Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekesorë, Skënder Brataj ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një situatë të pakëndshme e cila i kishte ndodhur sot në mëngjes.
Brataj thotë se kishte shkuar që të rimbushte telefonin dhe i është kërkuar të vendosë maskën, ndërsa vetë punonjësja e mbante maskën poshtë gojës.
Ndërkohë një tjetër qytetar që nuk mbante maskë i thotë Bratajt i cili i kërkoi që të mbante maskën, “Hec o zoteri kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!”.
“Per te qeshur apo per te qare? Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask.
Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker.
Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje.
Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them.
Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza.
Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!”, shkruan Brataj. (TemA)
Injorantët , do ti ndëshkojë vet virusi .
Doktorr ke shume te drejte qe i ke permbledhur qe te dyja fjalet ne kete koment.
Keta do qeshin fort ose do rrifen fort kur te pijn raki, dhe do qajne me ole le o bytha ime kur ti kap gripi.
Nje vidjo tjeter kur dy budallenj intelektual kundershtonin policine nga tavolina e nje lokali ku ishin ulur. “Zoteri ku e keni VKMn e Kryeministrit qe me ndalon mua te rri ulur ketu”
Policet duke ju lutur qe te largoheshin ose te vinin maskat, keta dy injorante kundershtonin si femij 5 vjec qe nuk e Kupton se cfare eshte virusi.
Doktorr e qara dhe e qeshura nuk pin uje ketu!! Ne si popull sidomos meshkujt, na dridhen leqet e kembeve kur degjojme se si te tjeret vdesin nga SEMUNDJA E RENDE!! Kishte kohe qe vuante nga nje SEMUNDJE E PASHERUESHME….. nuk guxojme dot as emerin tia zeme ne goje, dhe kur vjen puna te nje grip vdekje prures shajme gjithe pordh Ramen.
Doktorr e ke pyetur veten sa vete mund te jene infektuar se PD thote dilni se jeni te lire, mosbindje civile se Rama na izolon sepse keshtu do te na mbaje si skllever.
Doktorr, jane rritur dhe vdekjet se Lajmet nga Italia nuk mjaftuan….. ne e duam shalqiun me prove.