Ekziston një plani për të vendosur sanksione ndaj 25 shtetasve rusë, të dyshuar se kishin ndonjë lidhje vdekjen e avokatit të Sergei Magnitsky, si dhe mbi 20 shtetas sauditë, të dyshuar se kishin ndonjë lidhje me vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi, tha sekretari i Jashtëm britanik Dominik Raab.
“Hapi ynë i parë është të veprojmë kundër individëve të përfshirë në torturimin dhe vrasjen e Sergei Magnitsky, avokati që zbuloi mashtrimin më të madh të taksave në historinë ruse,” i tha Raab parlamentit, sipas Reuters.
Ai shtoi se vendimi do të përfshinte edhe ata individë të dyshuar se kishin lidhje me vdekjen e gazetarit dhe shkrimtarit Jamal Khashoggi.
Në vitin 2008, Sergei Magnitsky zbuloi një aferë mashtruese me taksa në Rusi, e cila përfshinte 23 kompani dhe një total prej 230 milion dollarësh, e kjo nga njerëz të lidhur me Kremlinin zyrtar dhe individë të afërt me qeverinë Ruse.
Pas kësaj, Magnitsky u arrestua dhe më pas vdiq në një burg në Moskë në 2009, ndërsa qeveritë perëndimore dhe organizatat e të drejtave të njeriut pretenduan se ai u torturua dhe se vdiq në rrethana misterioze disa ditë para se të lirohej.
Ndërsa Jamal Khashoggi ishte një qytetar amerikan dhe një kritik i Princit të Kurorës aaudite Mohammed bin Salman. Ai u vra në 2 tetor 2018 në konsullatën saudite në Stamboll.
Hahaha. Ne thame se shtetet europiane jane me te perparuara se ne por keta qenkan me te perparuar edhe ne djallezi gjithashtu. Hipokrizia ne maksimum ne kete rast. Britania e Madhe eshte kontribuesi i 2 me i madh mbas Amerikes qe furnizon Sauditet me arme. Kontratat arijne shifra maramendese. Miljarda dollare me armatime, per c’do vit furnizojne ushtrine dhe policine e princit Saud. Ndersa tani do vejne sanksione ne disa “individe” te dyshuar?!?!?! Shume pergjigjje e forte.