FOTOT/ Laguna e Kune-Vainit: 80 vjet nga shpallja rezervat gjuetie, sot destinacion turistik

7 Korrik 2020, 13:38Turizëm TEMA
FOTOT/ Laguna e Kune-Vainit: 80 vjet nga shpallja rezervat gjuetie, sot

E shpallur e para zonë e mbrojtur në vend rreth 8 dekada më parë, laguna e Kune Vainit, 8 km larg Lezhës, cilësohet si një nga më interesantet dhe gjithnjë e më shumë ka tërhequr vizitorë të huaj dhe vendas, të cilët shijojnë bukurinë e saj.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, publikoi sot pamje nga kjo lagunë të kthyer në një atraksion të përhershëm për turizmin e natyrës, vëzhgimit të shpendëve ujorë, të historisë, por edhe të kulinarisë së veçantë të zonës.

“80 vjet më parë me dekret të Mbretit Zog, Laguna e Kune – Vainit u shpall Rezervat Gjuetie, duke shënuar Zonën e parë të Mbrojtur në vend. Ndërsa sot gëzon statusin Rezervat Natyror i Menaxhuar”, – shprehet Klosi.

Laguna Kune-Vain ka një panoramë të mrekullueshme, ka infrastrukturë të ngritur në ndihmë të vizitorëve, vlera arkeologjike dhe kulinari interesante. Sot, kjo Zonë e Mbrojtur shfrytëzohet edhe për turizëm të vëzhgimit  të shpendëve të shumtë ujor që shumohen në këtë kënetë. Në përbërje të Lagunës hyjnë mjedise detare, lagunore, ligatinore, pyje, shkurre dhe livadhe, që ndërthuren hijshëm midis tyre.

Dallohet për larmi të madhe të botës së gjallë rreth 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh, disa lloje peshqish si qefull, levrek, koca, ngjala. Veçanërisht e pasur është bota e shpendëve (196 lloje migratore dhe të përhershëm), e cilësuar si “ornitologjia e Mesdheut”, 23 specie gjitarësh: lepur, dhelpër, ujk, derr i egër, etj.

5 komente në “FOTOT/ Laguna e Kune-Vainit: 80 vjet nga shpallja rezervat gjuetie, sot destinacion turistik”

  1. Kostandin says:

    I thoni Ministrit qe 80 vjet me pare i bie te kete qene viti 1940…
    Mbreti ZOG kishte fluturue nga Shqipnia, kushedi ku ishte..
    Dekretin duhet ta kete bere JAKAMONI a Konti CIANO..
    Jo per ndonje gje, po Ministri eshte edhe inxhenjer e duhet te dije arithmetike!?! ?

    1. Moisi Golemi says:

      Zogut në 1940 i patën rënë pendët. Këto klubet e gjuetisë i bënë taljont. Ooooo Blendziu

  2. Poko says:

    Ke thene shume gjera, pot nuk ke permendur ate me te kryesoren,,klubin e gjuetise,qe ka qene nje nga pikat me te rendesishme, me resortin dhe hotelin, te preferuar dhe nga konti Ciano qe ne ate kohe.

    1. Tur durrsaku says:

      ka harruar te thoje edhe qe mbas 90 u mbush me gjuetar italian e grek.ku i shfarosen kafshet…ku paguanin shuma te medha per te gjuajtur ne cdo stine ne cdo moment..pa asnje rregull gjuetie…

  3. Peshkatari says:

    E kam shijuar kete mrekulli. Dola per peshkim me kallam. Per te shkuar tek vendi i peshkimit duhet te kaloje neper “token e xanun” qe e kishte rethuar me tel me gjemba deri ne det. Detyrimisht duhej te konsumonje diçka ne nje tavoline te nxjere ne obor. Porosita nje veze te zjere mbasi kisha mare buke me vehte. Pagova 10 000 leke te vjetra per vezen dhe u lejova te shkoj per peshkim ne det. Pa lidhur tojet te kallami me jane afruar dy djem te rinj me pantallona te shkurtra dhe me koke te qethur. Pa u pershendetur, njer prej tyre me tha se duhet te paguanja 5000 leke. Pa e zgjatur, pagova leket dhe u largova pa filluar fare. Shume i lumtur nga kjo dite e mbare u betova qe ne kete vend mund te vij prape per peshkim veten ne besen e ministrit Klosi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje