Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 2 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa 74 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit.
Viktimat janë një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, të cilët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve të evidentuara gjatë 24 orëve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.
Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital dhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.
I drejtohemi me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, pasi virusi është mes nesh, por të respektojnë masat e vendosura: Distancimin fizik, maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance dhe higjienën vetjake dhe kolektive. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19. Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon edhe njëherë ndërgjegjësim nga bizneset dhe qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe higjienës personale.
Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni.
Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)
Testime totale 29669
Raste pozitive 3038
Raste të shëruara 1744
Raste Aktive 1213
Humbje jete 81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 477
Durrës 221
Shkodër 167
Vlorë 115
Lezhë 63
Fier 49
Korçë 30
Elbasan 25
Kukës 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 11
(TemA)
Shqipetaret nuk duan t’ja dine per virusin. Ne fakt eshte fatkeqesi, sepse tani Shqipëria eshte futur ne vendet e rrezikshem, dhe kushdo qe kthehet ne nje vend Europian nga udhetimi per ne Shqiperi duhet te karantinohet.
Mentalitet dhe kulture e dobet, e shprehur me se miri nga ai “biznesmeni” shkodran qe i tha Lulëzim Bashes “na bjer kosovaret se mbetem pa pune”.
Perveç kultures se ulet kjo shpreh edhe kendveshtrimin e bizneseve per kosovaret – si lope per t’i mjelë. Njesoj si ne Greqi, edhe ne Shqipëri ka dy pale çmime, nje per vendesit nje per te huajt. Pra gjynah të quash pronaret greke dhe një pjese te atyre shqipetare “biznesmene”. Ata Jane dallaverexhinj, matrapazë, dhe makutër. Tre fjale turke qe tregojne korrupsionin endemik. Dhe Lulezim Basha qe i pergjigjet se “do bisedoje me Kryeministrin e Kosovës, qe te dergoje sa me shume “lope” ne Shqiperi”. Ne vend qe te priten me respekt si kliente te rregullt, priten si objekt zhvatjeje.
Çfare lidhje ka kjo me Koronavirusin? Natyrisht që ka. Kjo kulture e ulet e nje pjese te shoqerise dhe bizneseve (shumica me thene te drejten Jane baraz me Europen), bën që Shqiperia te kaperceje me shpejtesi nga nje vend i sigurt, ne nje vend “me rrezik”.
Kjo tregon qe sikur Qeveria te mos kishte bere mbyllje totale, do kishin vdekur shume. Sapo u hap, njerezit kujtuan se iku virusi, dhe o burra te perqafohen. Ngushellimi i vetem eshte se nuk jemi vetem. Ne shume vende te botes, shtresa e ulet e popullsise ka reaguar njesoj.
Ne qe jemi jashte Shqipërisë dhe zgjedhim qe vit per vit t’i bejme pushimet ne Shqiperi sepse edhe shohim njerezit tanë, tani penalizohemi sepse duhet te futemi dy jave ne karantinë kur kthehemi.
Vetem Britania sjell ne Shqiperi gati 50 mije turiste shqipetare çdo verë. Ne qoftese bizneset duan turiste, te respektojne rregullat qe te ndergjegjesohen njerezit.
Ne vijme me kenaqesi, sepse me thene te drejten, Tirana, Duresi, Vlora, Gjirokastra, dhe shume qytete te Shqipërisë Jane bere shume bukur, dhe një pjese e madhe e bizneseve Jane me parametra Perendimore te sherbimit. Eshte gjynah te penalizohemi nga pakica me nivel te ulet qe perhap virusin nga injoranca, Jo me dëshirë.
Ne shume raste, ata qe ne i quajme fshatare kane me shume edukate se sa disa pseudo-qytetare, qe kujtojnë se pse kane lindur ne qytet Jane automatikisht qytetarë.