Pas kërkesës së opozitë për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e votave për reformën zgjedhore, ky i fundit ka pranuar takimin.
Takimi në fjalë do të zhvillohet ditën e sotme në orën 19:00 në Kuvend.
Ishte kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi që depozitoi së bashku me kolegun e tij Stojkun në Kuvend një tjetër kërkesë për takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla për çështjen e reformës zgjedhore.
Po si nuk keni turp more deputetë.Sa herë që afrohen zgjedhjet doni me pa tjetër të ndryshoni kodin zgjedhor vetëm e vetëm për të qënë deputetë ose për të fituar apo mbajtur pushtetin.Po të punonit me këtë përkushtim për këtë popull nuk do ishte Shqipëria në këtë gjëndje,Ju luftoni dhe bëni ligje pëe vete dhe më e keqja populli nuk di asgjë.Takova një shokun tim në Pogradec dhe ai kishte punur 6 muaj në një ministri dhe tani në pension mer mbi pensionin e regullt edhe 100 mijë të vjetra.U çudita si jepen lekët kështu në tym kur ne lamë kockat në minierë dhe na japin për çdo vit nëntoke 1% më shumë.Këto punë duhet të zbullojnë gazetarët dhe jo u vra ky apo u përdhunua ai ato mesohen nga vetë njerzit…