Angela Merkel: Brenda vitit, të hapen kapitujt e negociatave me Tiranën

8 Korrik 2020, 19:00Politika TEMA

Të hapen kapitujt e negociatave brenda vitit. Kjo është dëshira e kancelares gjermane Angela Merkel për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e shprehur sot në Parlamentin Europian.

Berlini zyrtar sapo ka marrë presidencën 6-mujore të BE-së, dhe ndër prioritetet e shpalosur Merkel ka cituar pikërisht rrugëtimin europian të Tiranës dhe Shkupit.

“Duhet të hyjmë në diskutime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ishin fjalët e kancelares, që shtoi se kjo do të ishte shenjë e perspektivës së anëtarësimit të dy vendeve ballkanike.

Bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të zhvillohen këtë vit dhe kapitujt e parë duhet të hapen”, u tha Angela Merkel eurodeputetëve këtë pasdite.

Për Merkel, fillimi i negociatave me Shkupin dhe Tiranën përcjell një mesazh të rëndësishëm në lidhje me angazhimin e BE-së për të përfunduar kursin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Nëse të dy vendet ruajnë ritmin e tanishëm të reformave, raundet e para të negociatave mund të hapen qysh në nëntor ose dhjetor.

Presidenca gjermane po planifikon të shtojë çështjen në axhendën e BE-së në nëntor. Deri atëherë, Komisioni Evropian gjithashtu do të duhet të botojë raporte të rregullta mbi përparimin e reformave në të gjitha vendet e rajonit.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian paraqiti në Këshillin e BE një projekt-kornizë të negociatave të BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ajo u ankua për atë që ajo e quajti përparim të papërfillshëm në bisedimet e daljes me Mbretërinë e Bashkuar që rritën mundësinë e një ndarje pa marrëveshje.

Progresi i bërë deri më tani ka qenë i papërfillshëm, për ta thënë butë … Unë do të vazhdoj të avokoj për një zgjidhje të mirë, por ne duhet të përgatitemi për mundësinë e një mosmarrëveshjeje,” pranoi Merkel.

8 komente në “Angela Merkel: Brenda vitit, të hapen kapitujt e negociatave me Tiranën”

  1. O ti je baba dhe nana e europes shkerdhate. Po te mos ishe ti dhe Germania çna duhej europa karakurve

    1. Mona pa breke says:

      Baba e nana por i ka mbyllur syte ndaj mafiozit rus Putin.

    2. H says:

      E Po të shaj Evropën kurvë, kombi që ka përmbysur evropën me kurva, drogaxhi dhe kriminela , është ti lesh të ngordhin për bukë siç Po ngordhin. Shpifin qimen ke tjetri por nuk shohin traun që Po i qërron. Kombi shqiptar meriton keq e më keq.

  2. iksi says:

    Kuj i thu me hap negocjatat Bangladeshit a vehtes tande per Shqiperine , se po te kishe dasht ti na i hapshe me kohe .Tash nuk e duam hyrjen ne Europe se u ngopme boll dhe po te jem ne vend te Edi Rames e terheq kerkesen .

  3. N.VJOSA says:

    Merkel eshte nje politikane klasi.
    E matur,
    intelegjente,
    Nje personalitet historik , por dhe nje dashamirse dhe
    M I KE
    E MADHE
    E
    SHQIPERISË!…
    K o n s e g u e n t e !

    1. Filani says:

      Wofür?wir haben sehr oft danke gesagt aber…den schwanz hängen lassen

  4. Erdhi says:

    Dale se erdhi … mbani frymen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje