Situatë paniku në vend nga COVID, ambasadori i BE Luigi Soreca thirrje qytetarëve: Mbani distancën, lufta s'ka mbaruar ende

3 Korrik 2020, 12:01Sociale TEMA

Ditën e sotme u raportuan 3 viktima dhe 90 të infektuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

E gjithë kjo, ka krijuar një situatë paniku dhe alarmi në vend teksa ka reaguar edhe ambasadori i BE Luigi Soreca i cili bën thirrje për distancim fizik.

“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se lufta kundër  COVID 19 nuk ka mbaruar!

Mbajtja e distancës sociale në vendet publike eliminon në mënyrë të konsiderueshme përhapjen e  Covid19!

Kontriboni në sigurinë kolektive”, bën thirrje Soreca në Twitter.

2 komente në “Situatë paniku në vend nga COVID, ambasadori i BE Luigi Soreca thirrje qytetarëve: Mbani distancën, lufta s’ka mbaruar ende”

  1. Qytetar says:

    Luigj, justifiko punen, duhet te besh me shume per Shqiperine.
    BE- ja ta nderrpresi rracizmin per shqiperine , o zoti Luigj

  2. xyz says:

    Po ky?
    Çe ka gjet që bo si Pipero?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje