Andi Bushati nxjerr emrin e koalicionit “Fronti Opozitar Kundër Regjimit të Edi Ramës”: Shqiptarët nuk e çajnë kokën shumë për demokracinë

7 Korrik 2020, 19:40Politika TEMA

Andi Bushati ka qenë i ftuar në emisionin “Top Talk”.

I pyetur mbi faktin se çfarë duhet të bëjë Partia Demokratike dhe opozita, meqë Rama mund të arrijë marrëveshje me opozitën në Parlament, t’i pranojë kushtet e saj për të ndryshuar sistemin, pra listat e hapura dhe në këmbim të marrë votën për heqjen e koalicioneve, Bushati tha:

“Në fakt ka një lloj shqetësimi nga opozita që ky po na heq koalicionet dhe shqetësimi duket i drejtë.

Pse? Sepse po të bësh një llogari të thjeshtë matematikore me të njëjtat vota, 5 vota LSI-ja, 10 PD-ja po të marrin sot, po të hyjnë veç e veç marrin më pak deputetë sesa kur janë bashkë dhe kjo është një taktikë për të përçarë votën opozitare.

Këtë unë nuk e shoh si një mëkat shumë të madh, sepse tani dihet që Rama është në vështirësi.

Rama do bëjë çdo lloj akrobacie për të rritur edhe një votë, që nga blerja, që nga vjedhja, që nga banditët dhe që nga ndryshimet e ligjit. K

ur ti thua që jam përballë një regjimi, do e lësh regjimin të bëjë taktikat e tij dhe ti do bësh taktikën tënde.

Nëse Rama voton listat e hapura unë nuk e shoh problem, sepse opozita fshin siglën e PD-së dhe LSI-së po të dojë, po të ketë qëllim shembjen e regjimit, jo të ketë karrigen e  Bashës apo të Kryemadhit, bën një listë të përbashkët “Fronti Opozitar Kundër Regjimit të Edi Ramës”, ja po ua caktoj unë titullin dhe nuk humbet asnjë votë opozitare.”

“Mos kanë frikë nga njëri-tjetri”, u pyet Bushati?

“Padyshim mund të kenë frikë, le të thonë është më e rëndësishme t’i marrin një karrige njëri-tjetrin dhe mos u flasin njerëzve për shembje të regjimit, të banditëve, të koncesioneve”, u përgjigj Bushati.

Opozita jashtëparlamentare, e formuar nga boshti PD-LSI, duket se pas djegies së mandateve dhe mbarimit të protestave të njëpasnjëshme, ka rënë në një “gjumë letargjik”.

I pyetur pikërisht për këtë fakt, analisti Bushati tha se sipas tij, opozita po ndjek një strategji të re, duke shfrytëzuar dëmin ekonomik të shkaktuar tek shqiptarët, si pasojë e dy fatkeqësive, tërmeti dhe COVID-19.

Sipas tij, shqiptarët nuk duan t’ia dinë për demokracinë, ndërsa për xhepin e tyre reagojnë. Për këtë ilustroi një shembull.

“Pra kur i thua që janë vjedhur votat e PD-së edhe nuk ia ndien, por kur i thua ke më pak para në xhep reagojnë, më duket se këtë bast ka vënë dhe Basha”, tha Bushati.

“Opozita provoi formën më radikale të mundshme, para një viti e gjysmë me djegie mandatesh e të gjitha. Te kjo rrugë dështoi. Tani unë mendoj që nuk është e përgjumur, por ka zgjedhur një strategji tjetër, se sa do të ia dalë është punë tjetër. Por çfarë ka zgjedhur në këndvështrimin tim.

Jo vetëm për faj të Ramës, fakti që kësaj qeverisje, i ndodhën dy fatkeqësi të mëdha, tërmeti dhe koronavirusi. Që të dyja kanë shkatërruar në mënyrë të tmerrshme ekonominë. Lulzim Basha mendoj unë dëshiron të përfitojë nga kjo dhe i bie çekanit vetëm tek ekonomia.

Më vjen keq ta them por unë mendoj që shqiptarët nuk çajnë kokën shumë për demokracinë, për xhepin e tyre dhe e çajnë. Pra kur i thua që janë vjedhur votat e PD-së edhe nuk ja ndien, por kur i thua ke më pak para në xhep reagojnë, më duket se këtë bast ka vënë dhe Basha”, u shpreh analisti.

19 komente në “Andi Bushati nxjerr emrin e koalicionit “Fronti Opozitar Kundër Regjimit të Edi Ramës”: Shqiptarët nuk e çajnë kokën shumë për demokracinë”

  1. Xeni Saliut boli Karmines says:

    Pa alternative thjesht votomeni mua se jam kunder rames?????
    Çar pykash e çar pekësh ???
    Clirim Peke ashiqare
    Dru me pre !!!!!!!

    1. qazim says:

      Je trapi me i madh pas Qimit. Pas teje vjen Sonila,Adi etj etj etj. Cfar nuk ke thene e nxitur kunder kesaj qeverie,ke qene megafoni qe i ke nderkyer per molotov e hunj,por rezultati dihet. Nuk jam kunder te shkruajturit kunder por jo te shpifesh,genjesh e aludosh. Kjo nuk eshte gazetari o nipce por halabakeri

    2. Titi says:

      Ju ka me teper hije “fronti antishqiptar” se “fronti opozitar”!

  2. Geraldo says:

    Pirdh pirdh Bushat se LIROHESH

  3. zoga e vodices says:

    O koke ndritur po pse e mer ne njerin kah dhe e shtjellon sikur vetem grupi opazitar dote kete humbje ne vote po per krahun tjeter mendon se nuk do te kete humbje dhe rjedhje vote athere je nje budalla dhe vetem ti i beson ato qe thua budalla ne katror.

  4. Artani says:

    Lepurush i gjyshit, dëshira jote nuk do të plotësohet. Mandati i tretë është i sigurtë.

  5. Inol says:

    Ce ka gjete kyt vend!
    Ja ky tipi infer.
    Ky thote qe grupi qe akuzohet nga populli qe ka vrare 4 shqiptar te pafajshem, qe kane vjedh me bllok me ze e figure, qe per para hidhen ere Gerdecin, rropen e vodhen ne rrugen e kombit, shiten detin, mbushur me shtepi, vila e pasuri te tjera, te gjithe bashke te ngrihen ne votime kunder nje personi, pa program, pa ide, .e emblemen Babales, vetem e vetem te vijne ne pushtet per te vijuar madamren mbi kete popull.
    Or ti hajvan! Keta harbutet nuk cajne koken per Demokracine, jo populli!
    Keta qafira nuk e duan demomracine, ligjin Reformen, sepse kane hallin e pasurive qe kane perfituar me vjedhje, korrupsion dhe vrasje! Ju duhet pushtet!
    Po ti si gjithmon Andi ngele nje mendje lehte, pa peshe, egoist dhe djallezuar!
    Feminia ne Bllok te ka lene Cyryk.
    Jo or ti populli e done demokracine dhe kauftua per 30 vjet ta coj para! Pavaresishte ferrave si puna jote qe e vjedhe dhe e fyen cdo dite!

  6. Roberto says:

    O Andi o dru me pre o hej. Asgje te re nuk po na thua. Fronti Opozitar kunder Edi Rames ka ekzistuar qe perpara zgjedhjeve te 2013 dhe nuk po formohet tani o tunxh. Tani kerkon ti ta etiketosh si te tille dhenta quash si zbulimin tend analitik te dale boje per vitesh. Jeni kazan e shkuar kazanit o Tunxh.

  7. Fisniku says:

    O Bushat!
    Cfare do lloj emri t’i vini frontit tuaj opozitar,ju kurre nuk do mundni t’a bindni shumicen e populli shqiptar t’u jape voten!Une jan socialist,por Ramen e konsideroj po aq antishqiptar sa edhe Berisha apo Basha!
    Shumica e drejtuesve te opozites kane bere krime kunder shqiptareve keto 30 vjet,ndaj kurre nuk do t’i lani bema e tyre pa i shporrur te gjithe ata nga aktiviteti politik!
    Rama e ka zhdukur shtetin ligjor,demokracine,ka rrenuar administraten qendrore dhe vendore duke nxitur ne kulm korrupsopnin por opozita ne asnje rast nuk e ka denincuar konkretisht dhe ne prokurori e gjykate,por eshte marre me Babalet fallco!
    Opozita kurre nuk ka njohur hallet e popullit gje qe ka bere qe te dale jashte realitetit!
    Opozita ka bere lojra fjalesh me te demtuarit nga termeti!
    Opozita ne menyren me kriminale te mundeshme heshti kur Rama izoloi 700 mije pensioniste ne shtepi ,mbylli te gjitha qendrat shendetesore dhe nuk u dha pensionisteve asnje sherbim shendetesor,kur dihet qe ajo shtrese shoqerore vuan nga te gjitha semundjet e mundeshme,disa edhe me vdekjeprurese se covid 19!
    ASNJE FJALE NUK U THA PER KETE KRIM MAKABER i8 denje per kampet naziste te Aushvicit etj!
    Kur nuk foli per kete krim,per cfare ta mbeshtes une kete opozite,qe ka hallin vetem te pushtetit te saj?
    KURRE NUK VINI NE PUSHTET se ju jeni garancia me e madhe e mbajtjes se Rames ne PUSHTET edhe per disa legjislatura!

  8. shqip says:

    Humbje kohe dhe humori njëkohësisht. Thotë gjëra abstrakte që dhe vetë zor se i beson. Mendoj që emërimi I një fronti të mundshem, që ekziston vetëm në kokat e tilla, të quhet “Fronti i kazanit”! Po si nuk the një gjë tamam o langaraq njeri. E çon fantazinë deri në formë urrejtje patetike kundër Rames. Këta po i shërbejnë Rames duke u bere bajat me komente perverse. Llumi i ka mbuluar këta pseudo analiste. Nuk kanë qartësinë e gjërave reale , prandaj edhe thurin analiza të pakuptimta . Të fala Frontit o idiot.

  9. Luli hoxha says:

    RAMES TI MORE RROT KARI TI RRUASH BOLET

  10. Loku says:

    Me keta analiste karagjoze e opozite pa ide Rama
    mbetet ne pushtet per shume kohe.

  11. Me analiste mendje ndritur sipuna e ketij , dhe me nje opozite apo fronti opozitar , si c’ka qef t’a pagezoje ky ndrikulli , si puna e kesaj qe kemi , qe vjen verdalle si pordha neper breke , ate qe thote ne nje vend e c’thote ne nje vend tjeter , keq me vjen ,po Ramen atje do ta kemi jo 4 vjet po dhe ndonje 4 vjecar tjeter !

  12. Toni says:

    Bushate je nje gjysmak i mbetut

  13. iksi says:

    Ndigjo o Bushat rrota qe flet vetem sipas oreksit tend . Jan 3 probleme qe ty e disa tjereve nuk kane deshire tua thone elektoratit . 1- Te gjithe njerezit e P.D se jane karta te djegura te provuar e sterprovuar si hajduter dhe kriminela . Ja duke filluar tek Lul Basha , hajdut dhe vrases , qe kjo eshte nje çudi shqiptare qe vetem ketu ndodhe qe NJE HAJDUT DHE VRASES QENDRON KRYETAR PARTIE DHE JU MORE GAZETARE KRIMINELA NUK KENI TURP QE GENJENI POPULLIN DUKE U THENE QE LUL BASHA DO JETE KRYEMINISTRI I ARDHSHEM , pra nuk eshte kryeminister p.sh i partise demokratike dhe si hajduta qe jane e meritojne . 2- Kur te propozohen listat per kandidate per deputet ata te opozites se bashkuar qe thoni ju , ndersa une them opozita me e perçare qe qysh tash nja 2-3 kryetar partish te opozites kan shpreh qe do hyme ne vehte jo me p.d ne , sepse do fillojne grindjet ne mes tyre jo une ne kete rreth dua kaq kandidat te partise time dhe duhet te mi radhitesh nga fillimi , e sipas tyre ne fund do mbesin ato te partise demokratike e keshtu kan me vazhdu grindjet e perçarjet .3- Ajo strategjia qe i jep te drejte ti Lulit do ta fundose me shume . Se ti thu qe duhet te kapet Luli tek renja ekonomike per shkak te termetit dhe pandemise qe fajsoni kryeministrin . Por populli nuk e fajson sepse ato jane fatkeqsi natyrore qe nuk vijne nga keq qeverisja . Renje ekonomike do te kete ne te gjithe boten e kjo dihet kete e din edhe nje me arsim fillor . Pra populli e admiron Ramen qe arriti e mblodhi 1.2 miljard Eura nga e gjithe bota , kjo ja rrit vlerat Rames . Po ashtu edhe menaxhimi i pandemise eshte bere ne menyren me te mire te mundeshme . Prandaj te fala samarxhive o Bushat rrota .

  14. Henks says:

    Ja dhe Bushati, pjelle komunisti, nuk do demokraci, do rrumpalle, do Saleh serbin. Ç’te presesh nga Bushatrat, bastarde dhe ndyresira.

  15. Zigur Qarri says:

    Me mire te quhet:
    Koalicioni
    Antishqiptar
    Revizionist
    Irredentist

    se ju pershtatet me mire ne iniciale dhe ne veprimtari…

  16. qytetar says:

    je i neveritshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje