PD i përgjigjet Ramës: Zgjedhjet e parakohshme lokale, i kërkon SHBA dhe BE

8 Korrik 2020, 11:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi që ka mbajtur me deputetët socialistë një ditë më parë, ndër të tjera ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme lokale, siç pretendon opozita.

Por Partia Demokratike i është përgjigjur atij me anë të Edi Palokës, sipas të cilit, zgjedhjet e parakohshme lokale janë kërkuar nga SHBA-BE, në bazë të vendimit që do të marrë Gjykata Kushtetuese.

“Nuk është Rama që vendos se kur bëhen zgjedhjet lokale. Përveç faktit që një numër i madh bashkish sot janë pa kryetar sepse të emëruarit e Ramës kanë rezultuar të inkriminuar, ju kujtoj që do jetë Gjykata Kushtetuese që do të jap vendim për 30 qershorin.

Këtë e ka kërkuar SHBA, është në kushtet e BE-së dhe është përfshirë në raportin e OSBE-ODIHR-it. Në fakt raporti i vëzhguesëve ndërkombëtarë, 30 qershorin e ka bërë nul po sidoqoftë mbetet që vendimin me detyrimin për zbatim ta japë Gjykata Kushtetuese.

Rama që bën deklarata të tilla ose ka vendosur të mos lejojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese siç ka bërë deri më tani, me gjithë kërkesat e opozitës dhe komunitetit ndërkombëtar për ngritjen sa më parë të saj, ose është i bindur në suksesin e përpjekjes tjetër të tij, atë të kapjes së Gjykatës Kushtetuese.

Këto janë të vetmet mënyra kriminale, për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale e për të mbajtur edhe për disa muaj në këmbë një pushtet të vjedhur e të inkriminuar”, thotë Paloka.

(TemA)

7 komente në “PD i përgjigjet Ramës: Zgjedhjet e parakohshme lokale, i kërkon SHBA dhe BE”

  1. ida says:

    Nuk vendos Rama por ligji!

    1. Mbylleni " halene" gomer! says:

      Ligji tbhote se zgjedhjet lokale dhe parlamentare behen njeher ne kater vjet o shoku dhe jo si thone PD-errat

  2. vang says:

    po te shkonit ju kur ishin zgjedhjet .Kush ju ndaloi? Tani qe ju tek juve doni zgjedhje pas nje vit e gjysem .Presidenti te dekretoje zgjedhje ne bashkite pa kryetar dhe cdo gje ne rregull po deshet merrni pjese ,po zdeshet puna vazhdon .Alibeaj e ka te siguruar nga Xhaferllari qe GJYKATA KUSHTETUESE NUK DO TI NJOHI ZGJEDHJET????? DERI tani i kane njohur te gjitha institucionet.Kur te vije dita shiko se mos ikni prap si lepuri

  3. M says:

    Eshte nje turp, injorim,me shume eshte tradheti ndaj demokracise, aspiratave te nje kombi te tere,te drejtave te njeriut,lirise dhe dinjitetit te ketij populli , kur nje politikan, numri dy i nje partie me te madhe opozitare jashteparlamentare te beje nje deklarate ku ve ne dyshim kushtetuten, gjykaten kushtetuse,ligjet, mohon verdiktin e shumices pas bojkotit dhe “tradhetise” qe i bene elektoriatit te djathte, duke mos e perfaqesuar ne tempullin e demokracise, duke bere opozite nga rruga, e bene te” ligjshme”nderhyrjen e huaj ne punet e brendshme te nje shteti dhe paraqet si poktaktoriat, kolonl te ShBA-se dhe BE-se.

  4. Qorri says:

    Po kush e rrun per ju,juve nuk ju besojne njerzit e shtepise,jo me mileti,hajde kar me syze,hajde

  5. Per Deshmitaret e berishizmit shpellar! says:

    Ju e futet partine ne agjerim deri sa e mbytet fare, me shpresen se do ringjallej mumja qe kundermon dynjane!
    Hani mut tani, se si kope pa tru, i vajtet prapa Sali bagles ne arkivolin e tij!

  6. shqip says:

    Po te jesh me fat te presësh edhe 4 vite, mirë ! Për ndryshe po të ra rasti për ndonjë dokument, çertifikate etj, do trokasësh në zyrën e të zgjedhurit në 30 Qershor. Hahaha, ky njeh vetëm Voltanen. Kanë një fantazi që të lë pa mend. Këta shqupistet Janë specie të çuditshme në llojin e vet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje