Italia drejt shërimit, 133 persona fitojnë betejën me Covid-19

6 Korrik 2020, 19:46Bota TEMA

Italia, e cila është një nga shtetet më të goditura nga koronavirusi, tashmë duket se po gjen qetësi nga pandemia, me numrat që janë gjithnjë në rënie.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se kanë ndërruar jetë 8 persona, duke e çuar në 34,869 numrin total të viktimave.

Ndërkohë, rastet e reja në 24 orët e fundit ishin 208 raste të reja, nga të cilët 111 ishin vetëm në Lombardi, rajoni më i goditur nga Covid-19.

Një tjetër detaj pozitiv janë edhe personat e shëruar, të cilët ishin 133 në 24 orët e fundit.

1 komente në “Italia drejt shërimit, 133 persona fitojnë betejën me Covid-19”

  1. SM-62 says:

    qesharak titulli, ne itali ka 5 muaj qe fitojne betejen mbi 300 vet ne dite. ju paska b perhstypje sot me 133

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje