Nga Jeta Dedja
Ju kanë trokitur ndonjëherë në derë Dëshmitarë të Jehovait? Disave po. Përshtypja e parë, nisur prej pamjes së jashtme mund të ketë qenë pozitive. Njerëz të veshur mirë, të sjellshëm, me buzëqeshje, me revistat në duar, të printuara këndshëm me ngjyra.
E më pas sjellja këmbëngulëse për të predikuar e për të ardhur sërish një ditë tjetër në shtëpinë tuaj, mbase ju është dukur imponuese, e bezdisshme, intruzive.
Kjo organizatë më ka tërhequr vëmendjen 20 vite më parë, kur një ekip gazetarësh gjermanë erdhën në Shqipëri të investigonin përhapjen e “Dëshmitarëve të Jehovait”, duke bërë lidhjen mes një serie vetëvrasjesh në moshat e vogla në ato vite.
Pati ca lëvizje nga strukturat e rendit dhe hetimit në atë kohë, por jo ndonjë gjë madhore, pasi mesa duket prevaloi liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë, siç vitet e mëpasshme e treguan në disa vende të botës në raste të ngjashme.
Por ja që emri i organizatës doli në skenë sërish në rastin e vetëvrasjeve të ditëve të fundit në lagjen “Kombinat” Tiranë, ku një nënë bashkë me njërën nga dy vajzat e saj u gjendën të pajeta në apartamentin e tyre, ndërkohë që vajza tjetër ishte në gjendje kritike.
Po kush janë Dëshmitarët e Jehovait?
E themeluar që në 1870 prej Pastorit Russell në Pensilvani, SHBA, fillimisht si Kulla e Rojës, më pas në 1917 nën drejtimin e Joseph Franklin Rutherford u quajt “Dëshmitarët e Jehovait”, organizata ka një strukturë hierarkike me në krye grupin drejtues me qendër aktualisht në New York.
Listojnë rreth 9 milionë anëtarë dhe janë një organizatë që ligjërisht figuron e regjistruar si bamirëse me filiale në shumë vende të botës, cilësuar ndër më të pasurat por edhe më enigmatiket sa i përket transparencës së donacioneve.
Në faqen e tyre pohohet që organizata financohet nga donatorë anonimë, gjë që u kufizon autoriteteve mundësinë për të verifikuar dhe hetuar mbështetësit e tyre.
Por duke qenë të regjistruar si bamirës, ata nuk paguajnë taksa mbi të ardhurat. Kështu që në Kanada për shembull, “Dëshmitarët e Jehovait” cilësohen si të pasur dhe renditen në vendin e 18-të nga 86 mijë organizatat bamirëse të regjistruara deri para dy vitesh, me më shumë se 80 milion dollarë donacione. Ndërsa organizata e New York-ut llogaritet me mbi 950 milion dollarë të ardhura.
Por për çfarë i përdor kjo organizatë gjithë këto të ardhura? A ndërton spitale, shtëpi, shkolla, a i përdor për të festuar, apo për të ushqyer të varfrit nëpër botë?
Sipas bashkësisë, fondet shpenzohen për të mbështetur përhapjen e besimit nëpër botë, udhëtimeve dhe botimeve të miliona kopjeve të revistave “Kulla e Rojës” dhe Zgjohu”.
Në fakt paratë e Dëshmitarëve nuk dalin jashtë rrethit të tyre, sepse kjo organizatë ka në themel të principeve të saj, mospërzierjen me të tjerët, pasi i konsideron gjithë të tjerët si të korruptuar moralisht dhe të ndikuar nga Djalli.
Cilat janë disa nga rregullat e tjera të Dëshmitarëve?
Në vazhdim të parimit të mospërzierjes me të papastrit e të padenjët, dekurajohet shkollimi, vendi ku mund të krijosh njohje të reja, përpos dijes apo mendimeve jashtë qarkut të dëshmitarëve.
Gjithashtu refuzohet shërbimi ushtarak në emër të paqes, apo nderimi i simboleve kombëtare, apo transfuzioni i gjakut që të mos shkaktohet pakënaqësi tek Zoti, sepse sipas besimtarēve është vullneti i Zotit të heqin dorë prej gjakut sepse jetën ta jep vetëm Zoti.
Dëshmitarët as nuk festojnë, pasi askush nuk meriton të nderohet nëse nuk është Krishti, e prapë se prapë ata as Krishtlindjen, as Pashkën nuk e besojnë.
Dëshmitarët nuk shoqërohen me njerëz që sipas tyre janë në rrugë të gabuar. Ata shmangin ndërveprimet sociale, madje ndërpresin gjithë lidhjet edhe me familjarët e tyre nëse nuk janë në të njëjtën linjë besimi.
Ata kanë shkruar Biblën e tyre dhe besojnë se fundi i kësaj bote është shumë pranë.
Ata nuk besojnë në ferr. Me vdekjen mbaron jeta, por nëse besimtari ka ndjekur parimet e Zotit mund të jetë mes atyre 144 mijë personave të zgjedhur për t’u ringjallur e për të mbretëruar bashkë me Krishtin mbi një “tokë të re”.
Ndërsa gjithë të tjerët nëse vdesin para veprimit të Armageddon do t’u jepet një shans i dytë për t’u ringjallur. (motiv ky për të vrarë veten??)
A ka një lidhje direkte mes vetëvrasjeve dhe “Dëshmitarëve të Jehovait”?
Nëse do të bëni një hulumtim në internet do të gjeni mes të tjerash një faqe në Facebook nën emrin “Jehovah’s Witnesses Suicide Memoriam”. Ndjekës në këtë faqe përkujtojnë anëtarë të organizatës që kanë vrarë veten. Janë shumë.
Po kaq shumë janë edhe rastet e diskutimeve mbi praktikimin e dënimit me përjashtim të anëtarëve që shkelin të paktën një nga parimet e organizatës që përshkrova më sipër.
Ky dënim i quajtur “Shunning” përshkruhet nga ish-anëtarë të “Dëshmitarëve” si tepër i rrezikshëm dhe me pasoja në shëndetin mendor. Mes të përjashtuarve gjenden mjaft prej atyre që kanë kryer vetëvrasje, duke mos përballuar dot jetën jashtë organizatës dhe të refuzuar prej tyre, trajtuar si kriminelë e të sëmurë pa shpresë – siç shprehen të afërmit e tyre.
Por krahas këtij grupimi të vetëflijuarish, gjenden raste të atyre që kanë ikur nga kjo botë vetëm që të jenë mes 144 mijë të ringjallurve në krah të Krishtit kur ai të vijë në tokë sërish.
Edhe pse publikisht Dëshmitarët e dënojnë vetëvrasjen, ne nuk e dimë se çfarë interpretimesh bëjnë mbi ringjalljen predikuesit e sektit nëpër botë. Ne nuk e dimë se sa të përshtatshme janë këto interpretime për nivelin e zhvillimit kognitiv të ndjekësve të të gjitha moshave.
Dimë se organizata e Dëshmitarëve funksionon me bazë familjen dhe aplikon një lloj disipline me bazë ndëshkimin. Nëse një anëtar i familjes është pjesëtar, dy janë zgjidhjet; Ose gjithë të tjerët do t’u bashkohen Dëshmitarëve ose besimtari do t’i largohet familjes dhe do t’i refuzojë lidhjet me ta.
Nëse një fëmijë rritet mes Dëshmitarëve ai do të dëgjojë të njëjtin predikim që u bëhet të rriturve. Nëse i thuhet se pasi vdes, ai nuk do jetë më aty, por do ringjallet në mbretërinë e Jesusit, atëherë ai do e besojë fjalë për fjalë këtë.
Dhe nëse e dëgjon përditë e përditë këtë predikim, e jeton brenda kësaj organizate, për vite me radhë, i izoluar nga bota jashtë Dëshmitarëve, i tërhequr nga karriera, nga puna, shkollimi, nga lidhjet sentimentale, nga mediat, nga argëtimet, nga shërbimi ushtarak, nga trajtimet mjekësore specifike, etj, mendja dhe jeta do t’i vërtitet brenda qarkut të botës së Dëshmitarëve.
Jo gjithkush që përqafon këtë stil jete mund ta reflektojë atë njëlloj me dikë tjetër. Dhe jo të gjithë përfshihen në organizatë të motivuar prej besimit. Ka plot syresh që janë aty prej përfitimit. E përmenda më sipër çështjen e pasurisë dhe donacioneve misterioze.
Por filli këputet tek ata që besojnë verbërisht, naivët, të brishtët, të vetmuarit, të braktisurit, të marxhinalizuarit, të paragjykuarit, të alienuarit, të mjerët, të paditurit, të shqetësuarit mendorë e emocionalë, viktimat e dhimbjeve.
Filli u këputet edhe disave që nuk kanë lidhje fare me Dëshmitarët, por familja Josifi duket se nuk bënte pjesë tek këta të fundit.
Si ndodhi shuarja pothuajse e plotë e një familjeje?
Fundi tragjik i vetëshuarjes së 3 pjesëtarëve nga 4 të një familjeje nuk ndodhi sa hap e mbyll sytë. Iu deshën më shumë se 5 vite që të përgatiteshin për largimin nga kjo botë.
Nga leximet në shtypin shqiptar, vura re se familja njihej prej shumë njerëzve, pra kishte një rreth të njohurish që kishin informacionin se ato ndiqnin një organizatë fetare, nëna kish punuar si pastruese, i ati kish qenë mësues, vajzat kishin mbaruar një shkollë të lartë, jetonin në x pallat, kishin një dajë apo vëlla, disa herë kishin marrë ndihma në ushqime prej njësisë bashkiake. Do të thotë se bashkësia fetare, komshinjtë, fisi dhe shteti kishin dijeni për familjen Josifi.
Nëse familjen do ta vendosim në qendër të analizës, do konstatojmë se ajo ka qenë e dukshme për të tre nivelet sociale; makro (shteti), mezo (shoqëria) dhe mikro (familjarët).
Nëse e marrim të mirëqenë se shëndeti mendor i viktimave dhe të mbijetuarës ishte në gjendje tepër të rënduar, përgjegjësia do të zhvendoset rrjedhimisht në aktorët e sipërpërmendur; shteti, bashkësia fetare dhe shoqëria, familjarët e tjerë, të cilët përmes veprimeve e mosveprimeve, kanë përgjegjësinë e aktivizimit dhe mbajtjes gjallë të faktorëve riskues për shfaqjen dhe përsëritjen e sjelljeve vetëshkatërruese.
Por dihet se institucionet shtetërore i lajnë duart me një pako me vaj e uthull, miell e sheqer, sepse kaq vlerë i jepet një familjeje në nevojë. Aq sa të mbajë frymën gjallë, në rastin më fatlum-mendon zyrtari i shtetit. Më tej, nuk i bëhet vonë për njeriun që vuan në vetminë e varfërisë, papunësisë, problemeve mendore apo izolimit social.
Shoqëria moderne shqiptare njëlloj si shoqëritë e vendeve të mëdha po kultivon indiferencën dhe mosfutjen e hundëve në punët e tjetrit. Kujt ia mban të përballet me reagimin impulsiv të shqiptarit të inatosur? Më mirë rrimë larg, me sytë në celular, maksimumi një mirëmëngjes e hajt “shnet”.
Familjarët në ditët e sotme, në kushtet e migrimeve dhe emigrimeve po alienohen mes vedi. Po humbin kontaktet shpirtërore, distancat janë mbushur me ftohtësi dhe sipërfaqësi. Hallet bëjnë punën e vet.
Pse të ngarkojmë të afërmin me shqetësimet tona, sikur do na zgjidhë gjë? Komunikimi mbetet në nivelin: “Si jeni mirë, vetë mirë, puna mirë, vajzat mirë, Ndonjë gjë të re? Ok, hajt gjithë të mirat. Flasim!”
