Aktori i njohur vdes nga koronavirusi në moshën 41-vjeçare

6 Korrik 2020, 09:25Lifestyle TEMA

Aktori Nick Cordero, i cili ka qëndruar rreth një muaj në kujdes intesiv, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

41-vjeçari vdiq ditën e diel dhe lajmin e ka dhënë vetë gruaja e tij, Amanda Kloots përmes një postimi në “Instagram”.

“Zemra ime është e thyer pasi nuk mund ta imagjinoj jetën tonë pa atë.”

Ajo ka treguar se burri i saj ka luftuar me Covid-19 për 95 ditë, ku gjatë kësaj periudhe kishte pësuar mini-sulme dhe këmbën e djathtë e kishte amputuar për shkak të mpiksjes së gjakut.

Nick Cordero ka qenë i nominuar për çmimin Toni për rolin që kishte në filmin“Bullets Over Broadway”. Ai njihet gjithashtu edhe për rolet në “Waitress” dhe “A Bronx Tale”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje