"Perëndia mund t’i zgjojë të vdekurit 'si të thuash nga gjumi' dhe t’i rikthejë në jetë", zbulohet sekti fetar që rekrutoi familjen Josifi: Nën hetim ata që fshehën vdekjen e Anisës

5 Korrik 2020, 16:13Sociale TEMA

Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zhaneta Josifit dhe njërës prej vajzave.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se gjithë familja është rekrutuar nga ky sekt rreth 6 vite më parë në Tiranë.

Pas vetëvrasjes së kryefamiljarit, Lluka Josifi, Zhanetës dhe dy vajzave u është dhënë ndihmë financiare nga ky sekt duke bërë që të krijonin marrëdhënie të ngushtë me to.

Ky grupim, pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait, ka për qëllim afrimin e sa më shumë njerëzve. Në publikimet e shumta që gjenden online për këtë sekt bie në sy përgjigjja e pyetjes çfarë ndodh kur vdesim.

“Bibla mëson se Perëndia mund t’i zgjojë të vdekurit, si të thuash nga gjumi, dhe t’i rikthejë në jetë. Për ata që Perëndia ringjall, vdekja nuk është fundi i gjithçkaje”.

Dyshohet se ky sekt mund të kenë predikuar dhe aplikuar metoda ekstreme, duke çuar në vetëflijimin e Zhaneta dhe Anisa Josifit. Të njëjtat burime thanë se po hetohen personat që kanë hyrë muajt e fundit në banesën e familjes Josifi në Kombinat, të cilët mendohet se kanë ndjekur ritualin për ringjalljen e Anisa Josifit.

Këta persona dyshohet se ishin në dijeni për vdekjen e 30-vjeçares dhe i kanë sugjeruar edhe nënës dhe vajzës së saj të sakrifikonin, duke mos ngrënë, apo duke mos dalë fare nga banesa.

Policia dhe prokuroria presin dëshminë e Blerta Josifit për të mësuar si humbi jetën Anisa. Burimet thanë se nëse vërtetohet se persona të jashtëm kanë hyrë në banesë dhe kanë sugjeruar të ndiqet një ritual i caktuar, atëherë ndaj tyre mund të ngrihet edhe akuzë për vrasje.

8 komente në ““Perëndia mund t’i zgjojë të vdekurit ‘si të thuash nga gjumi’ dhe t’i rikthejë në jetë”, zbulohet sekti fetar që rekrutoi familjen Josifi: Nën hetim ata që fshehën vdekjen e Anisës”

  1. Hakmarrje qe vlon! says:

    Shtet shkerdhate!
    Shqiptari i thjeshte eshte rrjepur dhe hedhur ne batakun e deshperimit, per te mbreteruar Shkerdhenet, Shkerdhitat, Sali gomeret, Ilir Metajt, Monikat idjote, Edvinet e zhanetave, Janullat e grekut, arabet, turqit, italianet, amerikanet qe kane dale pronare te tokes se shqiptareve dhe Zotit.

  2. Kim été says:

    Të dëbohet ambasadori Gjermanis në Tiranë, ndryshe raste të tilla do jenë të përditshme. Kina, Rusia, Amerika., janë larguar nga vëndi yn pasi mendojn se Gjermania {si organizatore e BE-së, ka marrë përsipër ekonomin për shtetet e ballkanit dhe ata që përfshihen në parlamentin europian, gjë që është e rrezikshme dhe aspak e vërtet.

  3. SB says:

    Po sa artikuj te dobet beni, Kulla e Rojes perkthehet watchtower, dhe publikimi quhet ”watchtower magazine”. Dihet boterisht qe eshte revista e deshmimtareve te Jehovait.

  4. Sa per dijeni says:

    O Tema po konsultohu pak me shume verdalle dhe mos u mbeshtet vetem ne deklaratat e policise e prokurorise te cilat ne shume raste jane fare injorante nga padija dhe pertesa se u perton truri te bejne ca me shume kerkime. Se pari nuk quhet Guard Tower por quhet Watch Tower dhe nuk eshte sekt por eshte reviste e shperndare rregullisht nga Deshimtaret e Jehovait dhe eshte nje reviste te cilen anetaret e ketij sekti e perdorin rregullisht ne studimet e tyre te shkrimeve te shenjta dhe pa te cilen ata nuk marrin mundimin ti studiojne vet keto shkrime. Personalisht nuk me pelqejne Deshmiraret e Jehovait apo si quhen shpesh ne popull DJ (dixhej?) dhe vertete jane nje sekt sepse besojne se vetem ata jane ne rrugen e duhur ne gjithe boten, por ti themi gjerat drejt sic jane. DJ nuk besojne ne jeten pas vdekjes. Sipas tyre kur nje njeri vdes ai nuk shkon as ne parajse e as ne ferr, por thjesht pushon se ekzistuari, por gjithsejcili do te rringjallet nga Perendia ne diten e Gjyqit te Madh dhe kur te ndodhe kjo vetem 144 mije te zgjedhur do jetojne perjetesisht ne Parajse me Perendine dhe te tjeret do jetojne perhetesisht ne toke e cila do te jete e re dhe si nje parajse. Per kete arsye ata jo vetem qe nuk e predikojne vetflijimin apo vetvrasjen por madje e quajne nje mekat te rende, prandaj besoj se fatkeqesia e ndodhur mund te kete me shume lidhje me probleme psikike te viktimave sidomos pas humbjes se babait sesa me mesime fetare te ketij seksti. Me duhet te shtoj se keta jane te shperndare ne gjithe boten por nuk rezulton te jene akuzuar ndonjehere per nxitje vetvrasjesh dhe e fundit nese shikoni me kujdes pothuajse cdo familje shqiptare mund te kete ne shtepi ndonje pamflet te ketij sekti se ata i shoerndajne vazhdimisht ato neper shtepira, keshtu qe s’mund te merret prezenca e tyre si prove per nxitje vetflijimesh. Po e perseris nuk me pelqen aspak ky sekt dhe sektarizmi i tyre por le ti japim Cezarit ate qe i perket Cezarit. Te me fale ndonje qe nuk bie dakort me mua.

  5. Zeni says:

    Filloni me këta pushta dhe vazhdoni me mjekrroshat…tregtare te ndyre shpirtrash
    Kane 30 vjet qe perpiqen te blejne shpirtra shqiptaresh te dobet e te pambrojtur…per ti kthyer kundra vëllezërve te tyre…
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA!

  6. bac says:

    unë besoj tek Politika dhe Shteti qoftë edhe i korruptuar

  7. Tt says:

    Po te rronte babai keto Vajzat nuk do te kishin perfunduar keshtu, njerez criminal kane bere eksperiment per te provuar nese ka ringjallje ose jo kane qene ta PA mbrojtura dhe tre femra pa asnje vlla ose mashkull per dijeni femrat bjen pre fare lehte por sidoqofte ngushellim te mbijetuares

  8. Fete si partite politike says:

    Kulla e Rojes eshte botim i Deshmitarve te Jehovait. Kjo reviste shperndahet neper rruget e tiranes nga nje sekt qe duhet pare veprimtatia e tyre, a perputhet me parimet e verteta fetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje