Silva Bino jep lajmin e keq: Këto dy javë presim rritje të numrit të infektimeve

3 Korrik 2020, 08:10Sociale TEMA

Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino, ka thënë mbrëmjen e sotme se në dy javët në vijim pritet rritje e numrit të të infektuarëve.

Bino u shpreh se numrat e këtyre ditëve janë personat e infektuar në muajin maji dhe sipas saj të infektuarit e qershorit do të shihen në korrik.

“Shifrat e larta që kemi këto kohë janë të infektuarit e muajti maj. Infektimet e qershorit do ti shikojmë në korrik. Këto dy javë presim një rritje të numrit të infektuarve. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat”- tha Silva Bino.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje