Ministria e Shëndetësisë bëri me dije situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë një trend në rritje të të prekurve me Covid19.
Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.
Sa i përket shpërndarjes gjeografike të rasteve ajo bëri me dije se qytetet e prekura janë si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës,
Ndër të tjera Tomini u shpreh:
“Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar. Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.
Fatkeqësisht 3 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1592 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.
Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura:
Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.
Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
COVID-19 – Statistika (3 Korrik 2020)
Testime totale 28033
Raste pozitive 2752
Raste të shëruara 1592
Raste Aktive 1088
Humbje jete 72 (Qarku Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 409
Durrës 209
Shkodër 158
Vlorë 117
Fier 46
Lezhë 57
Korçë 32
Kukës 21
Elbasan 13
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8(TemA)
spitali QSUT ne Tirane eshte Morg jo spital !!!
Ata qe sherohen sherohen vete, Jo se sherohen nga Doktoret Shqiiptar Maskarenj Injorant dhe pa Moral ,
O popull ju I meritoni vuajtjet qe po kaloni, !!!
Sepse gjithmone ulni kokat dhe ngrini bythet !!!!!
O outidjot, nuk ka kurë për covid. Doktorët nuk kanë çfarë të bëjnë, thjesht trajtojnë problemet dytësore që shfaqen nga virusi. Nëse sistemi imunitar i pacientit nuk ia del, pacienti vdes. Kështu është kur flet si idjot e bën si ekspert i karit.
spitali QSUT ne Tirane eshte Morg jo spital !!!
Ata qe sherohen sherohen vete, Jo se sherohen nga Doktoret Shqiiptar Maskarenj Injorant dhe pa Moral ,
O popull ju I meritoni vuajtjet qe po kaloni, !!!
Sepse gjithmone ulni kokat dhe ngrini bythet !!!!! !
Te tvije turp per ato qe shkruan. Kush ne ti te gjykosh punen e te gjithe doktoreve, idiot? Ata rezikojne edhe jeten e tyre , ndonjehere edhe per bageti injorante si puna jote. Po’ te sheroheshin vete do rrinin ne shtepi te tyre, sdo klnin ne spital njerzit.
Epidemia ne Shqiperi sapo ka filluar. Piku do arrije diku nga mesi i Tetorit. Disinformimi i publikut dhe mosparaqitja e parashikimeve eshte gabim. Ngushullime familjareve te viktimave. Sot ka shume me teper raste sasa kur Rama i mbyllur ne bunker mbante fjalime dhe bente luften me mullinjte e eres. Sa qesharake duket kjo sot. Ku ka katandis ai vend. Del pyetja e thjeshte. Kur sot kemi shume me teper raste aktive dhe jemi te hapur pse u mbyll vendi me oraret idiote qe imponoheshin nga bunkeri?
Na Cate trapin me keto lajme koti, te ekzaxheruara. Ne brazil dhe ne usa po vdesin nga 1000 ne dite , ju idiote per 3 veta terbuat. Ptu fare re keqe
Lartmadhnia mbylli shqiperine se kishte 8 raste ne dite
Po tani pse nuk e mbyll me 80 raste?
Ku eshte qe nuk flet me ne emer te eksperteve
Po se kuptoni o njerez qe gripi shfaqet ne funde te vjeshtes deri ne fillim te pranveres dhe cdo njeri kryesisht mosha e trete ose njerez qe kane semundje te tjera krahas ndersa persa I perket rikthimit te gripit ne
vere? eshte mashtrim.Vapa eshte po aq e rrezikshme ne mos me shume per personat e moshes se trete ose persona qe vuajne nga tensioni ose zemra.E keni harruar keshillat e mjekut qe thote. Evitoni qendrimin ne diell mbas ores 11 deri ne oren 16.Kujdes te vecante duhet te bejne femijet dhe te moshuarit sepse ata kane imunitet me te dobet.Ne qofte se duhet t’i permbahemi asaj te pares atehere duhet te vazhdojme te pime caj mali te nxehte ne korrik.
Po se kuptoni o njerez qe gripi shfaqet ne funde te vjeshtes deri ne fillim te pranveres dhe cdo njeri kryesisht mosha e trete ose njerez qe kane semundje te tjera krahas rrezikojne.Ndersa persa I perket rikthimit te gripit ne
vere? eshte mashtrim.Vapa eshte po aq e rrezikshme ne mos me shume per personat e moshes se trete ose persona qe vuajne nga tensioni ose zemra.I keni harruar keshillat e mjekut qe thote. Evitoni qendrimin ne diell mbas ores 11 deri ne oren 16.Kujdes te vecante duhet te bejne femijet dhe te moshuarit sepse ata kane imunitet me te dobet.Ne qofte se duhet t’i permbahemi asaj te pares atehere duhet te vazhdojme te pime caj mali te nxehte ne korrik.
Prisni o te korruptuar qe nga vermoshi deri ne konispol se nuk keni pare gje akoma.Ekziston nje force quajini si te doni qe do ju denoje per hajduterite qe ju keni bere njerezve te ndershem te popullit dhe do paguani me jeten e familjeve tuaja!Plehra!