EMRAT: Ekipi i fushatës, Lulzim Basha zgjedh ish-ministrat dhe drejtorët e Berishës

6 Korrik 2020, 19:13Politika TEMA

Të deleguarit e Partisë Demokratike që do të drejtojnë proçesin e kandidaturave për deputet në bazë nuk janë as më shumë e as më pak se një përzierje ish-ministrash e drejtorësh të rëndësishëm në kohën e qeverisjes së Berishës (ndër ta edhe të përfolur) me disa emra zyrtarësh partiakë të propozuar nga Lulzim Basha.

Gazeta “Si” sjell listën e të deleguarve në zonat kryesore në vend ku vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha” në nivel ministrash si Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, në nivel zv-ministrash Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, në nivel drejtorësh të rëndësishëm si Sait Dollapi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” si Xhemal Gjunkshi, apo Arben Kashahu.

Në listën e të deleguarve është përfshirë edhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi, një nga dy emrat që ka firmosur kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në 2017, për të cilin ka një kallëzim penal nga ana e PS-së.

Pjesë e të deleguarve është edhe ish-kryetari i bashkisë së Lezhës, Anton Frrokaj,  dhe Aleksandër Biberaj i kthyer rishtazi në PD. Listës i janë shtuar dy analistët Fitim Zekthi dhe Bledi Kasmi.

Sigurisht që pjesë e procesit janë zyrtarët aktualë të angazhuar me strukturat edhe më parë, si Ervin Salianji, Ivi Kaso, Enno Bozdo, Edmond Spaho,  Bardh Spahia dhe disa të tjerë më pak të angazhuar në struktura partike, por me pozicione kyçe aktualisht në PD si Gazmend Bardhi dhe Çlirim Gjata.

Nëse do t’i hedhim një sy të përgjithshëm listës, shumica prej tyre janë emra të lakuar (ministra, zv-ministra, drejtorë, gjeneralë, kryetarë degësh, ekspertë e ish-deputetë) që në kohën e Berishës, ndërsa janë shumë pak emra që angazhohen për herë të parë si të deleguar, si Ina Zhupa,  Arben Kashahu, Ilir Dervishi, Nushe Lazaj, Akil Kraja apo Fatbardha Kadiu.

Të deleguarit në fakt nuk duhen parë thjesht si listë emrash, që do të merren me organizimin në bazë. Ata janë minimalisht një vend i sigurtë në listat për deputetë e makimalisht pjesë e stafit të ardhshëm qeverisës i Partisë Demokratike nëse ajo fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Të deleguarit janë çuar në zona që nuk kanë influenca partiake. Përshembull, Fitim Zekthi që kandidoi për deputet, zgjedhjet e kaluara, për zonën e Belshit është dërguar në Shkodër, ndërsa Lorenc Luka një figurë e njohur e PD-së në Shkodër është dërguar në Belsh të Elbasanit.

Kandidatët për deputetë

Që prej 25 qershorit në Partinë Demokratike ka filluar proçesi i propozimit të kandidaturave nga anëtarët e partisë nëpër grupseksione ku secili anëtar ka të drejtën të propozojë vetëm një kandidat. Kjo fazë parashikon edhe vetëpropozimin nëse ka mbështetjen e 10 anëtarëve të partisë.

I gjithë procesi do të gjasë deri  më 31 korrik.

Më pas, për procesin e seleksionimit të kandidaturave do të ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve me 5 anëtarë dhe dy ndihmës.

Komisioni seleksionues, që nuk ka dominancë politike, do të vendosë në fakt mbi kandidatura krejtësisht partiake.

Sipas udhëzimit, në pesëshen anëtare të komisionit marrin pjesë ish-drejtues të lartë partisë (vetëm Genc Ruli), si dhe personalitete të shoqërisë civile, medias,  dhe përfaqësues të botës akademike.

Kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia do të përbëjnë jo më pak se 80 % të listës së kandidatëve të partisë në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20 % e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga kryesia e partisë, si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile; përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve; përfaqësues të diasporës; përfaqësues të sipërmarrjes; personalitete politike me kontribut të gjatë në parti., etj.

Tre kryetarë degësh japin dorëheqjen

Për të shmangur konfliktin e interesit gjatë procesit të propozimit, seleksionimit dhe konsultimit të kandidaturave, lidershipi i partisë në nivel dege (kryetarë dhe sekretarë) është lënë jashtë procesit.

Për pasojë, dy nga kryetarët e degëve, Andrea Mano në Korçë dhe Luan Baçi në Fier kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degëve, për tu futur në garën për deputet.

Ky proces tanimë është mbyllur (ishte pesë ditë) dhe asnjë prej kryetarëve të tjerë në degë nuk lejohet që të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë përfshirjes në listat për deputet.

Por, të hënën dha dorëheqjen edhe Xhelal Mziu kryetar i degës së PD-së, Kamëz.

Dorëheqja e Mziut në fakt është jashtë afateve që ka parashikuar udhëzimi i PD-së, ndaj dhe nuk dihet nëse për rastin e tij do të bëhet përjashtim.

Ndryshe nga Mano dhe Baçi, Mziu ka dhënë dorëheqjen për të qënë kandidat i ardhshëm i PD-së për kryetar bashkie.

20 komente në “EMRAT: Ekipi i fushatës, Lulzim Basha zgjedh ish-ministrat dhe drejtorët e Berishës”

  1. Klodi says:

    Nje tufe halabakesh,si mund te merret seriozisht nje parti e tille ?

    1. Populli says:

      Nuk i zgjodhi Basha joo, i zgjidhi ai që e vuri aty Bashën si Andon Ledhi , sali sërb karaxhiçi që i vuri flakën Shqipëris në prag të hapjes së negocjatave për antarsim ne BE dhe bënte thirrje në 2019 ‘ o djem rrëmbeni armët, por u zbyth siç ka bër gjith jetën,si një çetnik dinak bëri nje ‘ revolucion në poturre’ dogji dyert e institucioneve dhe hodhi shashka kundër DREJTËSIS SË RE PERËNDIMORE DHE INTEGRIMIT NË BE TË SHQIPËRIS, do mari të gjatën si gjithmon, shqiptarët tani kanë nje Zot dhe nje rrugë drejt emancipimit shoqëror dhe demokratizimit të vendit për një jetë me standarte dhe siguri.

  2. qytetar says:

    Po prurjet e reja te Bashes , kush jane ??
    Dmth , PD- ja nuk gjen dot asnje element te ri dhe rikthehet te prurjet e para 15 vjeteve.
    Ne vend qe te krijojne dicka te re, larg emrave te amortizuar e te perfolur ne dhjetra skandale , vazhdojne prapa kthehu

  3. sancho panca says:

    Vetem 3 fytyra duken ne fotografi (pervec asaj te Lulit)..Ca te thuash, keta do e ndertojne Shqiperine.

  4. fierza says:

    Ik mor kelysh kurve se nuk vjen ne pushtet me djalin e Rrustem Gjates gjaksorit qe pushkatoj pa gjygje njerez te pafajshem
    pd nuk duhet kuuuurre te vij ne pushtet sepse njerezit jane te frikesuaf se partia e djallit i fut ne lufte jug e veri
    dhe vret njerzit naten siq vrau Salihi Remzi hoxhen qindra te tjere
    poshte lartia e djallit

  5. Konica Usa says:

    Ku ishim,asgjekundi,ku jemi,me keq sec ishim,nuk behet buke me krundet e Saliut,pd eshte ne nje rreth vicioz,rrethin e Sali kriminelit.Po nuk u shkeput nga trashgimija e kriminale e Sali Berishes pd nuk vjen,dhe nuk duhet te vije ne pushtet.

  6. Deshmitaret e berishizmit says:

    Normale!
    Vazhdon me mumjen e babes se ngordhur, qe e lyen me uthull dhe ka futur gjithe partine ne agjerim deri sa te shuhen te gjithe, vetem e vetem qe ” te ringjallet” baba.

  7. VER LLAPA says:

    KY ESHTE EKIPI FITUES PER VITIN 2025.LUM KUSH TE RROJE,QE TI SHIKOJE

  8. Rrumpalla says:

    Po sikur ky lulushi e drejton vetë partinë! Çfarë rastësie në krah të tij gjithë stafi i berish kriminelit. Jemi shumë të befasuar nuk njihnim asnjlrin, sot po i shohim për herë të parë! Ta gëzosh pushtetin lulush?.

    1. Ana says:

      Te gjithe te korruptuar nga i pari te i fundit. Ilace te gjitheve morr maskarenje.

  9. Zigur Qarri says:

    Ki harru Zhelal Mziun or tëj…. ka me t’vra Salkadara

  10. sa te jen gjalle kto dy kriminelet ,
    ska demokrati ne Shqiperi
    turp pwe ata demokratet r vertete qe
    ky maskara degjeneroj pd

  11. birce says:

    Luli nje gje ta kesh parasysh xhe shenohe :TI DO FITOSH KOQET E BALOS…., ti mendon se populli eshte budalla…….

  12. am says:

    Po fitoi zgjedhjet ky me keta teleshmene domethene qe shqiperia eshte pjerdhur nga trutë.

  13. Shenjestra says:

    Me keta monstra,pd-ke e ka te humbur betejen dhe te sigurt qe nuk i voton njeri keta alabaket e pd-s qe kerkojne te na bejne namin.

  14. Erion says:

    Nushe Lazaj qe i ben gojore gon kuliqit. Hajde parti bytha hajde

  15. mario says:

    Muli Nokes do drejtoje Elbasanin e Normales se pare ne Shqiperi.Nje Zekth nga Elbasani apo nga Peqini se sme kujtohet do ngreje Shkodren,Shkodren edhe pa shkuar njeri fare ,PD e merr se Shkodranet mbahen per (Zogj Kurve)? ne kuptimin e mire e kam,Shkodra si antikomuniste e terbuar qe eshte voton gjithmone per Komunistin e terbuar Berisha si DR personal qe ishte i Kriminelit Hysni Kapo,edhe ky Komunist si Saliu,apo jo te dashurit e mij Shkodrane.Cfare sme sheh suri akoma.I madhi i Prasit te Lushnjes DR i nderuar Tritan Shehu ne Vaun e Dejes, Clirim Gjata i biri Rustemit te famshem del per te fituar demokracia ne Durres? dhe vazhdon me te birin e Ideologut te Partise se Punes (Stefanaq Pollos) pra Zoteria i nderuar Genc Stefanaq Pollo ne Fushe Kruje,dhe i fundit me me te mirin e te mireve,me fshatarin e Korces ,me Sex simbol Salianjin qe duhet te jete ne burg per mashtrim ( ne rastin e Babales) ai do drejtoj ne qytetin e Durrahut,ne qytetin me te vjeter Ilir shkon ky Pederas Salianji.O zot a do behesh njehere i mire me ne Shqipetaret te na i zhdukesh nga faqja dheut keto vemie,qe vetem te irritojne dhe te shkurtojne jeten.Te lutem Zot,ver doren ne zemer per ne,na shpeto nga kjo klase funderrimash dhe zgjebesh politikanesh,qe shkerdhehen me njeri tjetrin dhe dalin para popullit dhe flasin per Demokraci.Apo jo Grida?.

  16. Orest lamaj says:

    Me keta o Lyl , noc rokun do fitosh madje dhe me gunga qe tju futet dhe mos tju dale me , njerez te peshtire , te yryer , njerez qe vetem qe i degjon emrat e tyre te prishin gjakun , akoma me Genc Pollon ? Mbi emrin dhe lekuren e tij nuk ka asnje veti te vetme pozitive ….
    Te gjithe mjeshter te shpifjes , shantazhit , mashtrusa, llafazane dhe mbi te gjitha pa piken e cipes ne surat …..
    Me Salianjin ?? me Bardhin ?? Apo ate qelbesiren qe digjte shkolla ?? Po cunin e Faros ku e keni ?? Ai qe do mbushte rruget me gjakun e tij , ai qe pelliste se mbi trupin e tij do kalonin fadromat ……
    Po dhenderin e Sales ku e ke o Lyl ?? Ate Jamkar Malltezi ?? Mos haroni Jamkarin , ate qe kur e shikon te vjen per te dhier , mos haro Jamkarin ??
    Te pakten ke bere nje te mire , ske haruar Tritanin , ai sakrifikoi per ju , ju fut prasi i Lushnjes deri ne gurmaz , ja cqyen bythen . Njeri me i peshtire se tjetri , Noka , Bardhi , Salinjari ,Vokshi , ai qelbesira qe diqte shkollat ne Shkoder , atij te me jepej mundesia ja prisja mishin me gershere pak e pak , ai eshte me te vertete shume negativ , jashte mase . Ate po , ate e vrisja pa asnje lloj meshire dhe medyshje
    Ore Lyl po thuthuqin ku e ke ?? Mos haro thuthuqin , ezemplarin …..

  17. Patrioti. says:

    Ore prse nuk ja vini emerin partia e lulzim sali basha
    Vetem kjo parti nuk ka ide nuk ka program. Ata jane vetem hajdute ipokrita dhe te pa bese .Sa poshte qe kane rene,ne cfar gjendje ekonomike eshte katandisur shqiperia dhe nuk
    vete njeri ne ate te ashtuquajtur parti demokratike.

  18. I urti says:

    Kur e pyeten nje bure te motcem e te mencur nga Permeti se si do ishte koha neser?
    U pergjigj:..Sipas eres qe fryn mut do bjere neser nga qielli…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje