Ndahet nga jeta kompozitori i madh, Ennio Morricone

6 Korrik 2020, 09:37Kulturë TEMA

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare kompozitori dhe dirigjenti italian Ennio Morricone.

Kompozitori ka ndërruar jetë në një klinikë në Romë, për shkak të pasojave pas një rënie aksidentale.

Një pjesë e historisë së muzikës së filmit shkon me të.

Fama e tij shpërtheu falë partneritetit artistik me Sergio Leone, dhe vazhdoi me bashkëpunime të mëdha: nga Bertolucci te Carpenter.

Muzikanti dhe kompozitori, ishte autor i tingujve më të bukur të kinemasë italiane dhe botërore, në filma si “Per un pugno di dollari”, “C’era una volta in America”, “Nuovo cinema Paradiso”, “The Mission” apo dhe “Malena”.

Morricone mori dy çmime Oscar, një në 2007 dhe një në 2016.

3 komente në “Ndahet nga jeta kompozitori i madh, Ennio Morricone”

  1. Marian says:

    Rip o gjigand. Do ngelesh i pa perseritshem.

  2. Hoxh Armandi says:

    Haruat filmin Octopodhi

  3. Straordiario Grandios Unico.

    Ennio Morricone
    Italia – Hollivood – Italia

    Grazie Maestro per tutto …

    R.I.P

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje