Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta si pasojë e Covid-19 të doktorit Hysni Shkjau.
Përmes një shënimi në facebook Meta shprehet se “ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe të numrit të viktimave, tregojnë se nevojitet urgjentisht një strategji e re, më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik”.
“Ndarja nga jeta këtë mëngjes e Dr.Hysni Shkjaut, i cili për 40 vite u shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm qytetarëve të Pukës, është një tjetër humbje e madhe për sistemin tonë shëndetësor.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr.Shkjaut, kolegëve dhe mbarë komunitetit pukian!
Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe të numrit të viktimave, tregojnë se nevojitet urgjentisht një strategji e re, më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik.
Çdo neglizhencë e mëtejshme është jo vetëm e papranueshme, por edhe me kosto tepër të rënda për shëndetin dhe ekonominë.
Ndaj përsëris thirrjen e fortë për rëndësinë e rritjes së masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke sakrifikuar, deri edhe me jetën e tyre, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari.
Është tepër i domosdoshëm forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore, me qëllim izolimin e përhapjes së mëtejshme të këtyre rasteve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e të gjitha udhëzimeve të bëra publike.”, shkruan Meta në Facebook. (TemA)
Ik mor jar, shko bo xhiro me pedalone…
MOSE DILE NE XHIRO ME QENE DHE MACE ,SEPSE MUNDET TA HASHE EDHE PREJE ATYRE.
C’ FARE MASASH TE TJERA DO TE MARRESH?.E VETMJA MASE ESHTE QE NJERZIT TE RRINE MBYLLUR NE SHTEPI DHE JEPU NGA NJE LIBER KUSHTETUTE QE TA MESOJNE TE GJITHE SE C’FARE THONE LIGJET ,MEQE JE SHUME I APASIONUAR MBASE KUSHTETUTES SE ATIJE VENDI.A KA NDONJE LIGJE QE TE SQARON SE KURE DUHET TA MBASHE ME SHKUME ,APO TE RRUHESH ‘?????????????????????????????????????????
PYETE EDHE ATE TE GJATIN SE KURE KA NDERMENDE QE TE MBLEDHE PARLAMENTIN PER TE SHKARKUAR,APO I KENI LOJRA FJALESH.