Ndërsa “Dëshmitarët e Jehovait” meqënëse është bërë një lidhje mes vetëvrasjeve dhe kësaj organizate, kanë mohuar zyrtarisht lidhjen me viktimat, edhe pse dëshmitë e të njohurve pohojnë të kundërtën.
E kështu, në fund fare, përgjegjësia me shumë gjasa u ngarkohet atyre që emrat do t’u harrohen sapo t’u hidhet grushti i dheut në tokën ku lindën.
Dhe me të drejtë një nënë shamibardhë do të pëshpërisë dhimbshëm në fund: “Eh, mjerë ai që ikën”!
A do të hetohet organizata “Dëshmitarët e Jehovait” lidhur me çështjen e familjes Josifi?
Nëse do duam të gjejmë shkaqet e fundit tragjik, do duhet të kërkojmë pas në vitet e shkuara, në historitë e familjes, por edhe në qëndrimet e bashkësisë fetare ndaj tyre dhe rolit të institucioneve të shërbimeve sociale e mjekësore.
Ndoshta prokuroria do të nisë hetimet ndaj “Dëshmitarëve”, normalisht kështu duhet të ndodhë meqënëse është palë e përfshirë në një farë mënyre në jetën e viktimave, ashtu siç duhet të hetojë rolin e shërbimit mjekësor e psiko-social në qendrën komunitare.
Është me rëndësi që çështja të mos mbarojë me përcjelljen e viktimave, por të analizohet kritikisht e të merren masa parandalimi për tragjedi të tjera, jo vetëm ligjërisht, por edhe në aspektin shëndetësor, sociologjik e moral.
dëshmitarët e Jehovait janë njerëz të mirë lexoni vetë faktet në faqen e tyre të www.jw.org/sq/
E gjithe tema e gazetares eshte falso,flet pa njohuri te sakte,duket sikur dikush e ka vur te ul vlerat e larta te deshmitareve te Jehovait.Se ne Shqiperi per pagese ,mund te trillojne qdo gje Dhe po ju bej nje pyetje ,sa fe jan hapur ne Shqiperi ,biles ka dhe fe satanike ,pse nuk merreni me ndonjeren nga keto. Pse flisni per deshmitaret e Jehovait pa baza ,pa fakte. Dhe pse nuk merrni te lexoni pak per emrin e Jehovait sa e shenjte eshte. Pse luftoni organizaten e Perendise, Pse nuk verifikoni qdo gje qe flisni, pse te miren e quani te keqe,e dini qe kjo qe po beni ishte e profitizuar nga Jezui, 2Timoteu 3 /1-5 Aty tregon per shoqerin e sotme,si do te jen njerezit Lexoni,mbushuni me njohuri pastaj flisni Mos akuzoni pa baza ,kerkoni kush mshehet mbrapa ketyre akuzave.
Kjo organizate do te ishte e mire vetem per Fyrherin e Rajhut te Trete se do ti duhej per te ngushelluar miliona viktima ne kampet e perqndrimit qe u hapen per vrasjen masive te hebrejve dhe partizaneve gjate luftes se dyte boterore. Atje kete deshmitare do tu thoshin atyre qe hynin ne dhomat e gazit dhe nuk dilnin me prej atje se po shkoni ne parajse dhe do ringjalleni prape. Po i pashe tek dera e shtepise keta te Jehovajit do ti perze me shqelma, keta predikojne vetem vdekjen qe i marte perpara gjithe deshmitaret e Jehovajit.
Nje nga grupet e qe u jane nenshtruar shfarosjes nga regjimi nazist neper kamoet e vdekjes jane edhe Deshmitaret e Jehovait.
Ketu ne Windsor, Canada, kemi nje familje shqiptare, ish doktor ne Shqiperi, T. Tamburi, te cilet dalin dhe predikojne kete fe. Respekti ne komunitetin tone per ta eshte “0”.
Kjo organizate duket si e perbere nga skizofrene dhe fanatike qe i marrin jeten njerezve. Sepse une nuk kam degjuar qe te vdesin Prifterinjte ose predikuesit e saj por vetem anetaret. Duket si nje eksperiment nga ato te Frankensteinit qe dikush e mbeshtet me para per te pare horrorret e vdekjes. Shteti duhet te nderhyje. Kohetv e fundit lexova qe kjo organizate u percaktua non-grata ne shtete te ndryshme te botes duke perfshire Rusine, Spanjen, Singaporin, Kine, Vietnam dhe ne vendet me shumice myslimane. Shume organizata fetare i konsiderojne Jehovait si heretike dhe disa profesore te fese ne SHBA e konsiderojne kete grupim si Kult. Efdhe ne Bullgari kjo irganizate eshte e ndaluar te predikoje madje jane sulmuar me gure nga vendasit. Ne Kanada besimtare te Jehovait jane futur ne kampe bashke me italiane e japoneze sepse refuzonin te shkonin ne lufte dhe u shpall e paligjeshme nga shteti i Kanadase. Ne Kube keta fetare dergoheshin ne pune te detyruar ne kampe. Franca i ka perfshire kete grupim ne listen e kulteve fetare. Por Gjykata Europiane e te Drejtave te njeriut ne 2011 e deklaroj vendimin e Frances ne kundershtim me te drejtat e njeriut dhe e denojn shtetin e Frances me 58 milion deme ndaj organizates. Te njejten gje bene kjo Gjykate me shtetin e Gjeorgjise. Gjermania i pranoje te hyjne ne vendin e tyre vetem ne 2006-ten. Ne 2017 Gjykata Supreme e Rusise i deklaroj kete grupim si dhunues te ligjit te ektremizmit dhe e kane ndalar kete organizate te hyje ne Rusi. Ne Amerike keta njerez lejohen te mos shkojne ushtare dhe te mos nderojne flamurin por ne vende te tjera jane burgosur per keto akte. Eshte e qarte qe eshte nje dore qe i mbeshtet kete organizate ektremiste. Shqiperia eshte kandidate per ne BE. Nese ndermerr akte kunder ketijn grupimi Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut do ta denoje Shqiperine. Prokuroria duhet ta hetoje kete tmerr qe ka ndodhur dhe te gjeje faktet se cfare ka ndodhur. Po ashtu duhet ta survejoje veprimtarine e kesaj orhganizate dhe ta perdore kete ngjarje ne shkolla per edukimin e femijeve dhe njerezve qe gjera te tilla jan eidiotizma dhe ektremizma te panevojshme.
Pas 90 kjo organizate u sul ne Shqiperi si nje ushtri pushtuese shpirterore sepse realisht u krijua nje boshllek i tmerrshem moral dhe shpirteror.
Po rikujtoj biseden time me nje mikun tim,profesor i filozofise marksiste ne nje Shkolle te Larte.Ju lutem besojeni ndonese nuk e kujtoj plotesisht ne detaje.
Miku…Jam njohur me nje organizate fetare…degjo ,thone gjera interesante,te drejta,te besueshme….
Une…vertet…dhe kujtova se ne Tirane ne ate kohe kishte dy grupe qe shetisnin dere me dere…korpusi i paqes …qe natyrisht kryente detyrat e shtetit amerikan…dhe deshmitaret e J.qe propogandonin per ,,,Zotin,,,e tyre…Pyeta….cfare beson…???
Miku…Po ja,eshte ,,Zoti, qe mendojme ne ,gjykatesi i fundit….Te gjithe te tjeter gabojne…mbjellin vetem te keqia…Se nje dite do te gjykohemi….
Une…si ateist i bindur….Po a e ke takuar dikush kete,Zot,,,a ka ndonje nga ata qe jane ringjallur sepse jane te ,,paster,,, sic thoni ju ,qe eshte ringjallur,jam kurioz ta njoh…
Miku….por ceshtja nuk shtrohet keshtu,behet fjale per nje jete te pertejme ku ne arrijme ne fund te kesaj jete….
Une…miku im profesor …po ato mijra faqe qe ke lexuar nga filozofet e famshem do ti hedhesh ne grope sepse dikush te kap ne rruge dhe te premton parajsen….
Miku…po ata Jane vertet bindes…. Interesante…
Une ,po intersante,si nje peralle.Por une besoj kete jete,dua te jetoje kete jete.Besoj me shume Khajamin e mbi 2000 viteve me pare….Ai thote …Ne gjume dhe ne varr ska lumturi..Cohu Saron ,ke shekuj te flesh ne qetesi…Nje perkthim gjenial i Peshkopit Nol…
Qe nga ajo kohe kur i shikoj ndrroj rruge,nuk sua te humbas kohen me perralla per mendjet e varfera.
Ajo që troket çdo ditë në dyert e familjeve shqiptare,
është varfëria,padrejtësia,arroganca,frika,zaptimi,korrupsioni,prostitucioni,droga,vrasjet,
pedofilia,paedukata,dhuna,egërsia,mashtrimi,gënjeshtra,hipokrizia,hajdutëria,
por këto janë tema që nuk nzisin kuriozitet dhe nuk janë “political correct”,zonjë,
dhe leverdis të dënojmë ato fenomene anësore që nuk na cënojnë rrogën dhe interesin.
e verteta s,ka veshur ende kepucet g enjeshtra beri xhiron e botes.ju zonje quani fakte ato qe lexoni ne gazeta.ju prireni te besoni ato qe thone te gjithe ata qe jane jashte organizates kurse ate qe thone desh. e jehovait nuk e besoni.eshte e drejta juaj te besoni genjeshtra.lavdi zotit qe gjykata e cila ben drejtesi nuk vepron mbi baze thashethemesh dhe opinionesh ,por me fakte
Meqë mëndja të është pjerdhur, mbaje për vete, mos bëj koment që të kuptojmë se qenke infektuar me virusin e ketij sekti. Autorja e shkrimit ka plotësisht të drejtë dhe i ka të sakta. Shteti duhet të mos qëndrojë indiferent, por të ndalojë keto sekte dhe t’i nxjerre jashtë ligjit. Mjaftojne katër fe për shqiptarët dhe nuk ka nevojë për sekte që çorodisin mëndjen e të tjerëve. Dy gra nga ky sekt më kanë trokitur edhe në derën time! Pra janë shumë aktivë, duke insistuar që të flisnin, megjithë insistimin tim për të mos i dëgjuar, veprim që asnjeri nga katër fetë nuk e ka bërë këtë gjë.
Paska edhe shtaze , si ky me siper , qe e quajne veten “Realiste” !
Yyyyt , idjote qe e kini pak litarin !
Nje analize mjaft e plote, mjaft informuese. Nje shkrim qe me dha kenaqesi qe e lexova.
Komplimente autores.
Me vjen keq,por komentet per kete teme jane genjeshtra.Nuk mund te provoje askush se asnjera nga fete predikon vetvrasjen.Ne te gjitha fete vetvrasja denohet eshte mekat i rende. dhe tani te degjojme rrenat per shkrime te paguara nuk shkon.Nuk ka snje rrezik njerzor te shkaktuar nga fete.mbajini per vehte filozofite tuaja.
Ata qe nuk besojne ne zotin per vehten e tyre e kane.zoti eshte i ngulur ne mendjen e njerzve ne ate menyre qe ka mijra vite e nuk shkulet dhe nuk do te ndodh asnjehere.Druajeni zotin.
Pershendetje
“realisti” dhe “h” shkoni e qihuni bythqirat e jehoves
Shko bëj një llogari sa njerëz lanë vdekur nga ato fenomene që përmenda më sipër dhe sa kanë vdekur nga jahovai.. Shpresoj të dish pal arithmetikë dhe për kulturë as që pretendoj. Si popull injorant që jeni ju bëjnë të besoni se krishti ka vdek nga I ftofti.Nuk të shaj me akte seksuale se sikur të pranosh do ishte sakrificë e madhe pë mua.
Pergezoj autoren per shkrimin shume kompetent e te dobishem!
Shkrimi me pelqeu veçanerisht per analizen plot kompetence te autores qe aq qarte ka shpjeguar te gjitha anet e shkaqet e kesaj ngjarje te jashtezakonshme.
Eshte mire qe sa me shume njerez ta lexojne per te kuptuar jo vetem rrezikun e afrimit me keto organizata fetare por edhe per te mesuar qendrimin qe duhet te mbajme si qytetare, miq e te aferm karshi problemeve me karakter social.
Keta qelbesira jane te neveritur edhe ne vende te tjera. Merr dhe lexo revistat e tyre, ku flitet per gjera te trishtueshme si Armagedon, fundin e botes. Per ta nuk ka te tanishme. Per ta ekziston fundi i botes, shkaterrimi. Keta fshihen bukur pas fese se krishtere, por refuzojne te njohin Krishtlindjet dhe Pashket. Per ta ekziston ndeshkimi, mohimi, shkaterrimi i botes. Ka shtete qe kane ndaluar me ligj veprimtarine y tyre. Perzenia e tyre duhet bere ne emer te jetes, ne menyre qe keta te perçudnuar menderisht mos te shkaterrojne jete te tjera. Keta jane si virusi, ku nen presionin e tyre psikologjik nje njeri i dobet, me probleme sociale mund te thyhet lehtesisht.
Te mblidhen firma per largimin e ketij sekti te rrezikshem qe nuk i sjell asnje dobi shoqerise sone.
Per zonjën Jeta!
Është kollaj të shkruash fjali të pakontrolluara (ju të Temës ndiqni shembullin e gazetave serioze, jo të fletushkave Gossip) por duhet pak deontogji për të shkruar të vërtetën, në mënyrë që të mund të shikoheshin në pasqyrë pa tu neveritur vetja!
Dëshmitarët e Jehovait mund ti akuzosh për shumë gjëra, ose më mirë mund të mos jesh dakord me ta, por janë e vetmja fe që nuk detyron askënd (kujto Kryqëzatat ose detyrimin me shpatë të fesë islame) të bëhet pjesë e tyre. Gjithçka bëhet më vullnet të plotë të individit. Nëse e pranon në mënyrë të vetëdijshme nuk mund të kërkosh të bësh ç’të duash! Me mire mos u bëj pjesë e tyre, kështu mund të bësh ç’të duash me jetën tënde. Vetëm një dua të theksoj:është e vetmja fe që nuk ka vrarë njeri, madje historia dëshmon që si gjatë luftërave botërore si edhe në çdo luftë lokale të vetmit që nuk janë përzierë ja Dëshmitarët e Jehovait. Lexoni pak më shumë libra historie se artikuj si kjo e zonjës së sipërpërmendur dhe do të arrini vetë në konkluzionin e vërtetë, pa qenë të influencuar nga askush, as prej meje!!! Ju uroj te gjithëve një ditë të mbarë dhe të qetë!
Une nuk mendoj se e ke fajin sekti fetar “Deshmitaret e Jehovait” qe kto kane perfunduar ne te tille tragjedi.
Besimi mund te kete ndikuar, por kurrsesi nuk eshte shkaku kryesor.
Po te qe e vertete, gjithe antaret e sektit do te vrisnin vehten, Por kejo nuk ka ndodhur.
Kjo grua, me siguri ka patur te tjera shqetsime, probleme psiqike, probleme financiare, etj…
Edhe nje vrejteje per “temen”. Kta autoret e shkrimit, mos na i nxirrni ne fotografi sikur jeni revista “Playboy”. Mund te tregoi nje foto me klasike, me zyrtare. Nejse, shyqyr qe nuk e nxirrni me bikini….
kjo organizate ka qene shume aktive ne vitet 90 dhe nuk te shkuleshin nga dera. Kishin fonde te shumta dhe terhiqnin kryesisht persona ne veshtiresi dhe mosha te reja. Predikuesit ishin si te ngazellyer, dhe shperthenin me deklarime se kishin perjetuar evente hyjnore. NUk predikojne vetvrasjen por ringjalljen dhe se jeta ne kte bote eshte ferri vertete. Ligji nuk i prek dot edhe pse ne te gjithe boten shume pjestare kane humbur jeten me deshire e tyre por edhe nga rregullat e forta te shoqerise qe benin pjese. Nese nje organizate edhe ne gjendje te ndaje individin nga familja dhe nuk ekziston asnje predispozim ligjor te mbroje familjen atehere kta do te kene nje ushtri zombi kur tu vije koha e tyre.
peshqesh nga aleati strategjik
peshqesh nga aleati strategjik ?
Shkrim i kopjuar aq keq saqe as nuk e shqiperon por perdor fjale pa vend. U nis per analize makro po doli çikerrime. Si duket andej nga mezoja, siç shkruan kjo, ka humbur rrugen e nuk e gjeti me.
nje nga analizat me te qarta qe kam lexuar rreth kesaj teme dhe sidomos per deshmitaret e jehovait,te pergezoj zj,jeta dhe jam kurjoz te lexoj dhe artikuj te tjere nga ju
Autorja e ka vene shume theksin te roli dhe pergjegjesia e shtetit në këtë ngjarje tragjike. Pêr mua para së gjithash pergjegjesia bie mbi individin dhe familjen. Je ti që zgjedh rrugën tënde nê jetë. Shteti eshte rregullator dhe deri diku edhe ndihmës, por jo përgjegjës për veprimet apo mosveprimet e tua. Nê një farë mënyre të gjitha fetê promovojnë jetën pas vdekjes, dmth parajsën. Në islam madje po të shpallesh martir ke të siguruara nja 60 virgjëresha të bardha dhe me gjoks të madh qê mezi po të presin?! Në fene e krishterë këshillohet bindja dhe mos ngritja kokë se do shperblehesh në “botën tjetër”! Ky eshte roli i feve: shpresa për një jetë më tê lumtur “në botën tjetër”! Prandaj eshte thenë me të drejtë se feja eshte opium për njerëzit! Ka apo nuk ka Zot dhe çfarë forme ka ai dhe me çfarë merret askush nuk e di. Dhe nuk besoj ta dinë as Papa i Romës, as Patriarkët dhe dhespotët dhe as Elvis Naçi me hoxhallarët e tjerë. Unë nuk i puth dorën dhe nuk përulem para asnjë prifti apo hoxhe. Ata janë njerez të zakonshëm si gjithë bota. Janë bërê klerikë nga formimi qê kanë marrë në familje apo në shoqëri, nga rastësia ose janë mashtrues që gêzojnë një jetë të lehtê dhe të kendshme duke gënjyer njerezit e vobektë dhe të paditur. Feja lindi kur budallai i parê takoi mashtruesin e parê. Për mê shumë nuk mund të jesh fetar dhe tê besosh në Zot dhe nga ana tjetër të bësh të 99-tat. Vrit, prit, grabit, kurvëro, mashtro dhe pastaj rri një muaj pa ngrënë ditën, por duke u zhdëpur natën, dhe zoti t’I falka mëkatet! Apo bë kryqin dhe ndiz një qiri në kishë dhe je “i larë”, siç veprojnë mafiozët e Cosa Nostra-s! Dikur Lenini pat thënê se 1 ndër 100 veta që e mbajnë veten për komunistë, është i vërtetë. Kështu ngjan edhe me ata qê mbajnë veten për besimtarë. Mashtrojnë veten, njerëzit rreth e rrotull dhe jetojnë me shpresën se do mashtrojnë edhe Zotin nëse ai ekziston! Sidoqoftë vetvrasja e atyre femrave ështê diçka shumê e trishtë. Të vrasësh veten se nuk ke çfarë tê hash, edhe vetkuptohet, por të vrasësh veten se mezi pret të shkosh në xhehnet, ështê marrëzi dhe krim.
ja edhe bythqiri i janulles, gjeti vendin edhe tak, e hodhi helmin per katoliket dhe musllot. Dmth zgjidhja e duhur do te ishte te yshtesh nga ndonje prift pederast grek e te behesh greko-orthodhoks
ousssst vre pisoglentis
po kjo pse ka dalw si futbollist i sapoblerw nw foto?
Per fat te keq,te tille ishin edhe ata te Krishtere qe shkuan ne “varrin e Krishtit” dhe e gjeten bosh.
Per fat te keq te Njerezimit,Ilyri Megas Kostandinos,i biri i Kostandinos Xloros (i bute Shqip dhe duket nga mbiemri se cfare ishin Ilyret) dhe i Elenit ju dha te drejte dhe i njohu zyrtarisht keta Psiho-Pathe qe vazhdojne akoma me propaganda mesjetare duke krijuar nje bote ignorantesh dhe Psiho-Pathe.
Ketu nuk eshte Papa i Krishtere do jene budallenjte qe e ndjekin?
Une di qe te Krishteret po te jene te tille ne Evropen e Greqise se Lashte (prandaj e luftojne te gjithe) Turqia nuk do kishte vend ne boten e Krishtere dhe te kete akoma te pushtuar Kostandinopolin.
Cifutet dhe Amerikanet e futen dhe ne Nato!
Po keshtu edhe Arnautistanin ne 1913te qe ishte si Afganistani.
Per Cifutet,armiku Nr 1 eshte Helenizmi,prandaj e kane percare kete Komb te Lashte me Albanistanin.
Per fat te keq,Evropen e ka shkaterruar Kristianizmi i krijuar nga psikopate Greke te shkolluar qe shkruajten te ashtuquajturen Vivlos,Bible.
Keta Psiho-pathis me Papen ne krye me “Misionaret dhe parate e besimtareve” kane shkuar kudo,kane ndjekur pushtimet dhe colonizatoret si ne Ameriken Latine apo Veriore,Kalkute kudo duke bere krim njerezore ne emer te Fese se tyre te Mallkuar.
Kush ju jep te drejten ketyre te Krishtereve te shkojne dhe te shkaterrojne kulturen,traditen,identitetin mijera vjecare te popujve sepse jane thjesht barbare?
Fete te gjitha ne pergjithesi jane perhapur me propagande,dhune,para,krime.
Necqofte se keto “Zoti” i tyre nuk i dinte,,atehere nuk eshte Zot i Mire.
A nuk ishte kjo tradite kulture,identitet nga i Madhi Zot qe eshte Nje per te gjithe perpara se te shkonin keta Psiho-Pathe?
A nuk kane patur te drejte Greket e Lashte Pellazge qe akoma flasin me vepra qe e vetmja Fuqi Hyjnore eshte Dija,concepti per boten,per shkencen,per Kozmosin,per lirine,Demokracine dhe per kete kane patur Simbolin e Athines Sofia (Dija) dhe jo besimi i nje Dogme nga Psiho-Pathe mesjetare qe me Rilindjen Greke Evropiane keta te semure qe nuk besonin ne shkence,ne liri,ne drejtesi duhej te ishin zhdukur,pa djegur ne Turre te Druve ata qe guxuan te thone te Verteten e Jetes Njerezore.
Festivalet dhe nderimet beheshin per kete Fuqi Hyjnore te quajture Athina qe shqip quhet Dije dhe keta te semure Psiqik nuk kane lidhje me kete Fuqi Hyjnore te quajture Athina qe simboli i Saj eshte edhe ne qytetin e Ilyrit Megas Kostandinos Agia Sofia (Dije shqip) qe Sulltani Erdogan do ta ktheje ne Xhami.
Njeriu nuk lind i Ditur,por duhet shume mundim,mesim,degjim,vleresim,respekt.
Evropianet barbare te Krishtere katolike ferkonin duart qe Turqit moren Kostandinopolin ne 1453 A.D.
Jo vetem kaq,por i dhane Qipron,Arnautistanin,Smirna,Pontio.
Te njejten edhe fashistet e Papes kane te pushtuar Magna Grecia dhe flasin per “Pace,Drejtesi dhe Zot”,kur dihet qe prona e tjetrit eshte haram dhe keto pasoja te krimineleve te krishtere i paguajme ne si Pellazge duke na komanduar Varvaret.
A nuk i kane duart me gjak Katoliket barbare qe ne rrugen drejt “Varrit te Krishtit” ne Jeruzalem pushtuan,vodhen,shkaterruan qendren tone te Ilyrit dhe Jeorgios Kastriotis Kostandinopolin per 60 vjet te quajture Kryqezata?
A nuk e kemi ne si Epirote Greke,Ilyre te njejtin Flamur te Bizantit me qender Kostandinopoleos te mare nga Herou yne Epirote Jeorgios Kastriotis?
Armiqte e ketij Kombi te Lashte e quajne Stamboll qytetin ne Nder te Ilyrit Kostandin?
Pse shkoni me larg ju te ashtuquajturit Arnaut qe ne kohen e Kastriotit ishit Epirote,ju te “zgjuarit” qe ofendoni keta te semure nga propaganda e Jah-Veh dhe te Avraamit qe shiti gruan e tij Saren tek Faraoni,beri para dhe bleu shume bageti dhe u be i pasur?
Keto i thote “Bibla e vjeter”jo une.
A nuk jemi viktime e propagandave Cifute me emra Sara dhe Fara?
Uaaaaa sa rende qe qenke, mire qe nuk paske vrare veten dhe ti!!!
Eshte per te ardhur keq qe kjo zonje merr persiper te jape verdiktin, pa pasur asnje fakt te dale nga policia ose Prokuroria.Nqs dikush do ti kishte thene autores se ketij shkrimi qe je e paditur,mbrojtja me e thjeshte qe kjo zonje do mund te bente per vehten e saj ishte te kerkonte prova te ketij pohimi.Ndersa per te ngritur akuza kjo zonje nuk do fakte.
Nga ana tjeter fakti qe shkruesja e ketyre rradheve ka dhene shume hollesira per Deshmitaret e Jehovait,tregon qe keto te dhena jane shume te lehta per tu gjetur dhe nuk behet fjale per nje organizate misterioze.Nuk ka nevoje te degjohen komente te tilla te pambeshtetura ,nga momenti kur cdo njeri mund ti verifikoje vete ne websajtin e tyre zyrtar http://www.jw.org/sq
Gjuha e denigrimit,lincimit dhe urrejtjes shkakton tek njerezit qe ta mesojne kete lloj gjuhe dhe me pas ta praktikojne.Pasojat jane semundjet nervore….
Magari te ishte gjysma e Tiranës si ata. Janë njerëzit me te kërkuar për punë në Itali. Te ndershem ,svjedhin., nuk drogohen, spine alkol dhe cigare, nuk njohin diskotekat martohen të ndershëm, familie të shëndosha me moral dhe larg prostitucionit. Fundi fundit lexojnë vetëm parimet e bibles si amerikanët. Dhe nuk jam dakort me këtë zonjën që hedh poshtë biblën ku Amerikanët vënë dorën dhe betohen. Nuk I njhifka mirë shumë gjëra që thotë ajo janë më koncepte dhe kuptime të ndryshme jo shabllone. Shkrim dashakeqës.
FENE E SHPIKU INJORANCA E NJERIUT DHE PO VETE NJERIU PAGON INJORANCEN E TIJ
FEJA ESHTE OPIUM PER POPULLIN
Një personalitet Anglez i shekullit 18 ka thënë: I topitur është njeriu që nuk lexon gazeta, por edhe më i topitur është ai njeri që e merë diçka si të vërtetë, vetëm se e ka lexuar në gazetë. Në shtetet perendimore ka me qindra mijëra Dëshmitar të Jehovait dhe në këto 30 vite nuk kam dëgjuar as edhe për një rastë të vetëm që këta të fundit e kanë quar dikë drejtë vdekjës. Vetëm shqipëtarve mund ti servirësh gënjeshtra të tilla.
Saherë që dështojnë institucionet dhe ne si shoqëri, duhet ta gjejmë një fajtorë, dhe nxjerrim vrerë mbi njerëz që nuk kishin asnjë lidhje me ketë ngjarje shumë të dhimbshme.
Deshmitaret e jahovait jane sekt qe po u fute nuk te len te dalesh kollaj.Ktu ne Greqi shumica e shqiprareve u futen per interes por tani u kan ber shplarje truri dhe i kan kthier ne fanatik kan shkatruar efhe femjet e tyre i detyrojn qe te vegjel te meren ghithe diten me fene.
Historikisht shqiptaret nuk e kane zgjedhur vete besimin.Pushtuesit i kane konvertuar me force ne fene e tyre katolike ortodokse apo myslimane.Perse une duhet te vazhdoj t,i perkas nje besimi qe nuk e kam zgjedhur vete.Besimi nuk eshte si rraca, te ciles i perket s,ke c,ben.Prandaj quhet besim se duhet te besosh vertet, jo me zor.Ata njerez qe behen deshmitare te Jehovait e kane zgjedhur vete kete besim dhe nuk jane fanatike.Nuk duan te largohen prej Jehovait sepse kane njohur te verteten.Bibla thote se besimi vjen duke degjuar,prandaj ata perpiqen te bisedojne me njerezit dhe nuk detyrojne askend.Ka nje prirje qe ne cdo veprim te paster e te moralshem qe ata bejna t,u mvishen qellime te keqija.Kjo urrejtje patologjike te mjegullon arsyen.
Pershendetje te gjithve,doja ne menyre publike ta falenderoja,autoren e shkrimit zonjen Jeta Dedja per menyren se si ka analizuar,gjithe kete ceshtje,ose kete ngjarje,qe na ka deshperuar te gjithve si shqiptare,sa rrjedhshem, sa paster,sa praktike,sa orgjinale,sa inteligjente,keta njerez duam,si shoqeri e perdhunuar ne menyre masive,50 me p.p.sh plus 30 pa p.p.sh.dua qe ta lexoj edhe 100 here ta tjera te njejtin artikull,Ngushellimet e sinqerta personalisht,vajzes qe jetoi,uroj sherim sa me te shpejte.Kurse shteti shqiptare,ka pergjegjsi per gjithe keto qe ndodhin ne vendin tone te bukur, qe na i kane shkatrruar me shoun politik turp turp turp,shqiperia eshte bere si bomba me sahat,gati te shpertheje,njerzit jane te terrorrizuar,ministri,prefektura,bashki,polici,universitete,ambasada,dogana llum llum llum,llum,gjakun u pine shqiptarve te varfer,gjenacidi masiv per largimin e shqiptarve vazhdon,por ne do ta duam shqiperine edhe te vdekur,se mishi tretet,por kocka mbetet.
nje personalitet skocez i shek 23 ka me thene:
I topitur asht ay qe nuk lexon kullen e rojes por edhe shume me i topitur asht ay qe e merr si te vertete!
nje personalitet skocez i shek 23 ka me thene:
I topitur asht ay qe nuk lexon kullen e rojes por edhe shume me i topitur asht ay qe e merr si te vertete!
dija nga e ardhmja me superiore se ajo e se shkuares
nje personalitet skocez i shek 23 ka me thene:
I topitur asht ay qe nuk lexon kullen e rojes por edhe shume me i topitur asht ay qe e merr si te vertete!
dija nga e ardhmja me superiore se ajo e se shkuares
nje personalitet skocez i shek 23 ka me thene:
I topitur asht ay qe nuk lexon kullen e rojes por edhe shume me i topitur asht ay qe e merr si te vertete!
dija nga e ardhmja me superiore se ajo e se shkuares
nje personalitet skocez i shek 23 ka me thene:
I topitur asht ay qe nuk lexon kullen e rojes por edhe shume me i topitur asht ay qe e merr si te vertete!
dija nga e ardhmja me superiore se ajo e se shkuares
Mjere ato familje qe u bjene per pjese gjallesa te tilla……injorante me shkolle te larte……
Feja eshte opjum per popullin. Kjo eshte teza e Marksiste Leniniste.
Ajo qe skuptoj une ketu eshte se pse po kapen mediat me deshmimtaret e Jehovait kur e mbijetuara e kesaj tragjedie deklaroi se bente pjes te kisha ungjillore.
Pothuajse te gjitha fete krishtere predikojne ringjalljen, pasi kete e predikon Bibla.
Nuk duhet vene theksi te idea e ringallje nga keta prostituta gazetare pasi ne kete menyre sjane vetem kundra deshmimtareve te Jehovait por kundra krishterimit dhe po ashtu edhe kundra Islamizmit.
Kam pasur Kontakte me njerez te ketij sekti (Jahova) Kam lexuar e rilexuar reviststat ‘Kulla e rojes ‘ etj.Dhe ne biblen e vjeter dhe ate re flitet per ringjalljen por asnjehere nuk nenkupton vetflijim.Ky veprim ekstrem mvaret nga psikollogjia e Intelekti i personit qe lexon te tilla broshura.Ruaj respektin per njerez te tille dhe pse me qindra here ja kam plasur ne fytyre se kam lindur e do te vdes me besimin e prinderve te mij.Nuk e dij pse kam dyshim per njerez te ketij misioni dhe me shtetesi jo shqiptare duke kryer misionin e tyre ne Shqiperi..Me teper kane udhezime e qellime te tjera.se sa ate qe predikon teoria e tyre.Ato duhet te paret te lajmerojne autoritetet kur shohin se personi qe ata e kan futur ne rrjetin e tyre paraqet lekundje psiqike,pra te parandalojne tragjedine.Nuk di c’te them deri me tash e perdite shoh e takoj te ketij sekti duke me lene pershtypje pozitive.
Ore ju te gazetes po parade mode te gazetares po beni apo cfare? Cfare kuptimi ka gazetarja qe pozon aty? Apo shikoni sa e bukur jam?
Mos beni vetem copy paste..
Nuk e di e ka lexuar kjo zonja se sot zyrtarisht u pohua se nuk i perkisnin deshmitareve te Jehovait , nese qellimi ishte te na tregonte se c’fare besojne ata , eshte shume e thjeshte : www JW.org dhe aty do te gjeni gjithcka mesojne ata ….
Kam mbi 20 vjete qe i njohe ..
Per Arsyhe ,,te tjera ,,,Jam njohur …
Por per fatekeqesi ,,Jane Djali dhe kaluar Djallit…
Keta shfrytezojne dhe Manipulojne ,,ata njerez te dobet nga karakteri…Se njerez me karakter te forte ,,keta i hajne mutin…
Ndersa shume poshtersi qe kane,,,Jane edhe keto,,qe bejne Orgji ndermjete tyre,,,,por fsheuharzi….
Ka fakte dhe prova,,,qe Jane Kriminele ,,por mbrohen Po nga njerez te fuqishem,,,Politikane nga kudo ne Bote ,,per. Intetesat e tyre….
Normal ,,parihja e tyre,,,jetojne Si Bossa,,, ndersa atyre pleqeve qe Ju vdesin Grate,,,Grate e dyta qe martohen ,,, Jane po te njejtes Moshe te vajzave te tyre,,,ose me te vogla…Fakte kudo ka….
Fund keta Jane Kriminele …
Historikisht shqiptaret nuk e kane zgjedhur vete besimin.Pushtuesit i kane konvertuar me force ne fene e tyre katolike ortodokse apo myslimane.Perse une duhet te vazhdoj t,i perkas nje besimi qe nuk e kam zgjedhur vete.Besimi nuk eshte si rraca, te ciles i perket s,ke c,ben.Prandaj quhet besim se duhet te besosh vertet, jo me zor.Ata njerez qe behen deshmitare te Jehovait e kane zgjedhur vete kete besim dhe nuk jane fanatike.Nuk duan te largohen prej Jehovait sepse kane njohur te verteten.Bibla thote se besimi vjen duke degjuar,prandaj ata perpiqen te bisedojne me njerezit dhe nuk detyrojne askend.Ka nje prirje qe ne cdo veprim te paster e te moralshem qe ata bejna t,u mvishen qellime te keqija.Kjo urrejtje patologjike te mjegullon arsyen.