Mosha mesatare e pacientëve të infektuar me koronavirus në SHBA është ulur me 15 vite

7 Korrik 2020, 21:57Bota TEMA

Zhvillime të reja vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Doktori Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive bëri me dije se mosha mesatare e pacientëve me koronavirus është ulur me 15 vite, krahasuar me fazat e para të pandemisë.

Ditët e fundit janë rritur ndjeshëm rastet e reja me koronavirus në Kaliforni, Arizonë, Florida dhe Teksas dhe kjo për shkak se të rinjtë kanë refuzuar të zbatojnë masat e distancimit social dhe shpesh herë janë mbledhur në festa të mëdha.

Gjatë intervistës, Fauci shpjegon se “Mosha mesatare e njerëzve që po infektohen me Covid-19 është 15 vjet më pak, krahasuar me disa muaj më parë”

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis deklaroi të hënën se mosha mesatare e pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim tashmë është 33 vjeç. Pjesa më e madhe e personave të diagnostikuar pozitivë në mars dhe prill ishin 50-60 vjeç.

1 komente në “Mosha mesatare e pacientëve të infektuar me koronavirus në SHBA është ulur me 15 vite”

  1. american16al says:

    Fauci eshte mashtruesi me i madh qe americanet nuk e besojne, ai ka per detyre hapi panik dhe terror psicologjik tek njerezit duke qene ne konflikt te hapur me koleget e tij se te menaxhojne situaten e ketij virusi…!!!!
    Njerezit me gripe apo semundje te tjera sezonale i regjistrojne si te infectuar me corona virusi!!!!!
    Perhapet panic shkaterrohen businesse e familje americane te pafajshem per te realizuar endrrat per pushtet te politicaneve!!!! Kjo eshte shenje e diktatures qe shqipetaret e moren ne 1945 fill pas clirimit per te ndertuar mostren ogurzeze socializem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje