10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte

4 Korrik 2020, 09:32Blog TEMA

Nga Roland Qafoku

Sot është 4 korriku, dita e Pavarësisë së SHBA-ve. Nuk besojmë se ka një komb tjetër në rruzull që festa e pavarësisë të një kombi tjetër të ketë kaq shumë rëndësi sa festa kombëtare e SHBA-ve për Shqipërinë. Jemi populli më proamerikan në Botë. Jemi populli që miqësinë ndaj Amerikës e kemi të shfaqur masivisht por jemi edhe populli më mirënjohës për atë që SHBA ka bërë për Shqipërinë. 

Por duket se vitet e fundit ka një tendencë herë për snobizëm, herë për politikë të mirëfillitë të ngushtë dhe herë të inspruar nga qarte antishqiptare që gazetarë, politikanë e deri te zyrtarë të shtetit të hedhin vickla dhe thumba ndaj Amerikës. Kemi parë të bëjnë deri gafa të rënda si ajo e kryeministrit Rama që jo vetëm shprehu preferencë për kandidatin për president të SHBA por me “një mos o Zot zgjidhet Trump” bëri që vëmendja e shtetit më të fuqishëm të Botës ndaj Shqipërisë të kthehej negativisht. 

Por kemi parë edhe Luzim Bashën që herë në një formë e herë në një tjetër atakon ambasadorin amerikan në Tiranë sepse nuk është në linjën e partisë së tij a thua se politika e tij është personale dhe jo e Departamentit të Shtetit. Por ne kemi parë edhe gazetarë dhe analistë që nën frymën e idhullit të tyre politik dhe të linjës çuditëse editoriale të etiketojnë një ambasador dhe të akuzojë diplomatët amerikanë si persona që i bëjnë dëm Shqipërisë. Kjo nuk është thjesht naivitet por është një dashakeqësi, arsyet e të cilave vetëm ata i dinë. 

Në këtë ditë të madhe për Amerikën, ne kombi më proamerikanë në rruzull, kemi shumë arsye jo thjesht ti urojmë Amerikës për festën e tyre. Janë të paktën 10 arsye të forta në historinë e Shqipërisë që kjo dashuri dhe mirënjohje është shprehur në dekada dhe kështu dop të vazhdojë edhe në të ardhmen. Sa herë që Shqipëria kalonte një situatë të vështirë me fqinjët dhe Amerika ishte shpëtimi I vetëm, korifeu Fan Noli shkrunte: Nëno mos ki frikë/ Se ke djemtë në Amerikë!

1.PAVARËSIA MË 28 NËNTOR 1912

Kombi shqiptar duhet ti jetë mirënjohës Amerikës prej një burri të quajur Charles Telford Ericson që erdhi në Shqipëri në 1908 dhe pasi njohu mirë Shqipërinë dhe shqiptarët duke i quajtur “zambaku i Ballkanit” u bë i huaji i parë flamurtar që punoi për pavarësinë e Shqipërisë nga Turqia. Në shumë shkrime në gazetat amerikane dhe angleze që nga mbërritja në Shqipëri deri në 1913, Ericson i bëri jehonë e asaj që po bëntë Evropa ndaj Shqipërisë por dhe masakrat e Serbisë dhe Greqisë ndaj popullisë shqiptare.

2.KONFERENCA E PAQES NË PARIS 1919

Kombi shqiptar duhet ti jetë përjetë mirënjohës presidentit të 28-të të SHBA-ve Thomas Woodrow Wilson, i cili në Konferencën e Paqes në Paris 1919 mbështetur në doktrinën e vetëvendosjes së popujve mbështeti fuqimisht rinkonfirmimin e pavarësisë së Shqipërisë që në realitet në ato momente ishte një pavarësi e humbur. Ishte vetoja e Wilson ndaj Shqipërisë që shkatërroi planet e Evropës dhe sidmos të Serbisë, Greqisë dhe Italië për të eleminuar dhe fshirë nga harta shtetin shqiptar. Sa sinjifikative është të lezosh sot pas 99 vjetrësh atë që Ëilson e tha ato ditë në Paris: Amerika e ka për detyrë të pranojë thirrjet e shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndihmë, njëlloj sikurse kapiteni i anijes e ka për detyrë ti përgjigjet sinjalit SOS dhe ti afrojë ndihmë anijes që po mbytet.

3.DIPLOMACIA AMERIKANE PRO SHQIPËRISË NË VITET 20-TË

Kombi shqiptar duhet ti jetë mirënjohës diplomacisë amerikane që më 22 korrik 1922 arriti të vendosë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Shqipërinë duke i dhënë prioritet këtyre marrëdhënieve nëpërmjet një sërë vendimesh. Jo vetëm statusi i kombit të favorizuar më 28 dhjetor 1925, jo vetëm heqja e vizave me Shqipërinë, por ndërtimi i godinës së ambasdës amerikane në Tiranë më me vedimin e 21 gushtit 1926 për 60 mijë dollarë, e para godinë që Departamenti i Shtetit ndërtoi jashtë SHBA-ve, tregoi për vizionin e qartë të marrëdhënieve të SHBA-së me Shqipëinë. Si vitrinë e këtyre marrdhënieve qendron marrëveshja unikale e ekstradimit mes presidentit Franklin Delano Rosevelt me mbretin Ahmet Zogu në vitin 1937 që tregon shkallën e nivelit të këtyre marrëdhënieve.

4.QENDRIMI I SHBA GJATË LUFTËS SË II-TË BOTËRORE

Kombi shqiptar duhet ti jetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës i vetmi shtet në botë që denoncoi pushtimin e Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939. Ndërsa Evropa nuk e quajti as lajm këtë pushtim, SHBA ende asnjanëse në atë kohë ndaj luftës, bëri çmos që ta ekspozonte dhe dënonte aktin e pushetett. Vlen të përmendet se mbasadori amerikan në Tiranë në atë kohë Hugh Grant, më 6 prill I afroi mbretit Zog tre pasaporta, për të, për mbretëreshën Geraldinë dhe për Lekën 1 ditësh për tu strehua rnë ambasadën amerikane në Tiranë duke i marrë në mbrojtje. Zogu nuk pranoi por nëse do ta bënte këtë, historia do shkruhej ndryshe.

5.RRËZIMI I KOMUNIZMIT

Ndonëse pati një indiferencë nga shtetet e Evropës Perëndimore ndaj Shqipërisë pas konferencës së Jaltës, SHBA kanë qenë të vëmendshme që vendi ynë të ishte jashtë orbitës komuniste. Në fund të viteve 80-të angazhimi dhe impenjimi i SHBA ndaj Shqipërisë ka qenë në atë shkallë që asnj shtet amerikan nuk e ka patur. Vetëm radioja shtetëror e Departamentit të Shtetit, “Zeri I Amerikës” ka luajtur nj rol të jashtëzakonshëm në rrëzimin e komunizmit.

6.KONSOLIDIMI I DEMOKRACISË

Angazhimi i SHBA-së për vendosjen e demokracisë në Shqipëri është i jashtëzakonshëm. Nuk ka ansjë sitautë, rrethanë apo ngjarje e madhe politike që SHBA të mos mbështesë dhe inkurajojë politikën shqiptare për të zhvilluar demokracinë. Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit James Becker më 6 qershor 1991 dhe vizita historike më 10 qershor 2007 e presidentit George Ë. Bush por më vonë edhe të sekretarëve Hillary Clinton dhe Madaleine Allbright janë shembuj të kësaj mbështetejeje. Nuk ka proces të rëndësishëm në Shqipëri për konsolidimin e isntitucioneve që të mos ketë mbështetjen e SHBA-së. Së fundi refroma në drejtësi është një sipërmarrje dhe mbëhsteteje eksklzuyive e SHBA-së.

7.PAVARËSIA E KOSOVËS

Shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës më 17 shkurt 2008 është eksklzivisht vepër e SHBA-së. Kjo është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar pas 28 nëntorit 1912 të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Pas afro 100 vjet që Serbia e kishte bërë pjesë të saj Kosovën, SHBA arriti ta shkëpusë prej saj dhe ti japë pavarësinë e humbur prej një shekulli. Sot kombi shqiptar ka dy shtete shqiptare dhe kjo kryevepër është produkt ekskluziv i SHBA-së.

8.ANËTARËSIMI NË NATO

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO –s më 1 prill 2009 është një tjetër kryevepër ekskluzive e SHBA-së. Mbështetja që diplomacia dhe shteti amerikan i ka dhënë Shqipërisë për këtë anëtarësim ishte dhe mbetet një punë e përhershme dhe ekskluzive e shtetit amerikan. Që nga ai moment Shqipëria jo vetëm është një vend më i sigurtë, por është pjesë e aleancës më të madhe që ka njohur njerëzimi.

9.MBËSHTETJA E SHTETEVE PERËNDIMORE

Nëse pas rrëzimit të komunizmit Evropa Perëndimore ka treguar mbështetje ndaj Shqipërisë, kjo ka qenë e inspiruar dhe nxitur padyshim nga SHBA. Është vepra e diplomacisë dhe shtetit amerikan që Evropa ta tërhiqte në gjirin e vet Shqipërinë që gjeografikisht ishte në kontinent por tashmë është në një proces pa kthim për tu bërë një ditë pjesë e Bashkimit Evropian. Kordinimi I dip,omacisë amerikane me atë evropiane, ka qenë i pandërprerë dhe vazhdon me të njëjtin temp edhe sot.

10.PËRKRAHJA E SHQIPËRISË KUNDËR ARMIQVE TË SAJ

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për përkrahjen që i kanë dhënë Shqipërisë në shumë momente decisive kur fqinjët tanë kanë synuar ose ti marrin toka dhe terrirore ose ta dobësojnë si shtet. Janë një sërë situatash në këto 107 vjet shtet shqiptar që Serbia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia kanë treguar deri agresione ushtarake ndaj Shqipërisë por SHBA në çdo rast u ka thënë ndal.

24 komente në “10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte”

  1. Ladi says:

    Ke 100% te drejte Roland

  2. Piro says:

    Pa diskutim. Amerike; gezuar diten e pavarsise!

  3. Jurgen Klopp says:

    Marredheniet midis shteteve i percaktojne interesat. Dhe kjo nuk eshte sekret,e thote vete hapur Amerika. Perderisa interesat tona perputhen patjeter qe jane miqte tane. Por kjo mund te ndryshoje nje dite dhe Shqiperia dhe shqiptaret duhet te shohin interesat e tyre,jo dashurine pa kushte qe thote ky hajvani me larte.

  4. spata says:

    Jane te verteta te pamohueshme . Tani po i behet jehone ato cka bere Amerika per egzistencen e shtetit shqiptare . Qe sot jemi ne kete gjendje kaotike arsyet duhen gjetur tek mungesa e burrave shqiprate qe skane ditur te orjentohen me politikat e Amerikes qysh pas shpalljes se Mevetesise . Si Zogu dhe Hoxha as qe ju perkushtuan ketij Aleati qe kish treguar interes per shqiptaret .Te sotcmit e shrytezuan ndikimiun amerikan per tu pasuruar . Nuk di a do te vije koha qe midis Amerikes e shqiptarve te kemi nje lidhje ndryshe nga keto qe kemi patur e kemi sot . Prezencen e ketij shteti potent se kemi shfrytezuar si shqiptaret ne Shqiperi ,Kosove e gjetke .Serbet me shekuj edhe sot mbahe forte pas gaxhojt. Ne mendje mendje e as qe e vrasim se cfare detyre kemi ndaj kombit qe te jete nje e i denje per popullsin e tije ne Ballkan e kudo.
    I uroje ketij sheti gjigand force e lumturi per popujt, qe formuan nje shtet model, ne boten e carvalitur e teper te eger .

  5. Kastriot says:

    GOD BLESS USA ,PA AMERIKEN NUK DO KISHTE SHQIPERI.
    EUROPA KURVE KURRE NUK NA KA DASHUR DHE KURRE NUK DO TE NA DOJE SA TE KEMI KETA KOMSHIJE SI SERBI DHE GREKU.

  6. jo 10 po 1 says:

    sepse ju ka shkërdhyer par e mbrapsh
    duajeni atdheun si shqipnia amerikën

    1. I . Kraja says:

      Ty sllavogrekiss te kane shkellyerparaprapa te kane degjeneruar ne tru ndergjegje dhe bere si vehten para prapa. U S A dhe EU jane aleatet tane te perjetshem…ju zgjillni tuajt! Zoti i bekofte SH B A-te ! GOD BLESS USA !

  7. Theatre and Drama says:

    Happy 4th of July ??

  8. Fredi says:

    O Qafok rrumbythja : ne do ta duam pa kushte ameriken kur te na doj pa kushte , kjo pa kushte esht fraza me e shemtuar e shpikur nga rraca njerzore , esht thjesht perkthimi i frazes banale : ti hajde me boj çar te dush un nuk kerkoj as gje nga ty , pra inferioritet total , ti o Qafok gomari nuk ke dashur tet at e tet eme pa kushte , edhe jo vetem ti po te ter shqiptaret , shiko si vriten me prindrit per pak interes, kurse per atdheun nuk duhet te vem kushte mas teje o kokrra gomarit , kushti par esht liria dhe sovraniteti i pa prekur debil , kushtet e tjera i ven politikanet tek ambasada amerikane , un te jap kte informacion ti me jep te drejt studimi dhe me garanto ne politik , kto jan kushtet e politikanve tan, pra gje pa kushte nuk ka ne kte bot , kushti zevendeson fjalen Ndal Mjaft me jep kte te jap kte . Trap.

  9. J-32 says:

    ????????????????????????Happy U.S Independence Day! ????????????????????????
    Thank you USA for your help and protection all these years!?????????????????
    God Bless USA and US citizens!
    God Bless Albania , Kosovo and all albanians wherever they may be!????????????

  10. E verteta says:

    Shkrim brilant!

  11. Free ilir says:

    Jemi i vetmi komb në botë që dashurinë dhe respektin për amerikën si ide dhe si komb e kemi shprehur dhe treguar në të gjitha mënyrat e mundshme por ndoshta Amerika duhet te filloj të na trajtoj njësoj siç trajton Izraelin … dhe kjo bëhet duke na ndihmuar të ndërtojmë një shtet të vërtet e të fortë ashtu siç e ka vet Amerika …

  12. ALB... says:

    Titull sa patetik, po edhe aq idjot.
    Deficence mentale.
    Ky lloj mentaliteti na ka bere qe te venerojme dhe nderrojme si breke banjoje cdo fe dhe perandori te kohes dhe te gjendemi akoma ne nivelin e nje kombi mesjetar tribal; inferior, te pasigurte, infantil, grykes, thellesisht injorant dhe rrjedhimisht te varfer, pa asnje lloj aftesie vetmbrojtje, shtetformuese dhe shoqerie konstruktive.
    Ne keto kushte nevoja jone shekullore per padron, eshte pashmangshmerisht sa kompulsive aq edhe patologjike.
    Dhe se historia ne shekuj na ka treguar se cfare respekti kane te tjeret per nje komb si ne, qe shqyen, peshtyn dhe urren veten, por veneron me pasjon infantil padronet e rradhes.

  13. kuqezi says:

    pse ta duam
    për salën me krimet e tij
    për metën me floririn e tij
    për rolandin me budallalëkun e tij
    për cfarë?
    po të na donin reforma në drejtësi ishte bërë brenda natës
    vendosej një shtet i rregullt ligjor dhe begatoheshim

  14. kuqezi says:

    pse ta duam
    për salën me krimet e tij
    për metën me floririn e tij
    për rolandin me budallalëkun e tij
    për cfarë?
    po të na donin reforma në drejtësi ishte bërë brenda natës
    vendosej një shtet i rregullt ligjor dhe begatoheshim
    shqipëria ka ekzsituar edhe pa amerikën (para se ajo të krijohej)

  15. ILIRET says:

    Po ndonje lek investime, apo vari lesht, c’i do…?

    1. Gjini says:

      Jane disa ketu qe jane kunder qafokut por gjithmone do te kete hamza kastriota ose injoranta qe nuk lexojne.Shqiptaret jane i vetmi popull autokton ne Europe qe kane shtetin e vet e gjuhen e vet zyrtare sepse jane edhe popuj tjere autoktone po nuk kane kane shtetin e as gjuhe e tyre zyrtare si basket katalonjasit venedikasit korset etj
      e kjo fale USA

  16. Bageti je nga trute o i shkrete says:

    Pa kushte e kemi dashur perhere o Roland imbecili, jo vetem per ate qe ka bere per Shqiperine, por edhe per faktin e thjeshte se jemi sa nje kokrrize rere para tyre e normal qe s’mund t’i dalim kundra! E mos ngaterro ndjenjen e shqiptareve ne pergjithesi me interesat personale te Metes e Bashes qe po u vjen ngordhja e dhjesin ne dere te xhamise! Por, qe ta dish ti Roland debili qe ke nje mungese te theksuar intelekti, marredheniet e mira mes vendeve kane interesin e perbashket ne thelbin e tyre! SHBA dhe UK i bashkon interesi dhe qellimet e perbashketa, SHBA dhe BE si union vendesh po ashtu i bashkojne ne pjesen me te madhe interesa te perbashketa! E kur keto interesa nuk konvergojne me edhe marredheniet fillojne e ftohen! E te thuash te duash nje vend pa kushte do te thote qe ose je dallkauk thellesisht patetik sic je ti, ose te mos kesh asnje lloj vleresimi dhe respekti per veten e per vendin tend! Ik Roland, mos shkruaj me se je katastrofe ne arsye e mendim! Mos u ligeshto pse je i paafte ne analize, thjesht pranoje ne heshtje qe s’je per kete pune!

  17. Klimax says:

    Si puna e qenit. Qafok, vazhdo te lepish kocken dhe te tundesh bishtin! Lango!

  18. selfo says:

    O Roland Qafoku, pse e shtremberon te ver-teten? . Ndryshoje ate mbiemrin , e para, e dyta Amerika na e ka bere gropen qe me Rajersonin kur i detyroi shqiptaret idiote e grisen breket e grave dhe i bene flamur amerikan, pastaj kush e mbeshteti Sali Berishen qe shakterroi Shqiperine deri ne lufte 1997? Kush e mbrojti “yllin ne ngjitje” kur pushkatoi ata ne bulevard? Keto kane qene deçizive per Shqiperine dhe shqiptaret e ndershem. Tani i hani mutin Ilir Metes dhe “Yllit ne ngjitje” dhe prokuroreve dhe gjykatesve qe dalin nga dera dhe hyjne nga penxherja dhe ameriqia na thote vazhdoni; Nuk behet Shqiperia me komande nga jashte e me spiuna brenda. Ka mbaruar kjo pune, prandaj une nuk i jam mirenjohes deri sa corona te mbylle ciklin, pastaj te shikoj po – je suis vivant. Bile jam shume i inatosur me te dhe me ty qe i bie daulles.

  19. Pellazgos says:

    Servilat qe ne kohen e turkut nuk e kane problem te quhen Ro-land,Qemal,Eduart,(Edi),Salih,Abdullah dhe te quajne “vellezer” Arvanitasit qe luftuan per Epir,Kosrandinopol,Magna Grecia dhe shqipetaret ne Bregdet ata qe nuk jane si keta me Emra Greke Epirote Athina,Melpomeni,Vasil,Eleni,Aristidh,Aristotel,Platon,Sojrat e te tjera (ecetera).
    Do thote dikush.
    “Emra” jane keto,ska rendesi te madhe,vetem para te na japin dhe jemi “ne rregull” (regolare).
    Po mire o Qafoku,a e din ty qe Albania si Turqi Evropiane u krijua ne nje kohe qe colonizatoret ne Amerike sillnin skllever nga Afrika?
    A e din ty o Qafoku qe nga 1913te deri perpara se te pushtohej ky vend me kulture te Lashte Greke nga Italia ishte katandisur shumica me grate me maska si ne Afganistane dhe Amerika e krijoi kete Protektorat turk ne kurriz te Epiroteve dhe Epirit?
    Thjesht donte nje turqi te vogel te quajture Arnautistane?
    Perca e sundo.
    A ka “historiane” te ndershem ky vend (land) kur Kastrioti ishte Epirote dhe ju vetequheni Arnaut,Arvanos,Alban?
    A e din ty o Qafoku qe qendra jone e Kastriotit eshte Kostandinopoleos,nga mori flamurin (fllug) Greke te Bizantit Heroi yne Epirote Jeorgios Kastriotis?
    Pamvaresisht qe jemi pak ne qe nuk u turqizuam nuk e harrojme .
    A e din ty o Qafoku qe Amerika i futi ne Nato Milloshevicet Osmane?
    Apo per ato vende te Epiroteve ju islamiket nuk ju interesojne?
    A e din ty o Qafoku qe Magna Grecia eshte e Pirros dhe Epiroteve per te lilen luftuan heroikisht per ta cliruar dhe eshte tona dhe jo e fashisteve?
    Per ke “Shqiperi” dhe “Shqipetare” e ke fjalen o Qafoku?
    Kur ka qene e “varur” Albania qe nga koha e Majmunit (monkey) qe u be e “pavarur” dhe mori “Pavaresine” nga Turqia,ne nje kohe qe nuk kishte gjuhe te shkruar,nuk kishte institucione,nuk kishte shtet!
    Thjesht eshte product i tre Perandorive,asaj Greke te Legas Aleksandros,Bizantios,Romake Osmane.
    Dhe ju i perkisni kesaj te fundit,se me kete Identifikoheni.
    Prandaj dhe nuk e kini problem Identitetin,Kulturen,Nderimin per figura Perandoresh Ilyre apo Epirote.
    Thjesht te kete ndonje cmim “Nobel” per “Paqe” dhe te mos jete Ilyre apo Epirote,se jane Greke.

  20. emigranti says:

    Shtrohet shume gabim.
    Ne duhet ta deshirojme bashkepunimin me SHBA por shtesa ” pa kushte ” eshte verberi dhe injorance.
    SHBA eshte fuqi e madhe dhe sheh interesat e veta, pra nuk ka te njejten vemendje per ne sic kemi ne per te.
    Politika eshte ne radhe te pare interesa dhe ne duhet ta shfrytezojme me mire perputhjen e interesave tona me te tyren per te perfituar sa me shume.
    Dhe patjeter duhet ta degjojme e vleresojme keshillen e mikut, por kjo nuk do te thote se ne duhet te zbatojme qorrazi cdo ” keshille- urdher ” te kujdoqofte qe bie ndesh me interesat tona kombetare.
    Perndryshe i bie qe SHBA ta doje Shqiperine me shume se ne,gje qe i kalon kufijte e hipokrizise dhe servilizmit.
    Vetem keshtu do te behemi dinjitoze dhe miqte do te na respektojne edhe me shume.

  21. undefined says:

    10 arsye ik o filosllav
    1000 arsye thuaj apo nuk të bën zemra?!

  22. undefined says:

    10 arsye ik o filosllav
    1000 arsye thuaj apo nuk të bën zemra?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje