Shefi i Urgjencës mesazh të fortë qytetarëve: Mos lejoni që jetët tona të humbasin për 4 rregulla, jeta është e shtrenjtë dhe e pa kthyeshme

3 Korrik 2020, 14:14Sociale TEMA

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i drejtohet qytetarëve të respektojnë katër rregulla thelbësore në luftën kundër koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, në një kohë që sot u thye një tjetër rekord i shifrave të të infektuarve, Brataj shkruan se “jeta e të gjithëve është në dorën tënde”

“Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Shqipëtar kudo ndodhesh !!

Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:

1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura

2. Mbaj distancën 1.5 metër

3. Zbato rregullat e higjenës

4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla

Dr. Skender Brataj

2 komente në “Shefi i Urgjencës mesazh të fortë qytetarëve: Mos lejoni që jetët tona të humbasin për 4 rregulla, jeta është e shtrenjtë dhe e pa kthyeshme”

  1. Meraku says:

    Shiko dhe ata mjeket e infektivit se po vdesin njerezit nga 50 e 60 vjeç. Edhe kolegun e tyre nuk e shpetuan dot megjithese thane se nuk kishte semundje te tjera. Vertet vleresojme sakrificen e tyre por a dine se çfarë bejne koleget e tyre ne Europe dhe a veprojne sipas standarteve qe priten? A e gjykon njeri punen e tyre e a konsultohen gjekundi?

  2. hahaha says:

    pirdh pirdh
    këta e kanë mendjen te ato që i vënë flakën rrjetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje