejton teatrin me rezultate te mira mund te thuhet, por mesazhin e kesaj interviste nuk e kuptoj, behet viktime kur ne fakt nuk ka qene, tregon veshtiresite, por kush nuk ka pasur dhe nuk ka? Nje gje eshte e sigurte dhe vertete qe ajo e pranon, ne ate kohe u be aktore , por sikur te ishte rumpalla e pas 90′ mbase dhe nuk ishte bere do ja zinte vendin ndonje “parelli”, …nuk ka nevoje Zamira te beje viktimen, se nuk eshte, ka arritur aty, bravo dhe kaq.
Kesaj i thone te behesh viktime me zor,kur ke arritur gjithe keto pse qenke e pakenaqur? Nqs do ishe ne rrumpallen e pas 90′ mbase nuk do ishe bere fare aktore kurse aterw dhe me probleme dhe ta dhane mundesine, prandaj nuk eshte nevoja te tregosh se “sa ke vojtur” per tu lidhur në respekt te lidhjes qe ke.