"Shumica e linjave urbane të hënën në punë", ultimatumi i Veliajt: Kush guxon e vë në dyshim fjalën time, do ta ketë ditën e fundit të punës në Tiranë

3 Korrik 2020, 20:27Sociale TEMA

Transporti urban në kryeqytet pritet që të rikthehet të hënën. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u kërkoi operatorëve që të fillojnë shërbimin ndaj qytetarëve, dhe në rast të kundërt, do të humbasin licencat.

Besoj që shumica e linjave do të dalin të hënën. Ato që nuk do të dalin dhe do guxojnë të vënë në dyshim këtë që jam duke thënë, do ta kenë ditën e fundit që punojnë në Bashkinë e Tiranës si Operator i Transportit Publik”, deklaro Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj thotë se Bashkia ka qenë gjithmonë një dëgjuese e vëmendshme e kërkesave të tyre dhe ka lëshuar ndaj kërkesave të operatorëve sa herë që ata kanë pasur të drejtë.

Për kryebashkiakun zgjidhja është e thjeshtë. Të gjithë ata operatorë që nuk përballojnë dot shërbimin të dorëzojnë licencat.

Do të habitesha nëse do të kishte nga ata që e vënë në dyshim fjalën time. Megjithëatë disa operatorëve u kam thënë, që nëse nuk ju del. 

Pra nëse, fjala vjen ju nuk ju del rroga si gazetare, atëherë ti nuk del më nesër me mikrofon, sepse thua“Unë me këtë punë nuk realizoj dot të ardhur apo stilin e jetës që kam.

” Kështu që për ata që sinqerisht mund të kenë borxhe, overdrafte, mjafton ta lënë licencën, ne hapim garë dhe e merr dikush tjetër” u shpreh Veliaj për TCH.

1 komente në ““Shumica e linjave urbane të hënën në punë”, ultimatumi i Veliajt: Kush guxon e vë në dyshim fjalën time, do ta ketë ditën e fundit të punës në Tiranë”

  1. Votues i Zhgenjyer says:

    Je nga ata burra qe te ka peshe fjala o Erion Veliaj, se je ‘burë’ dhe e ke mbajtur fjale. The qe nuk do te kujtohesh si dikush qe jep leje ndertimit. Dhe po, e mbajte fjalen dhe po jep aq leje sa Rama dhe Basha do te te kishin zili te jepnin. Qendra e Tiranes nuk po njihet me, s’ka cep a shesh lagje qe nuk po e betonizon. Japin leje pa fund, kuptohet jane pastrim parash se nje qytetar normal nuk mund te blej hyrje me 2000-3000Euro/m2. Dhe vendi zbrazet nga njerzit e ndershem, zbrazet nga profesionistet, nga pedagoget, nga intelektualet. Ne Shqiperi mbetet Sekti i Rilindjes, Sekti i PD dhe LSI. Jane keta dhe iken inteligjenca, historia e ka treguar qe satrapet fitojne gjithmone. Kete Lali Eri dhe Gebelsianet e sektit e dine. Si mbreterohet me kollaj, duke bere qe te largohen ata qe kuptojne dhe te mbajme kelyshat tane.

    Keshtu qe kjo eshte puna, kur ben nje kercenim dhe thua qe kjo eshte fjala ime, atehere ata nuk duhet ta marrin seriozisht fare! E ke treguar qe nuk lidhje me fjalen e dhene.

    Dhe nje pyetje qe nuk e kuptoj, kur nuk kishit ndermend qe te fillonit nga puna per ndertimin e Teatrit Kombetar, pse nxituat ta prishnit?! Cfare urrejtje ka patur Edi Rama ndaj Matilda Makocit qe edhe atje ku ka luajtur ajo shkoj dhe shkaterroj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje