Nga Nevila Dervishi
Në vitin 1952, kur Enver Hoxha kishte nisur të ndihej krejt komod të prehrin e madh të Josif Stalinit dhe Bashkimit Sovjetik, dhe kur anglo-amerikanët po tërhiqeshin nga tentativa e tyre për të rrëzuar komunizmin në Shqipëri, sa duket ka pasur një personazh hatërmbetur, apo, më keq akoma, zemërak.
Ishte Josip Titua, tutori i dikurshëm i Enver Hoxhës, i cili duket vazhdonte të mos përtypte shkatërrimin e atij investimi të gjatë për të përfshirë shtetin e vogël të shqiptarëve brenda kufijve të Jugosllavisë multietnike.
Sa duket, ky zemërim dikur ka prodhuar edhe idenë e një aventure hakmarrëse: të pushtonte ushtarakisht Shqipërinë.
Sipas një dokumenti zyrtar të CIA-s (Agjencisë Qendrore të Informacionit) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që mban datën 23 korrik 1953, Qeveria Jugosllave, qysh prej një viti, kishte bërë gati një plan pushtimi sekret të njohur si “Plani R-7”, të përpiluar nga një numër gjeneralësh ushtarakë, më anë të zbatimit të të cilit do të synohej pushtimi i Shqipërisë.
Pushtimi do të kryhej nga trupa shqiptare (emigrantë shqiptarë në Jugosllavi) dhe elementë kosovaro-jugosllavë.
Ato do të shoqëroheshin nga një divizion trupash të rregullta të Ushtrisë Jugosllave, po që nuk do të futej në territorin shqiptar.
Ndërsa trupat që do të futeshin në brendësi, do të udhëzoheshin që të rekrutonin gjithkënd, qoftë ushtarë dezertorë, qoftë kundërshtarë të regjimit.
Po kështu, këto trupa do të trajnoheshin që ti shmangeshin betejave të kota me trupat që do i qëndronin besnike Enver Hoxhës, duke pasur si qëllim kryesor kapjen e Tiranës.
Detaje më të hollësishme për këtë plan të Titos përmban dokumenti i mëposhtëm i CIA-s:
SEKRET
Vendi: Shqipëria/Jugosllavia
Subjekti: Plani Jugosllav për invadimin e Shqipërisë
Data e shpërndarjes: 23 korrik 1953
Nr i faqeve: 2
1-Programi Ushtarak Jugosllav në lidhje me Shqipërinë është hartuar mbi një vit më parë nga gjeneralët Peko Dapcevic, Svetozar Vukmanovic dhe Kosta Nadj.
Njihet si “Plani R-7” dhe një pamje e përgjithshme e tij parashikon një pushtim të Shqipërisë kryesisht nga trupat shqiptare me ndihmën e disa elementëve kosovaro-jugosllavë.
2-Sipas Planit, diversionistët dhe propaganduesit do të ndërsejnë opinionin publik shqiptar kundër Hoxhës dhe kundër Sovjetikëve qysh përpara aksionit ushtarak.
Pas këtij veprimi përgatitor, njësitë ushtarake shqiptare në Jugosllavi, të alternuara me një divizion të ushtrisë së rregullt jugosllave të përbërë nga elementë kosovarë, do të hynin në Shqipëri dhe, duke ndjekur drejtime të ndryshme, do të takoheshin në Tiranë.
Ndërkohë, ushtria e rregullt jugosllave do të mbetej e përqendruar përgjatë kufirit shqiptar dhe Qeveria Jugosllave do të deklaronte qëllimin e saj për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë pa urdhra të drejtpërdrejtë nga Kombet e Bashkuara.
3-Gjatë përparimit të tyre për në Tiranë forcat shqiptare do të mobilizojnë popullsinë vendase duke mbledhur trupa vullnetare si dhe dezertorët nga ushtria e Hoxhës.
Sido që të shkojë puna, nuk do të bëhet asnjë përpjekje për tu përfshirë në luftime të pavlera me njësi të ushtrisë, të cilat do i qëndrojnë besnike Hoxhës – nëse kjo ndodh, njësi të vogla do të shkëputeshin për këtë qëllim; ose përndryshe, të gjitha njësitë duhet të shmangeshin.
Në rast se trupat e Hoxhës do të bënin një rezistencë të papritur, të fortë, ose të gjatë, ose në rast se trupat sovjetike do të ndërhynin, formacionet shqiptare do të ndaheshin në njësi më të vogla dhe do të zhvillonin luftë guerile në përpjekje për të vendosur një situatë revolucioni dhe lufte civile në vend.
4-Në lidhje me këtë plan, Partia Komuniste Jugosllave vlerëson se, gjatë marshimit të saj në Tiranë, forca e organizuar shqiptare do të jetë në gjendje të rritet në përafërsisht 50 000 njerëz dhe kështu do të jetë e aftë të përfundojë misionin e saj brenda një kohe të shkurtër.
Pritet gjithashtu që, sapo të bjerë Tirana, trupat sovjetike në Shqipëri të tërhiqen në ishullin Sazan, nga ku mund të evakuohen.
Skenari identik si vendosja e Zogollit ne pushtet nga ana jugosllave.Ne arkiven e shtetit ka dokumenta te rendesishme te investimit te agjentures jugosllave qe fillojne qe me krijimin e Jugosllavise.Jane me shume se 100 vjet investim nga ana jugosllave ne Veri te vendit ne fushen agjenturore dhe metoda kryesoree tyre e rekrutimit ka qene pagesa ne te holla.Eshte interesante fakti se kur rekrutohej i pari i nje familje ajo kalonte trashegim te djali,nipi etj.Rekrutonin mbi baza familjare dhe fisnore.Ka familje shqiotare ne Veri te vendit qe kane nje histori bashkepunimi me spiunazhin jugosllav qe ne ditet e para te krijimit te Jugosllavise deri ne ditet tona.
E keni fjalen Z. Karloci, se ka ardhur koha qe ky Plani I TITOS te behet realitet, sot, edhe me ndihmen kosovare – serbe ???!!!
Te gjitha keto plane dhe ide te Titos , dhe te kujtdo qe kish ndermend pushtimin dhe coptimin Shqiperise se vogel dhe modeste ne armatime , ekonomi , nivel te dobet te mardhenieve me Boten jashte , pse valle nuk u ben realitet ????? Kush mund te jap nje pergjigje ????
Pergjigje ka , po nuk u intereson askujti , se sado qe te kerkojne dhe germojne per arsye tjeter , arsye tjeter nuk ka , ka vetem nje emer dhe nje mbiemer . Enver Hoxha …..
Me gjithe gabimet qe beri , ka merita te medha , ne mbijetesen tone si komb ne vitet e para pas luftes se Dyte Boterore , ndoshta dikujti qe u prek nuk do ti pelqeje komenti , eshte e qarte dhe e kuptushme , realiteti eshte nje dhe i vetem , pamvaresisht kendveshtrimit qe mund ta shikoj dikush ………..
Kohe pas kohe, ne vijemesi, shohim te publikohen dhe te dalin ne drite, dokumenta arkivore, memuare te protagonisteve te ngjarjeve, deklarata te pjesmarresve ne planet armiqsore dhe veprimet konkrete te fqinjeve tane grabitqare, per te coptuar dhe pushtuar Shqiperine, per te permbysur me dhune, sabotim, banda e terror pushtetin legjitim te vendosur ne Shqiperi pas Luftes II Boterore.
Greqia, Jugosllavia dhe Italia e vjeter, sikurse Serbia e sotme, me miratimin, pelqimin dhe bekimin e fuqive kryesore me mentalitete historikisht koloniale dhe qartazi antishqiptare, nuk kane reshtur se beri plane dhe aksione te coptimit dhe zhdukjes se Shqiperise nga harta politike evropiane ose ne reduktimin e teritoreve qe qeverisen nga shqiptaret autoktone qe jetojne ne terotore kompakte.
Deri ne Luften II Boterore, edhe Rusia ka qene protagoniste dhe pale ne keto plane kriminale antishqiptare ne dobi pansllavizmit ne Ballkan, sic eshte edhe sot, pas zhvillimeve ballkanike te shperberjes se Jugosllvise, strumbullarit te politikave ruse te influencave ne Mesdhe, rol te cilin e ka perqafuar me shume zell Serbia e sotme.
Dhe, per fat te keq, tmerresisht te keq, ne keto plane makabre antishqiptare, pale e rendesishme, kane qene gjakshprishurit shqiptare, te shiturit dhe te bleret nga armiqte e jashtem, maskarenjte dhe dallkauket, tradhetaret dhe matrapazet e vendit.
Keta tradhetare kane pasardhesit e tyre sot edhe sot e kesaj dite ne hapsiren shqiptare, kane hesapet dhe perqindjet e tyre te fitimit ne shitjen e interesave kombetare ndaj planeve antishqiptare te pandryshuara greko-serbe.
Cberja e Kishes Autoqefale Shqiptare te Nolit, si nje nga tre kollonat baze te kombformimit te shqiptareve ne Ballkan, nepermjet misionit te zi kriminal te Janullatosit per te greqizuar Shqiperine e Jugut dhe legalizuar aspiratat e Vorio Epirit grek, eshte nje-vetem nje, nga faktet e pakontestueshme te prezences dhe fuqise se Kollones se Peste antishqiptare qe vepron ne vend.
Historia shqiptare do te vere ne kollonen e turpit te gjithe emrat dhe fytyrat e urryera te atyre shqiptareve, me ose pa pushtet politik a mediatik, qe me ndergjegje te plote lejuan te ndodhe kjo gjeme, me veprimet e miratimet apo me heshtjen dhe mosveprimin e tyre, kete gjeme qe shenjon zhvillimet shqiptare me ogurzeza te fund shekullit te 20-te dhe te fillimit te shekullit te 21-te per fatet e Shqiperise.
Shqiperia dhe Kosova, sikurse e tere hapsira shqipefolese ballkanike, po pret – ende eshte ne pritje, te Mekembesit te Fan Nolit te Ri shqiptar, te nje Kryepeshkopi te Ri Shqiptar, qe te rimekembe Kishen Autoqefale Shqiptare, te cbeje dhe zezoje veprimtarine e kolonelit te zi te kishes mesjetare serbe dhe segmenteve te pushtetit fashist revanshionist grek, qe mbijeton pothuaj ne cdo qelize te shoqerise greke.
Sic duket qarte nga keto fakte qe publikohen ne vijemesi, paranojat e Enver Hoxhes per te mbrojtur pushtetin e tij te dale nga pushka clirimtare, por edhe integritetin teritorial te Shqiperise, kane qene ne perpjestim te drejte me planet dhe aksionet e armiqve tane, kane qene nje pergjigje e vendosur dhe dermuese ne perpjestim te drejte me paranojat antishqiptare te huaja dhe perpjekejt e tyre per coptimin dhe zhdukjen e Shqiperise dhe te ceshtjes shqiptare ne Ballkan.
Veprimtaria nacionaliste dhe shtetformuese e Enver Hoxhes ne mbrojtje te kesaj kauze, nuk ka qene e limituar vetem ne goditjet e kunderezbulimit te tij, ne shkaterrimin e bandave diversive, ne pergatitjet ushtarake gjitheplaneshe adekuate te vendit per te perballuar agresionet e fqinjeve, por edhe sidomos, ne iluminimin dhe ringjalljen e te gjithe faktorit shqiptar ballkanik per historine e shqiptareve, per autoktonine e tyre, per kulturen materiale, shpirterore dhe folklorike origjinale e te shkelqyer, per shpirtin e paepur kryengrites per liri, per vlerat unike te gjuhes shqipe dhe shkelqimit te ri te saj nepermjet unifikimit ne nje gjuhe standarte qe eshte edhe karakolli me i forte kunder rrezikut te defaktorizimit dhe shuarjes se ceshtjes kombetare kryesore: NJe gjuhe-nje komb!
Per arsye historike dhe gjeostrategjike, Shtetet e Bashkuar te Amerikes u shfaqen ne historine e Shqiperise si nje Yll Polar kurdo i pranishem per egzistencen dhe prosperitetin e saj.
Ky faktor proshqipar amerikan ne Ballkan, eshte nje fat per ne, eshte nje shenje e Provanise Hyjnore dhe nje garanci se Shqiperia dhe Kosova do te shkelqejne se bashku dhe do te verbojne armiqte e vet rajonale dhe padrinot e tyre evropine, ku si nje Poster Boy ndjellakeqes i tyre, nxin Macroni i Frances se sotme.
Ky faktor eshte busulla e shpreses shqiptare.
Ne jo vetem duhet ta besojme kete faktor, por edhe te mbeshtetemi fuqimisht ne te, pavaresisht kush eshte ne krye te administrates te rradhes ne USA.
Perralla me Mbret imagjinar . Titua duke njohur mire se cfare burra kishte ne kufi me Shqiperine e qe strehoeshin kundershtaret e Hoxhes e te shtetit shqiptare, mendonte se do ta fitonte Shqiperine nga kryengritjet e Verriut .Por keto perpjekje, te reaksjonit armiqsor serb me duarte e vete shqiptarve nuk u realizua.Budalla nuk ishte Hoxha .Veriun shume shpejte, mbasi mori pushtetin, e dubloje me djem e kuadro nga krahina te tjera qe su jepnin asnje mundesi reaksjonit shqiptare jashte e brenda vendit te kryenin agresjon ndaj Shqiperise .Arriti te ndergjegjsoje pjesen pozitive te Veriut qe ju bashkuan edhe gjate LANCl. Deri ne vitet 1970 te gjitha perpjekjet nga jashte, kunder popullit shqiptare, deshtuan por tradhetija si dhe te komprementuarit e UDB ndryshoje taktiken por jo strategjine .Jo vetem ne Kosove por dhe ne Shqiperi e Maqedoni UDB ngriti struktura te reja dhe agjent te fshete per ti kontrolluar strukturat ne kupolat drejtues .Hoxha mbas viteve 1972 ra ne gjumin e gjuetis se shtrigave duke konsideruart se armiqte e tij dhe te popullit ishin shoket e tije qe kishin derdhur gjakun e djersen per ate popoull e shtet te krijuar .
Titua vdiq pa e realizuar qellimin e tij shqiptaret kunder shqiptarve por e realisuan skaljone tetij qe kishin depertuar ne strukturat e partise e te shtetit te tejlodhur komunist qe po hante veten e tije . Shpetuam nga komunizmi por jo nga tradhetija dhe elementet pro serb me vendosjen e demokracise ne 91.
Fatkeqsishte shqiptaret betejen me tradhetine se kane fituar gje qe do te na kushtoje shume edhe pse sot kemi Aleat perendimoret. Shqipratet sot nuk kane shtet te tyre por nje shtet te krijuar nga reaksjoni i brendshem me ate te jashtem .Si ne Shqiperi dhe Kosov as behet fjale per burra patriot qe tu dhimbset kombi i tyre .Me burreror paraqitet pjesa e kombit brenda shetit maqedonas .